Shkolla Fillore "Përparimi" - Çegran.

Shkolla Fillore "Përparimi" - Çegran. Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shkolla Fillore "Përparimi" - Çegran., Education, Çegran.

08/08/2026
Sonte nata finale ⚽️
31/07/2026

Sonte nata finale ⚽️

🇦🇱⚽ VENDLINDJA NA BASHKON – GARA SPORTIVE 2026 🇦🇱📅 30.07.2026 (e enjte) dhe 31.07.2026 (e premte – nata finale)🕕 Ora: 18...
28/07/2026

🇦🇱⚽ VENDLINDJA NA BASHKON – GARA SPORTIVE 2026 🇦🇱

📅 30.07.2026 (e enjte) dhe 31.07.2026 (e premte – nata finale)
🕕 Ora: 18:00
📍 Vendi: Oborri i Sh.F. “Përparimi” – Shkolla periferike, Çegran

Të dashur çegranas, mërgimtarë dhe bashkëvendës,

Ka gjëra që koha dhe largësia nuk i ndryshojnë kurrë. Njëra prej tyre është dashuria për vendlindjen.

Edhe këtë verë, me shumë respekt dhe kënaqësi, ju ftojmë të bëhemi pjesë e aktivitetit tradicional “Vendlindja na Bashkon”, një festë e sportit, miqësisë dhe bashkimit, kushtuar fëmijëve tanë që jetojnë në vendlindje dhe në mërgim.

Qëllimi ynë nuk është vetëm të organizojmë gara sportive, por të krijojmë ura miqësie mes brezit të ri, që fëmijët e Çegranit të njihen, të shoqërohen dhe të krijojnë kujtime të bukura së bashku në vendin që i bashkon të gjithëve – Çegranin.

🏆 Programi i aktivitetit:

⚽ Turne në futboll të vogël 4+1 (9–13 dhe 14-16 vjeç)
🏃 Gara vrapimi për djem dhe vajza
🎯 Lojëra sportive dhe argëtuese për fëmijë deri në 16 vjeç

⚽ Ndeshje miqësore të veteranëve:

• KF Arsimi – Çegran
• KF Vardari – Forinë
• Mërgimtarët nga Gjermania
• Mërgimtarët nga Zvicra

✅ Pjesëmarrja është FALAS!
🏅 Fituesit do të shpërblehen me medalje.

Le të dëshmojmë edhe një herë se atdhedashuria nuk njeh kufij. Kur fëmijët tanë luajnë, qeshin dhe njihen me njëri-tjetrin, fitojnë jo vetëm medalje, por edhe miqësi që zgjasin gjithë jetën.

Ju presim të gjithëve të jeni pjesë e kësaj feste të bukur të sportit dhe bashkimit!

Organizon:
Sh.F. “Përparimi” – Çegran

Sponsorë:
🤝 LAMI GROUP
🤝 ILLYRIAN CI**RS

📞 Informata:
070 832 444 | 071 942 360

🇦🇱 Çegrani është vendlindja jonë. Sporti na afron. Fëmijët na bashkojnë. Mirë se vini!

Me një aktivitet në dobi të vendit, punëtorët e Sh.F. Përparimi – Çegran përmbyllën përgjegjësitë dhe angazhimet e tyre ...
18/06/2026

Me një aktivitet në dobi të vendit, punëtorët e Sh.F. Përparimi – Çegran përmbyllën përgjegjësitë dhe angazhimet e tyre për këtë vit shkollor.

Publikisht i falënderojmë të gjithë punëtorët e shkollës sonë, të cilët për tre ditë me radhë u angazhuan fizikisht dhe me përkushtim që hapësirat publike, si shkolla, ambulanca dhe rrugët përreth tyre, të jenë të pastra, të rregulluara dhe sa më të bukura për të gjithë qytetarët.

Ky aktivitet dëshmon edhe një herë se, përveç misionit edukativo-arsimor, shkolla jonë kontribuon vazhdimisht në ruajtjen e mjedisit dhe në përmirësimin e jetës në ventin tonë. Faleminderit të gjithëve për përkushtimin dhe punën e palodhshme!

Me gara sportive përfunduam vitin shkollor.Shkolla Fillore “Përparimi” – Çegran u uron nxënësve suksese të mëtejshme dhe...
10/06/2026

Me gara sportive përfunduam vitin shkollor.

Shkolla Fillore “Përparimi” – Çegran u uron nxënësve suksese të mëtejshme dhe pushime të mbara, ndërsa mësuesve u shpreh mirënjohjen dhe urimet më të mira për punën, përkushtimin dhe angazhimin profesional që treguan gjatë gjithë vitit shkollor.

Edhe këtë vit dëshmuam se jemi një shkollë shembullore, pa asnjë ditë të humbur mësimi, ku mbizotërojnë edukata, dija, respekti dhe vlerat e mirëfillta njerëzore. Bullizmi, problemet disiplinore, përdorimi i telefonave dhe duhanpirja nuk janë pjesë e ambientit të shkollës sonë.

Të gjitha këto arritje janë rezultat i përkushtimit të mësimdhënësve dhe stafit profesional, të cilët çdo ditë janë në shërbim të nxënësve, edukimit të tyre dhe promovimit të veprave të mira.

Ju faleminderit të gjithëve për një vit të suksesshëm shkollor!

Nxënësit e SH.F. “Përparimi” – Çegran, të ciklit të ulët (klasat e para dhe të dyta), realizuan një ekskursion njëditor ...
04/06/2026

Nxënësit e SH.F. “Përparimi” – Çegran, të ciklit të ulët (klasat e para dhe të dyta), realizuan një ekskursion njëditor në Shkup. Gjatë këtij aktiviteti ata vizituan Kopshtin Zoologjik, ku patën mundësinë të njihen nga afër me botën e kafshëve, ndërsa më pas shijuan një film 3D në kinema. Ky ekskursion u ofroi nxënësve përvoja të bukura, argëtim dhe mësim jashtë mjediseve shkollore.

Mbaroi turneu në sportin e ping-pongut, i organizuar nga Sh. F. “Përparimi”.🏓Me lëvdata u nderuan fituesit:Vendi i parë:...
02/06/2026

Mbaroi turneu në sportin e ping-pongut, i organizuar nga Sh. F. “Përparimi”.🏓

Me lëvdata u nderuan fituesit:

Vendi i parë: Trim Shabani
Vendi i dytë: Muhamed Sherifi
Vendi i tretë: Talip Musliu

Një aktivitet i bukur sportiv që solli garë të ndershme, energji pozitive dhe shpirt garues mes nxënësve.

Sh.F. “Përparimi” – ÇegranMe rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve dhe Festës së Abetares, mësueset së ...
01/06/2026

Sh.F. “Përparimi” – Çegran

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve dhe Festës së Abetares, mësueset së bashku me nxënësit e ciklit të ulët organizuan një manifestim të bukur me recitime, këngë dhe aktivitete artistike.

Një ditë e mbushur me buzëqeshje, gëzim dhe emocione të veçanta, duke festuar fëmijërinë dhe hapat e parë drejt dijes.

Urime të gjithë fëmijëve këtë festë të veçantë! 🎉📚🌸

Semi maturantët tanë –Gjenerata 2025/2026 🎓Urime dhe suksese në kapitullin e ri të jetës!
01/06/2026

Semi maturantët tanë –Gjenerata 2025/2026 🎓
Urime dhe suksese në kapitullin e ri të jetës!

Address

Çegran

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla Fillore "Përparimi" - Çegran. posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category