Xhamia Salihin- "Xhamia e Bamirësve"

Xhamia Salihin- "Xhamia e Bamirësve"

Qëllimi: Informimi i opinionit me çështje të ndryshme eduaktive.

Operating as usual

15/10/2023

08/10/2023
29/08/2023

Një ditë, pas disa dekadash, pikërisht në Betejën e Çlirimit të Mekkës, derisa udhëtimi i tij ishte gati të mbaronte, Pejgamberi a.s., kaloi pranë një vendi të quajtur Ebva, ku ishte varrosur nëna e tij…
E ndaloi ushtrinë, zbriti nga deveja dhe duke ecur me qetësi hyri në varreza, u ulë pranë një varri dhe sikur fliste me të duke qarë.
Ai sikur po fliste me të në varr, kur kishin kaluar më shumë se pesëdhjetë vjet nga largimi i saj.
Sikur po i tregonte për gjithçka që ndodhi në ato vite, që kur u ndanë dhe ai ishte 6 vjet!
Qante për të dhe përballe saj për gjitha perqafimet që i munguan gjatë gjithë kësaj kohe.

Omer r.a. ju afrua dhe i tha: Çfarë të bën të qash, o i dërguar i Zotit?
Ai tha: "Ky është varri i nënes sime, kërkova leje nga Zoti im për ta vizituar varrin e saj, dhe Ai më dha leje, e kujtova butësinë e saj dhe qava.
I kërkoi Zotit leje për ta vizituar atë, ju kujtua se sa e butë, sa e sjellshme dhe sa e dashur ishte ajo me të dhe sa e ashpër ishte jeta e tij pas largimit të saj.
Jo vetëm që qau, por qau aq shumë sa i bëri të qajnë gjithë ata që e rrethonin.
Transmetuesi i ngjarjes thotë se nuk e kam parë Profetin a.s., asnjëherë të ketë qarë sikur atë ditë.
Më shumë se pesëdhjetë vjet më vonë, ai qau për të siç nuk kishte qarë kurrë për askënd më parë..
Sikur qau në emër të çdo fëmije që ka humbur nënën.

Photos from Xhamia Salihin- "Xhamia e Bamirësve"'s post 18/04/2023

U realizua iftari tradicional me rastin e Natës së Kadrit

Për të pestëmbëdhjetën herë me radhë u realizua iftari tradicional me rastin e natës së Kadrit në fshatin Mahmude, iftar ky i shtruar nga bashkëqytetari ynë i cili jeton dhe vepron në Baselant të Zvicrës z. Mustafa Tahiri.

Bashkësia Lokale e fsh. Mahmude i është mirënjohëse për këtë vepër madhore me të gjithë bashkëqytetarët e bashkësisë sonë lokale.

Allahu xh.sh. ja shpërbleft dhe ja shtoft mirësitë!

25/01/2023

Devijim rreth procesit të varrimit të vëllezërve/ motrave tona. !

"Lutja (duaja) është ibadet" thoshte Pejgamberi a.s., prandaj si e tillë ka shkakun (sebebib) motivin (el il-letu) dhe kushtet (shurut). Nëse synojmë të shijojmë frytin e lutjes, detyrimisht duhet përmbushur këto kritere, e nëse nga ibadeti e shndërrojmë në adet, (traditë) atëherë i evitojmë këto kushte dhe ja krismi kush si di dhe si mundet!
Kohëve të fundit sikur po vërejmë një dukuri shumë keqe me arsyetime banale, e që është: Kur po i përcjellim të vdekurit tanë për në varr, në Xhami, para se ti falet namazi i xhenazes po kryejmë edhe disa veprime tjera, të cilat duhet të kryhen te varri, e jo në Xhami, sepse kësaj lutjeje Pejgamberi a.s. i ka përcaktuar edhe momentin edhe vendin, e ne me arsyetimin banal (nxhetë/ftohtë), ose përmes parullës "hajt mor se ska gajle, si ktu si atje, kejt njajt asht" po biem në grackë dhe këtë ibadet po e shndërrojmë në adet, duke e bërë lutjen në Xhami.

