17/06/2026
“Abdulaziz Mustafa, ishnxënësi ynë që shkëlqen në Itali dhe synon të bëhet kirurg profesionist, djali i isharsimtarit tonë nga gjuha shqipe Regaip Mustafa”
Abdulaziz Mustafa ishnxënës i shkollës tonë: “Rilindja” - fsh. Batincë - Shkup, vjen si një shembull suksesi në shkollën e tij ku mëson atje në Itali. Brenda një viti nga shkuarja në Itali, ai mësoi gjuhën Italiane, u integrua me sukses dhe shkëlqeu në mësime. Ëndrra e tij është të bëhet kirurg, një synim që duket gjithnjë e më pranë.
Historia e Abdulaziz Mustafës është një shembull i mirë për të rinjtë tonë të fshatit Batincë. Nxënësi i drejtimit socio-sanitar në shkollën “Leopoldo II di Lorena” në Grosseto të Italisë, ka arritur të mahnisë profesorët dhe shokët e klasës me rezultatet e tij të shkëlqyera, vetëm një vit pasi u shpërngul nga vendi ynë.
Brenda një kohe shumë të shkurtër, Abdulazizi jo vetëm mësoi gjuhën italiane, por është integruar me sukses edhe në jetën shkollore dhe shoqërore. Përkushtimi, disiplina dhe vullneti i tij i fortë kanë bërë që ai të dallohet në matematikë dhe në të gjitha lëndët e tjera mësimore.
Profesorët e vlerësojnë si një nxënës shembullorë, ndërsa shokët e admirojnë për punën dhe seriozitetin e tij. Suksesi i Abdulazizit dëshmon se me këmbëngulje, përpjekje dhe besim në vetvete mund të kapërcehen sfidat dhe të arrihen rezultate të jashtëzakonshme.
Ndërkohë, ai ka edhe një ëndërr të madhe: të bëhet mjek kirurg specialist. Duke parë rrugëtimin e tij deri tani, gjithçka tregon se Abdulazizi është në rrugën e duhur për ta realizuar këtë synim dhe për t’u bërë një profesionist i suksesshëm në të ardhmen.
Të urojmë shëndet, dhe suksese në qëllimet tua Abdylaziz Mustafa, krenar me ty shkolla jonë, bashkë me arsimtarët, dhe nxënësit e saj!