SHMK "DRITA"

SHMK "DRITA" SHKOLLA E MESME KOMUNALE

"DRITA" - nga e kaluara e lavdishme e arsimit shqip në Kërçovë!
04/05/2026

"DRITA" - nga e kaluara e lavdishme e arsimit shqip në Kërçovë!

Sukseset vazhdojnë! Krenarë për punën, përkushtimin dhe arritjet e nxënësve tanë dhe profesoreshës Lulije Selimi.       ...
25/04/2026

Sukseset vazhdojnë! Krenarë për punën, përkushtimin dhe arritjet e nxënësve tanë dhe profesoreshës Lulije Selimi. SHMK "Drita" ka arritur vendi e dytë në Garën ###I Komunale të Ndihmës së Parë.

Maturantët e SHMK“DRITA” njohin nga afër botën e inxhinierisë së ndërtimitNë kuadër të aktiviteteve për Këshillim Karrie...
24/04/2026

Maturantët e SHMK“DRITA” njohin nga afër botën e inxhinierisë së ndërtimit

Në kuadër të aktiviteteve për Këshillim Karriere, maturantët e SHMK “DRITA” – Kërçovë, të udhëhequr nga profesor Bashkim Mehmeti dhe profesoresha Arbnora Rushani, zhvilluan një vizitë në zyrën e projektimit “Inxhinieria e Ndërtimit”, nën drejtimin e Doc. Dr. Festim Ademi, njëherazi ligjërues në Universitetin e Tetovës dhe shef i programit studimor - Ndërtimtari, Fakulteti i Shkencave të Zbatuara.

Kjo përvojë e drejtpërdrejtë u mundësoi nxënësve të depërtojnë në thelbin e një prej profesioneve më të rëndësishme për zhvillimin urban dhe infrastrukturor. Ata u njohën me sfidat, përparësitë dhe perspektivat që ofron kjo fushë, si dhe me mundësitë reale për ndërtimin e një karriere të qëndrueshme dhe të suksesshme.

Në një atmosferë mikpritëse dhe profesionale, Doc. Dr. Sc. Festim Ademi ndau me nxënësit rrugëtimin e tij akademik dhe profesional, duke sjellë një model frymëzues përkushtimi dhe arritjeje. Përmes këtij bashkëbisedimi, maturantët patën rastin të kuptojnë më qartë hapat drejt realizimit të ambicieve të tyre.

Shkolla shpreh mirënjohje të veçantë për mikpritjen dhe kontributin e dhënë, duke besuar se përvoja të tilla do të shërbejnë si udhërrëfyes i çmuar për orientimin e drejtë të nxënësve në zgjedhjet e tyre të ardhshme.

23/04/2026
Vazhdojnë sukseset dhe arritjet e shkollës sonë! Për këtë sukses, falënderojmë dy mentoret: prof. Urime Limani dhe prof....
21/04/2026

Vazhdojnë sukseset dhe arritjet e shkollës sonë! Për këtë sukses, falënderojmë dy mentoret: prof. Urime Limani dhe prof. Merita Dani Rama.

KRENARË ME NXËNËSIT TANË!Pas suksesit të shkëlqyer në garat komunale në lëndën e Kimisë, nxënësit tanë vazhdojnë të triu...
20/04/2026

KRENARË ME NXËNËSIT TANË!

Pas suksesit të shkëlqyer në garat komunale në lëndën e Kimisë, nxënësit tanë vazhdojnë të triumfojnë edhe në garat rajonale. Keni dëshmuar përkushtim, punë dhe dashuri të madhe për dijen.

Për këtë sukses, falënderojmë mentoren e tyre, prof. Teuta Ahmedi Purellku.

Viti i parë:

1. Elsa Lena – vendi i dytë
2. Gerti Dervishi – vendi i dytë
3. Ardita Zenku – vendi i dytë
4. Alba Lena – vendi i tretë
5. Albi Azizi – pjesëmarrje e suksesshme
6. Indrit Ipçja – pjesëmarrje e suksesshme

Viti i tretë:

1. Behije Mustafa – vendi i tretë
2. Albina Aliu – vendi i tretë
3. Erion Jusufi – pjesëmarrje e suksesshme

Vazhdojmë drejt garave shtetërore!

Shumë suksese në vazhdim! 🎉

Udhëheqësia e SHMK "Drita"- Kërçovë
12/04/2026

Udhëheqësia e SHMK "Drita"- Kërçovë

KONKURSPër regjistrimin e nxënësve të rregullt në vitin e parë në SHMK “Drita” – Kërçovë, për vitin shkollor 2026–2027.
10/04/2026

KONKURS

Për regjistrimin e nxënësve të rregullt në vitin e parë në SHMK “Drita” – Kërçovë, për vitin shkollor 2026–2027.