Ky veprim është i gabuar dhe nuk jep frytin e duhur, prandaj apelojë te kolegët e mi (hoxhallarët) ta ndërpresin këtë RISI e cila jo që nuk ka ka bazë jurdike islame, por kundërshtohet drejtpërdrejtë me argumentet e sheriatit islam (Hadithin).

Transmetohet nga Othman ibn Afani r.a. i cili ka thënë: Pejgamberi a.s. pasi u varros i vdekuri, u ngrit përballë varrit dhe tha:

"Kërkoni falje të mëkateve për vëllain tuaj dhe lutjuni Allahut për përforcim të tij, sepse vërtetë, ai në këto momente merret në pyetje" (Ebu Davudi).

Pra, Pejgamberi a.s. tregon vendin dhe momentin, vendi është te varri i tij, e jo në xhami apo livadh, kurse momenti është, momenti kur ai pyetet nga Melekët, për fenë e tij, për besimin e tij, për punët e tij etj,etj. Në këtë moment vëlai/motra jonë kanë hall e nevojë për lutjet tona, prandaj thotë Pejgamberi a.s. "Sepse ai tani po pyetet".
Shpresoj të mos keqëkuptohem, por e vërteta është mbi të gjithë.

Shkruan:
Jusuf Zimeri.

A lejohet kurimi me Marihuanë, ja si përgjigjet Bashkim Aliu 03/11/2022

Kurimi me Marihuanë

https://www.tetovasot.com/2022/10/a-lejohet-kurimi-me-marihuane-ja-si-pergjigjet-bashkim-aliu/

Këshilli Evropian për Fetva dhe Gjurmime
Fetvaja (6/33)

Pyetja: A lejohet kurimi me Marihuanë?

Përgjigjja: Ma*****na është përzierje gjethesh, farash, kërcejsh, me ngjyrë të të gjelbër, kafe ose gri, mjaft e rrezikshme për shëndetin e njeriut. I referohet disa përgatitjeve të bimës konop (Kanabis), dhe bashkë me Hashhashin janë prej drogave më të rrezikshme. Disa produkte të Marihuanës mund të përdoret në prodhimin e disa medikamenteve për lehtësimin e dhimbjeve të disa sëmundjeve.
Nisur nga kjo, në aspektin fetar, nuk lejohet që të konsumohet Ma*****na, ngase është prej drogave të rrezikshme, e cila ka pasoja negative shëndetësore dhe psikologjike për individin dhe shoqërinë. Dispozita legjislative e kësaj droge, është si dispozita legjislative e alkoolit, pasi të dyjat e dehin njeriun. Alkooli është i ndaluar në librin e Allahut dhe në hadithet e të Dërguarit të Allahut, me tekste të prera në saktësi dhe në argumentueshmëri. Shto kësaj edhe faktin se Ma*****na shkakton sëmundje të rrezikshme, e që mund ta bënë konsumuesin e saj të varur, sa që është rëndë më pas që t’i ndahet.
Për sa i përket mjekimit me Marihuanë, në parim ndalohet, ngase Allahu i Madhërishëm nuk e ka bërë shërimin në atë që e ka ndaluar për popullin e Muhamedit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të. Imam Buhariu ka transmetuar se i Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Allahu nuk e ka bërë shërim për umetin tim, atë që ia ka ndaluar”. Ebu Devudi ka transmetuar prej Ebu Derdasë se ka thënë: I Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Allahu e ka zbritur sëmundjen dhe barin, dhe për çdo sëmundje ka bar. Për atë, mjekohuni, por mos mjekohuni me atë që është e ndaluar”.
Në rast se Ma*****na futet në prodhimin e ndonjë medikamenti, dhe këtë medikament e rekomandon mjeku për kurim, dhe nuk ka medikament tjetër alternativ, në këtë rast nuk është e ndaluar të konsumohet ky medikament, pasi është domosdoshmëri.
(Prej arabishtes: Bashkim Aliu)

A lejohet kurimi me Marihuanë, ja si përgjigjet Bashkim Aliu Bashkim AliuPyetja: A lejohet kurimi me Marihuanë?Përgjigjja: Ma*****na është përzierje gjethesh, farash, kërcejsh, me ngjyrë të të gjelbër, kafe ose gri, mjaft e rrezikshme për shëndetin e njeriut. I referohet disa përgatitjeve të bimës konop (Kanab

