Sh.f. Pashko Vasa

Sh.f. Pashko Vasa Mirësevini në faqen tonë të shkollës fillore Pashko Vasa!

Në vend të LAMTUMIRËSGjenerata 2026 e sh.f. k “Pashko Vasa”(Grupçin, Kapazhdoll, Dëbërcë dhe Cerove)
12/06/2026

Në vend të LAMTUMIRËS

Gjenerata 2026 e sh.f. k “Pashko Vasa”

(Grupçin, Kapazhdoll, Dëbërcë dhe Cerove)

🎓🌹 Mirënjohje për mësimdhënësit tanë të nderuar në pensionim 🌹🎓Sot, me respekt dhe mirënjohje të veçantë, përcjellim në ...
11/06/2026

🎓🌹 Mirënjohje për mësimdhënësit tanë të nderuar në pensionim 🌹🎓

Sot, me respekt dhe mirënjohje të veçantë, përcjellim në pension tre mësimdhënës të çmuar të shkollës sonë: Ismail Adili, Fadis Shabani dhe Ibadete Shabani, të cilët për më shumë se tri dekada i shërbyen arsimit me përkushtim, profesionalizëm dhe dashuri të pakushtëzuar ndaj nxënësve.

Kontributi i tyre nuk matet vetëm me vitet e gjata të punës, por me gjurmët e pashlyeshme që kanë lënë në zemrat dhe mendjet e gjeneratave të tëra. Me urtësinë, durimin dhe përkushtimin e tyre, ata kanë qenë udhërrëfyes dhe frymëzim për nxënësit, kolegët dhe komunitetin tonë.

I falënderojmë për çdo sakrificë, për çdo mësim të dhënë, për çdo këshillë dhe për çdo vlerë që kanë përcjellë ndër vite. Puna dhe përkushtimi i tyre do të mbeten një trashëgimi e vyer për shkollën tonë.

Ju urojmë pensionim të mbarë, shëndet të plotë, lumturi, qetësi shpirtërore dhe shumë çaste të bukura pranë familjeve dhe njerëzve tuaj më të dashur.

Me respekt dhe mirënjohje të thellë, ju falënderojmë për gjithçka që keni dhënë për arsimin dhe shkollën tonë. Ju dëshirojmë që kjo etapë e re e jetës të jetë e mbushur me gëzim, mirëqenie dhe realizime personale.

Faleminderit për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm! ❤️📚

📚🎉 Manifestimi i përfundimit të Abetares në Shkollën Periferike të Debërcës 🎉📚Sot, nxënësit e shkollës periferike të Deb...
11/06/2026

📚🎉 Manifestimi i përfundimit të Abetares në Shkollën Periferike të Debërcës 🎉📚

Sot, nxënësit e shkollës periferike të Debërcës manifestuan përfundimin e Abetares dhe mësimin e shkronjave shqipe me një program festiv të përgatitur nga mësuesja Dashurie Misimi.

Gjatë programit u kujtua edhe hapi i parë i çdo nxënësi drejt dijes:

“Sot, na bashkoi shkronja A, e shkruajtëm me tre shtrëngime: mësuesi ma shtrëngoi dorën, dora e shtrëngoi lapsin, lapsi e preku letrën dhe në letër e shkruajtëm shkronjën A. Arsimtari tha: ‘Do ta shkruajmë edhe një shkronjë A.’ Pastaj tha përsëri: ‘Do ta shkruajmë edhe një shkronjë A.’ Kështu, në fletore u bënë tri shkronja A.

Atëherë, si fëmijë, nuk dija ta dalloja të bardhën nga e zeza. Kur u rrita, zbulova tre emra që fillojnë me shkronjën A: Allahu, Ademi dhe ABC-ja. Prej Allahut u krijua mbarë gjithësia. Prej Ademit erdhi mbarë njerëzimi. Ndërsa prej ABC-së filloi rruga e dijes dhe e mësimit.”

Në këtë aktivitet të veçantë morën pjesë prindërit, drejtori Eshref Ameti dhe pedagogu Mensur Arsllani.

Urojmë që ky hap i parë në botën e shkronjave të jetë themeli i një rrugëtimi të suksesshëm arsimor. Nxënësve tanë u dëshirojmë shëndet, mbarësi, suksese dhe arritje të shumta në jetë!

👏📖🇦🇱 Lamtumire Abetare! 🇦🇱📖👏

Me krenari dhe kënaqësi ju njoftojmë se pedagogu i shkollës sonë Mensur Arsllani, ka fituar titullin “Mentor” – një vler...
22/05/2026

Me krenari dhe kënaqësi ju njoftojmë se pedagogu i shkollës sonë Mensur Arsllani, ka fituar titullin “Mentor” – një vlerësim i rëndësishëm profesional që dëshmon përkushtimin, angazhimin dhe punën e tij të palodhshme në fushën e arsimit dhe edukimit.

Ky titull vjen si rezultat i profesionalizmit, dijes dhe kontributit të vazhdueshëm që ai ka dhënë ndër vite në mbështetjen dhe zhvillimin e nxënësve, si dhe në bashkëpunimin e ngushtë me stafin e shkollës dhe prindërit.

▪️Ky sukses është motivim dhe vlerë e shtuar për shkollën tonë dhe dëshmi e cilësisë në punën edukativo-arsimore..

🔸I dëshirojmë shumë suksese të tjera në rrugëtimin e tij profesional! 💐👏

Me respekt,
Drejtori i shkollës
Eshref Ameti

Rruge te mbare semimaturante. Jeten e keni para dhe sukseset qofshin pjese e hapave tuaj ne rrugetimet e reja plot sfida...
19/05/2026

Rruge te mbare semimaturante.

Jeten e keni para dhe sukseset qofshin pjese e hapave tuaj ne rrugetimet e reja plot sfida.

Urime e suksese

02/05/2026
Perseri ne podium dhe vendi i treteUrime SuelaFalënderim dhe mirënjohje për mentoren, mësuesen Hajrie Xhemaili, dhe nxën...
23/04/2026

Perseri ne podium dhe vendi i trete

Urime Suela

Falënderim dhe mirënjohje për mentoren, mësuesen Hajrie Xhemaili, dhe nxënësen Suela Ameti për suksesin e arritur – vendin e tretë në konkursin e zhvilluar më 23 prill, me rastin e Dita Botërore e Librit, në Pallati i Kulturës në Tetovë.
Duke përfaqësuar shkollën “Pashko Vasa” Kapazhdoll, ato dëshmuan punë të palodhshme, përkushtim dhe dashuri për librin. Ky sukses është krenari për të gjithë ne si shkolle!

06/04/2026

Address

Zhelinë
Grupcin
1218

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

+38944388059

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Sh.f. Pashko Vasa posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Sh.f. Pashko Vasa:

Share

Category