01/09/2026
🎒🌟 Mirë se erdhët, nxënës të klasave të para!
Sot, në shkollën tonë periferike, me shumë gëzim dhe emocione pritëm nxënësit e klasave të para, të cilët nisën një kapitull të ri dhe të rëndësishëm në jetën e tyre shkollore. 📚❤️
Për ta bërë këtë ditë edhe më të veçantë, nxënësit u pritën me dhurata të përgatitura posaçërisht për ta, të personalizuara me emrat e secilit nxënës. 🎁✨
Këto dhurata u mundësuan falë bujarisë dhe mbështetjes së Familjes Xhemaili nga fshati Pallçisht dhe z. Rexhep Abazi nga fshati Kallnik, të cilëve u shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për këtë gjest të bukur.
Një falenderim i veçantë për Kryetarin e Komunës së Bogovinës z. Feti Abazi i cili i gëzoi nxënësit e klasave të para me dhurata, duke ua bërë edhe më të bukur ditën e tyre të parë të shkollës. 🎈🎁
Një falenderim i veçantë edhe për Sparkle Decor nga fshati Kallnik, që me përkushtim dhe kreativitet mundësoi dekorimin e shkollës periferike, duke krijuar një ambient të bukur, festiv dhe plot ngjyra për nxënësit tanë.🎈✨
Mirënjohje e veçantë për psikologen e shkollës Shpresa Qamili, sociologen Fitore Misimi dhe arsimtaren Emira Mustafi, për mikpritjen e tyre.🌸
Buzëqeshjet e fëmijëve, emocionet e prindërve dhe atmosfera festive e bënë këtë ditë të paharrueshme. U kujdesëm që hapat e parë të nxënësve tanë në shkollë të shoqëroheshin me gëzim, ngrohtësi dhe kujtime të bukura.🎒
✨ Suksese, vogëlushë, në rrugëtimin tuaj të ri drejt dijes! 📚🌟
Me respekt,
Drejtoresha e shkollës
Zenihate Memeti