29/09/2022

Këshilli Evropian për Fetva dhe Gjurmime

DISPOZITA E DEVIJIMIT NGA KIBLEJA, EDHE PËRSKAJ ASAJ SE DIHET SAKTË DREJTIMI I SAJ
Pyetja: Në universitetin ku studiojmë, ka një faltore ku falemi në drejtim të murit të ndërtesës përkatëse, mirpo duke u falur në këtë drejtim, ne devijojmë nga kibleja. Kjo çështje u ngrit disa herë, dhe më në fund, përgjegjësi për studentët muslimanë në universitet, vendosi që të vazhdohet të falet namazi në drejtim të murit, me pretekst të shfrytëzimit të hapësirës, dhe se devijimi nga kibleja ndodh në kufij të lejuar, bazuar në një fetva të një studenti.
Mirëpo, shumë namazfalës nuk janë të qetë për saktësinë e namazit me këtë devijim nga kibleja, që pas një llogaritjeje precize, del se devijimi është afër 35 shkallë.
Me këtë rast, kërkohet përgjigjje në pyetjet vijuese:
-Dispozita e namazit që e falim në drejtimin aktual?
-Si duhet të veprojmë me namazet e kaluara, nëse përgjigjja është se falja në drejtimin aktual, nuk është e saktë? Me këtë rast, duhet të theksojmë se ne nuk kemi pasur të dhëna konkrete për drejtimin e saktë të kibles, por u bazuam në një fetva që e lejonte faljen në këtë drejtim.
-Çfarë jemi të obliguar të veprojmë, nëse ndodh ndarje brenda faltores në lidhje me kiblen? Dhe çka i këshilloni përgjegjësit e qendrave islame dhe xhamive, si dhe të gjithë muslimanët, në lidhje me këtë çështje? Allahu ju shpërbleftë me të mira.