📚✨ Projekti Erasmus+ në SHMK “Drita”Gjatë periudhës 30.03 – 03.04, në kuadër të programit Erasmus+, shkolla jonë SHMK “D...
03/04/2026

📚✨ Projekti Erasmus+ në SHMK “Drita”
Gjatë periudhës 30.03 – 03.04, në kuadër të programit Erasmus+, shkolla jonë SHMK “Drita” ishte nikoqire e projektit me temë “Enhancing the 21st Century Skills in Education”.
Ky projekt u realizua në bashkëpunim me dy shkolla partnere nga Republika e Turqisë: Atakum Anadolu Lisesi dhe Birol Durası Anadolu Lisesi. Gjatë kësaj jave, nxënësit e shkollës sonë, së bashku me nxënësit nga Turqia, punuan në aktivitete të përbashkëta, duke shkëmbyer ide, përvoja dhe duke zhvilluar aftësi të rëndësishme për shekullin XXI.
Mysafirët u pritën ngrohtësisht nga drejtori i shkollës, Lulzim Sadiku, dhe stafi i SHMK “Drita”, duke krijuar një atmosferë mikpritjeje dhe bashkëpunimi.
Aktivitetet përfshinë punëtori, prezantime dhe punë në grup, të fokusuara në mendimin kritik, komunikimin, bashkëpunimin dhe përdorimin e teknologjisë në arsim.
Projekti u udhëhoq nga prof. Baftir Limani, duke kontribuar në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe në rritjen e cilësisë së arsimit në shkollën tonë.
🌍🤝

LISTA E AFATEVEPer paraqitjen dhe mbajtjen e provimeve private    ne afatin e Prillit - 2026
02/04/2026

LISTA E AFATEVE
Per paraqitjen dhe mbajtjen e provimeve private ne afatin e Prillit - 2026

Shkolla e Mesme Komunale “Drita” Kërçovë ka shënuar një sukses të rëndësishëm ndërkombëtar me përfundimin me sukses të p...
20/10/2025

Shkolla e Mesme Komunale “Drita” Kërçovë ka shënuar një sukses të rëndësishëm ndërkombëtar me përfundimin me sukses të pjesëmarrjes së saj në projektin e Erasmus+, me fokus të veçantë në temën shumë aktuale dhe jetike, të titulluar: “Say no to addictions” (Thuaj jo varshmërive).
Një grup i zgjedhur nxënësish, të shoqëruar nga profesorët mentorë Baftir Limani dhe Gëzim Qerimi, morën pjesë aktive në aktivitetin e organizuar në Zagreb të Kroacisë. Ky projekt, i cili bashkoi të rinj nga Spanja, Letonia, Maqedonia dhe Kroacia, u kthye në një platformë të fuqishme për shkëmbimin e ideve, praktikave më të mira dhe zhvillimin e zgjidhjeve inovative për sfidat e varshmërive moderne – qofshin ato nga teknologjia, mediat sociale, substancat apo sjelljet.
Nxënësit e ShMK “Drita” Kërçovë: Shaban Çupi, Erjon Jusufi, Sinan Imeri, Elsa Selimi, Jona Ballazhi, Abian Sula, Nexhbije Lika, Gerta Ballazhi, Dea Baftiri, Aniol Bekteshi, treguan një nivel të lartë profesionalizmi, pjekurie dhe ndërgjegjësimi duke sjellë kontributin e tyre në projektin me kaq rëndësi të titulluar "Say No to Addictions".
Ata prezantuan hulumtimet e tyre lokale mbi varshmëritë dhe pasojat e tyre në komunitetin e Kërçovës, duke ndihmuar partnerët ndërkombëtarë të kuptonin dimensionet e problemit.
* Merrnin pjesë aktive në punëtoritë praktike dhe diskutimet e thella, të cilat kishin për qëllim forcimin e vetëbesimit dhe aftësive refuzuese ndaj tendencave të varshmërisë.
* Bashkëpunuan me të rinjtë ndërkombëtarë për të hartuar dhe finalizuar materiale promovuese ndërkombëtare, një guidë për parandalimin e varshmërive dhe video-sensibilizuese si pjesë e nismës globale "Say no to addictions"
Pjesë e projektit ishte edhe mbrëmja ndërkulturore ku nxënësit tanë prezantuan veshje dhe tradita të Kërçovës.
ShMK “Drita” Kërçovë shpreh krenarinë më të thellë për suksesin e nxënësve dhe mentorëve. Ky projekt jo vetëm që pasuroi kurrikulën shkollore, por mbi të gjitha e pozicionoi shkollën tonë si një lider .

Address

Rruga Rudniçka
Kicevo
6250

Opening Hours

Monday 07:00 - 19:30

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHMK "DRITA" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category