Sh.F.K"Said Najdeni"Dibër

Sh.F.K"Said Najdeni"Dibër Faqja zyrtare e SHFK Said Najdeni-Diber ne facebook.Shkolla ka misionin e saj qe te edukoje dhe arsi

Të dashur nxënës,Të nderuar prindër,Të nderuar mësimdhënës,Me fillimin e vitit të ri shkollor 2026/2027,ju uroj mirësear...
01/09/2026

Të dashur nxënës,
Të nderuar prindër,
Të nderuar mësimdhënës,

Me fillimin e vitit të ri shkollor 2026/2027,ju uroj mirëseardhje dhe një vit të mbarë, të suksesshëm dhe të mbushur me arritje të reja.

Të dashur nxënës, sot nisni një etapë të re të rrugëtimit tuaj drejt dijes. Shkolla është vendi ku jo vetëm fitoni njohuri, por ndërtoni karakterin, zhvilloni aftësitë dhe përgatiteni për të ardhmen. Ju inkurajoj që çdo ditë ta shfrytëzoni si një mundësi për të mësuar, për të krijuar, për të bashkëpunuar dhe për të besuar në potencialin tuaj. Punoni me përkushtim, respektoni njëri-tjetrin dhe mos hiqni dorë nga synimet tuaja.

Të nderuar prindër, mbështetja dhe bashkëpunimi juaj janë pjesë e pazëvendësueshme e suksesit të fëmijëve tanë. Ju falënderojmë për besimin dhe ju ftojmë që edhe gjatë këtij viti të vazhdojmë së bashku të ndërtojmë një mjedis të sigurt, pozitiv dhe motivues për çdo nxënës.

Të nderuar mësimdhënës, puna, profesionalizmi dhe përkushtimi juaj janë themeli i misionit tonë arsimor. Ju uroj një vit të mbushur me energji, frymëzim dhe suksese, duke vazhduar me përgjegjësi misionin fisnik të edukimit dhe formimit të brezave të rinj.

Urime fillimin e vitit të ri shkollor dhe suksese të gjithëve!

Me respekt,
SHFK “Said Najdeni” – Dibër

Nxënësit e klasave të IX-ta të SHFK “Said Najdeni” realizuan një vizitë edukative në Fabrikën e Ujit Maya, Hidrocentrali...
05/06/2026

Nxënësit e klasave të IX-ta të SHFK “Said Najdeni” realizuan një vizitë edukative në Fabrikën e Ujit Maya, Hidrocentralin Shpilje dhe Fabrikën Diecotec.

Gjatë vizitës, nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me proceset e prodhimit, teknologjinë moderne dhe mënyrat e prodhimit të energjisë, duke lidhur njohuritë teorike të fituara në shkollë me praktikën.

Shprehim mirënjohjen dhe falënderimet tona të sinqerta për përgjegjësit, inxhinierët, teknologët dhe drejtorët e institucioneve të vizituara për mikpritjen e ngrohtë, kohën e kushtuar dhe gatishmërinë për të ndarë njohuritë dhe përvojën e tyre me nxënësit tanë. Kontributi i tyre ishte i çmuar në realizimin e kësaj vizite edukative dhe në pasurimin e përvojës mësimore të nxënësve.

Këto aktivitete kontribuojnë në zgjerimin e njohurive, zhvillimin e aftësive praktike dhe orientimin profesional të nxënësve tanë drejt profesioneve të së ardhmes.

Një falënderim i veçantë u drejtohet edhe mësimdhënësve të Sh.F.K “Said Najdeni” për bashkëpunimin dhe mbështetjen në realizimin e kësaj vizite edukative me vlerë të veçantë për nxënësit.

Me Respekt,
Sh.F.K"Said Najdeni" Dibër

22/05/2026
Shkolla jonë realizoi me suksese një sërë aktivitetesh edukative dhe ndërgjegjësuese me temat: siguria digjitale, barazi...
21/05/2026

Shkolla jonë realizoi me suksese një sërë aktivitetesh edukative dhe ndërgjegjësuese me temat: siguria digjitale, barazia gjinore ,diskriminimi dhe bullizmi të organizuara me mbështetje financiare nga Komuna e Dibrës.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve u organizuan edhe “Lojëra pa kufij”, përmes të cilave nxënësit patën mundësi të zhvillojnë bashkëpunimin, respektin, frymën ekipore dhe ndjenjën e përfshirjes, me theks të veçantë në pjesëmarrjen e të gjithë nxënësve pa dallim.

Falënderojmë Komunën e Dibrës për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e aktiviteteve me rëndësi për nxënësit dhe shkollën, vullnetaren e Korpusit të Paqes Vanessa Pieper për angazhimin dhe përkushtimin e saj, si dhe arsimtarët vullnetarë që kontribuan në mbarëvajtjen e këtyre aktiviteteve.

Përmes aktiviteteve të tilla, shkolla vazhdon të promovojë vlera pozitive, barazi, respekt dhe një ambient të sigurt dhe gjithëpërfshirës për çdo nxënës.

Me Respekt,
Drejtoria dhe stafi i mësimdhënësve pranë
SHFK"Said Najdeni" - Dibër

18/05/2026
11/05/2026
https://saidnajdeni.edu.mk/wp-content/uploads/2026/04/SHFK-REGJISTRIMI-FORMULARI-2026-final-%D0%9C%D0%9A-%D0%90%D0%9B.pd...
30/04/2026

https://saidnajdeni.edu.mk/wp-content/uploads/2026/04/SHFK-REGJISTRIMI-FORMULARI-2026-final-%D0%9C%D0%9A-%D0%90%D0%9B.pdf

Aktivitete për nder të Ditës dhe Javës së LibritMe rastin e World Book, Copyright Day dhe në kuadër të Javës së Librit, ...
24/04/2026

Aktivitete për nder të Ditës dhe Javës së Librit

Me rastin e World Book, Copyright Day dhe në kuadër të Javës së Librit, nxënësit e ciklit të ulët të SHFK “Said Najdeni” - Dibër realizuan vizita edukative në bibliotekën e shkollës, librarinë "Zenit" dhe librarinë e qytetit.

Gjatë këtyre aktiviteteve, ata u njohën me librat, procesin e shpërndarjes dhe rëndësinë e leximit, si dhe zhvilluan lexime të shkurtra dhe biseda mbi librat e preferuar.

Qëllimi i këtyre vizitave ishte nxitja e dashurisë për librin dhe forcimi i kulturës së leximit që në moshë të hershme.

Shkolla jonë mbetet e përkushtuar në promovimin e edukimit cilësor dhe zhvillimin e gjithanshëm të nxënësve.

Me Respekt,
Drejtoria dhe stafi i mësimdhënësve pranë
SHFK"Said Najdeni" - Dibër

24/04/2026

Address

Shkolla Fillore Komunale "Said Najdeni" Dibër Ice Risteski Pn
Debar
1250

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Sh.F.K"Said Najdeni"Dibër posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Sh.F.K"Said Najdeni"Dibër:

Shortcuts

Share

Category