Përgjigjja: Çështjen tuaj do ta sqarojmë si vijon:
E para: Drejtimi kah kibleja është kusht i saktësisë së namazit, dhe nuk është i vlefshëm namazi, përpos se i drejtuar kah Qabeja. Allahu i Madhërishëm ka thënë: [El Bekare: 150]. Kjo e obligon çdo person që kur fal namaz, duhet ta gjejë anën e kibles dhe të drejtohet kah kibleja. Duhet të mundohet ta përcaktojë drejtimin kah kibleja me çdo mënyrë të mundshme, qoftë përmes shenjave, instrumenteve që i përcaktojnë anët e botës, apo duke u bazuar në pohimet e njerëzve të besueshëm nga banorët e vendit përkatës, të cilët kanë njohuri për drejtimin e kibles në objektin në fjalë. Pra, personi që fal namaz, patjetër të mundohet ta gjejë anën e kibles, bile është përcjellur prej Imam Ahmedit, i cili në lidhje me hadithin: “Hapësira ndërmjet lindjes dhe perëndimit, është kible” - për saktësinë e të cilit ka mospajtime - ka thënë: “Duhet ta gjejë mesin” (Ibn Kudame, El Mugnij, vëll.I, f.457). Imam Ahmedi ka qenë i mendimit se duhet ta gjejë mesin ndërmjet këtyre dy anëve, dhe se hadithi i përmendur, nuk jep të kuptohet se nuk duhet gjurmuar për anën e kibles, dhe se mjafton mesi ndërmjet dy anëve.
Po, ka polemika në mesin e dijetarëve se a është obligim që të kthehemi kah ana ku gjendet Qabeja, apo është obligim të drejtohemi kah objekti i Qabesë?
Ky është një debat i njohur në librat e fikhut (të drejtës islame) në mes shumicës së dijetarëve në njërën anë, dhe juristëve të Shkollës Juridike Shafi’ite, në anën tjetër. Pjesa më e madhe e dijetarëve e mbështesin qëndrimin se, drejtimi, duhet të jetë në anën kah e cila gjendet Qabeja, ndërkaq Shafi’itët mendojnë se drejtimi duhet të bëhet në drejtim të objektit të vetë Qabesë. Qëndrimi i pjesës më të madhe të dijetarëve shpjegohet me atë se i referohet gjendjes kur nuk mund të detektohet drejtimi kah vetë Qabeja, ndërkaq kur mund të detektohet drejtimi kah objekti i Qabesë, siç është rasti me ju, dijetarët nuk kanë mospajtime për atë se është obligim që të synohet drejtimi kah objekti i Qabesë. El Behuti, një jurist i Shkollës Juridike Hanbelite, ka thënë: “Ka tolerancë nëse ndodh devijim i paktë në të djathtë apo në të majtë, bazuar në një transmetim. Kjo, ngase është e pa mundur që drejtimi kah objekti i Qabesë të bëhet sipas mendimit të lirë, për këtë, në raste të këtilla, ngelet në fuqi, si domosdoshmëri, drejtimi kah ana në të cilën gjendet Qabeja” (El Behutij, Sherhu muntehal iradat, vëll.I, f.346).
Ky konstatim bazohet në hadithin të cilin e kanë transmetuar Buhariu dhe Muslimi në dy Sahih-et e tyre prej Ibn Abasit, Allahu qoftë i kënaqur me të dhe me prindin e tij, se i Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, kur hyri në Qabe, u lut duke u kthyer nga të gjitha anët e Qabes, por nuk u fal derisa doli prej saj. Kur doli, i fali dy reqat para Qabes, dhe tha: “Kjo është kibleja (drejtimi)”.
Nisur nga kjo, nëse dihet konkretisht drejtimi i objektit të Qabesë, apo ka tregues që na orientojnë në drejtimin e saj, atëherë është obligim që të drejtohemi kah objekti i Qabesë, e jo të mjaftohet me drejtimin kah ana e Qabes, pa një domosdoshmëri.
Këtë e kanë pohuar disa dijetarë të shquar. Es San’ani, në librin e tij “Subulu es selami” (vëll.I, f.260), pasi e ka përmendur hadithin e Ebu Hurejres, Allahu qoftë i kënaqur me të, ku qëndron: “Hapësira ndërmjet lindjes dhe perëndimit, është kible”, ka thënë: “Hadithi është argument se është obligim që drejtimi të bëhet kah ana ku gjendet Qabeja, e jo konkretisht kah objekti i Qabesë, në rast se nuk mund të drejtohemi kah Qabeja. Këtë e kanë pohuar disa dijetarë bazuar në këtë hadith. Hadithi, argumenton për këtë çështje, me atë që, qëllimi është se, ndërmjet dy anëve, ka kible për atë që nuk mund ta sheh Qabenë, apo për ata që e marrin statusin e tyre”.
Kjo don të thotë se ai që e sheh Qabenë, dhe ata që marrin statusin e tij, siç janë ata që sot e dinë saktë drejtimin e Qabesë përmes instrumentave precize moderne, nuk e kanë të lejuar devijimin nga drejtimi në të cilin është i bindur, ngase e ka statusin e personit i cili e sheh Qabenë.
Në lidhje me këtë, Këshilli Evropian për Fetva dhe Gjurmime ka publikuar fetvanë (3/1).
Nisur nga kjo, nëse e dini saktë dhe sigurtë drejtimin e kibles përmes ekspertëve të kësaj fushe, ju e keni statusin e atyre që e shohin Qabenë, ndërkaq, nëse ju jepni mendime për anën kah e cila është kibleja, atëherë mospajtimet e logjikshme, janë të pranuara dhe nuk duhet të përçaheni, por duhet t’u drejtoheni ekspertëve që e përcaktojnë anën e Qabesë, siç urdhëron edhe Allahu i Madhërishëm; > [En Nahl: 43].
Nuk duket se dijetarët kanë mospajtime për atë që u përmend, pasi janë treguar tolerantë në drejtimin kah ana, kah e cila gjendet Qabeja, në rast se nuk mund ta detektojmë drejtimin e objektit të Qabesë.
Devijimi nga ana e kibles, kur dihet saktë, me qëllim që vendi të absorbon numër më të madh personash që falin namaz, nuk është as domosdoshmëri, dhe as nevojë që e justifikon diçka të tillë. Në rast se paraqitet nevojë për absorbimin e numrit më të madh të personave, kjo mund të realizohet përmes drejtimit me trup kah kibleja.
Statusi i namazit që e keni falur gjatë kësaj kohe, nëse nuk ka qenë në drejtim të kibles?
Pjesa më e madhe e juristëve islam janë të mendimit se namazet që keni falur deri më tash, janë të vlefshme, bazuar në atë se ju nuk e keni ditur saktë drejtimin e kibles, dhe për këtë janë dhënë mendime të ndryshme. Ibn Abdul Berri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Kush kthehet pak në të majtë, apo në të djathtë, pasi mundohet ta gjejë drejtimin e kibles, nuk duhet t’i përsëris namazet e falura, as gjatë kohës sa nuk ka kaluar koha e një namazi, as pasi ta kalon koha e namazit” (Ibn Abdul Berr, El Kafi, vëll.I, f.199).
Për sa i përket pyetjes suaj se përcaktimi i drejtimit të sigurtë të kibles mund të shkaktojë përçarje mes anëtarëve të xhamisë, ne ju këshillojmë që këtë çështje ta menaxhoni me urtësi dhe përgjegjësi. Ju duhet ta lajmëroni xhematin e xhamisë për këtë fetva, pasi të bini në ujdi me përgjegjësit e xhamisë që ta aprovojnë atë. Ne jemi të bindur dhe shpresojmë se personat të cilët janë përgjegjës për ndonjë qendër islame në Evropë, do ta miratojnë qëndrimin e fesë, unitetin e bashkësisë dhe përmirësimin dhe saktësinë e veprimeve të njerëzve, me qëllim që mos e mbajnë mbi supet e veta përgjegjësinë e gabimit të vazhdueshëm të personave të cilët falin namaz, për drejtimin e kibles, në veçanti kur kihet parasysh fakti se pjesa më e madhe e përgjegjësve të qendrave islame në Evropë, këtë punë e bëjnë vullnetarisht, duke llogaritur në shpërblimin e Allahut të Madhërishëm.
Ne i këshillojmë përgjegjësit për xhamitë në Evropë që, për fetvatë dhe dispozitat fetare, t’u drejtohen institucioneve të ixhtihadit (analizave) kolektiv në Evropë, t’u përmbahen vendimeve të tyre, si dhe të mundohen maksimalisht që ta evitojnë përçarjen dhe ndasinë në mesin e muslimanëve. Kjo, ngase Allahu i Madhërishëm ka thënë: > [Ali Imran: 105].
Po ashtu, i këshillojmë muslimanët në Evropë që t’u përmbahen vendimeve të institucioneve të fetvasë dhe ixhtihadit kolektiv në Evropë, qëndrimeve që i përzgjedhin imamët e xhamive të tyre dhe mos t’i kundërshtojnë, bile edhe nëse janë qëndrime diskutabile nga dijetarë tjerë, derisa kanë bazë në legjislacionin islam, apo në shkollat juridike islame. Kjo, ngase përçarjet, siç shprehet edhe Abdullah ibn Mes’udi, Allahu qoftë i kënaqur me të, janë diçka e keqe.
Allahu e di më së miri.

Want your school to be the top-listed School/college in Kicevo?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Videos (show all)

Një URIM special!

Location

Category

Telephone

Website

Address


Kicevo
6250
Other Education in Kicevo (show all)
Bletezat Bletezat
Ljubica Bogoeska
Kicevo

Shoqatë për fëmijë me nevoja të veçanta

Udha e Besimtarit Udha e Besimtarit
Kicevo, 6250

Udha e Besimtarit Kir'an dhe Sunet

Mind for success to be Successful Mind for success to be Successful
Mirko Mileski
Kicevo, 6250

Way To SuccesS

Halveti Hayati Çullu Baba Tekkesi - Kırçova Halveti Hayati Çullu Baba Tekkesi - Kırçova
Kicevo, 6250

Halveti Hayati Çullu Baba Tekke Camii Kırçova

ОСУ "Мирко Милески" Кичево ОСУ "Мирко Милески" Кичево
Рудничка бр. 2
Kicevo, 6520

ОСУ „Мирко Милески“- Кичево

Educational center Bright KIDS - Karposh Educational center Bright KIDS - Karposh
Улица Прашка бр. 13
Kicevo, 1000

Kids educational center

Adams Edukacija Adams Edukacija
Adams Edukacija, 4th Of July No. 116 B, Kichevo, North Macedonia
Kicevo, 6250

Language School