IP SHF “29 Nëntori” Dinoshë - JU OŠ “29 Novembar” Dinoša

  • Home
  • Montenegro
  • Tuzi
  • IP SHF “29 Nëntori” Dinoshë - JU OŠ “29 Novembar” Dinoša

IP SHF “29 Nëntori” Dinoshë - JU OŠ “29 Novembar” Dinoša Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from IP SHF “29 Nëntori” Dinoshë - JU OŠ “29 Novembar” Dinoša, Elementary School, Dinoshë, Tuzi.

Më 9 shtator, nxënësit tanë vizituan edicionin e shtatë të Panairit Ndërkombëtar të Librit në Tuz. Përveç programit të p...
12/09/2026

Më 9 shtator, nxënësit tanë vizituan edicionin e shtatë të Panairit Ndërkombëtar të Librit në Tuz. Përveç programit të përgatitur për nxënësit tanë, një nga momentet e veçanta ishte edhe donacioni i një numri të konsiderueshëm librash për bibliotekën e shkollës sonë.
Falënderojmë Komunën e Tuzit dhe organizatorët e Panairit për këtë kontribut të çmuar, i cili pasuron fondin e bibliotekës dhe u krijon nxënësve mundësi të reja për lexim, mësim dhe zgjerim të njohurive.

Një libër më shumë në bibliotekë është një mundësi më shumë për dije, kulturë dhe edukim.

Njoftim zyrtar për emërimin e Drejtorit të ShkollësMe rastin e emërimit dhe fillimit të detyrës së drejtorit të ri të Sh...
10/09/2026

Njoftim zyrtar për emërimin e Drejtorit të Shkollës

Me rastin e emërimit dhe fillimit të detyrës së drejtorit të ri të Shkollës Fillore “29 Nëntori” në Dinoshë, z. Ibrahim Arifaj, i shprehim mirëseardhjen dhe i urojmë suksese në ushtrimin e kësaj përgjegjësie të rëndësishme.
Drejtimi i një institucioni arsimor përfaqëson një përgjegjësi të veçantë profesionale dhe shoqërore. Ai kërkon përkushtim, integritet, profesionalizëm, bashkëpunim dhe vizion të qartë për zhvillimin e institucionit dhe për krijimin e kushteve sa më të mira për nxënësit dhe stafin arsimor.
Shkolla jonë mbetet e përkushtuar ndaj zhvillimit të një mjedisi të sigurt, gjithëpërfshirës dhe bashkëpunues, ku dija, edukimi, respekti dhe përgjegjësia përbëjnë themelin e veprimtarisë së saj.
Në këtë fillim të ri institucional, i urojmë drejtorit të sapoemëruar punë të mbarë, suksese dhe rezultate të qëndrueshme në përmbushjen e detyrave dhe objektivave të institucionit.

Mirë se vini dhe suksese në detyrën e re!

23/06/2026

🇦🇱 Sot, shkolla jonë u pajis me banka, karrige, rafte dhe inventar tjetër shkollor, të siguruara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit të Malit të Zi. Ky investim do të kontribuojë në përmirësimin e kushteve të mësimit dhe krijimin e një ambienti më të përshtatshëm për nxënësit dhe stafin arsimor.

Falënderojmë Ministrinë për mbështetjen dhe kujdesin e vazhdueshëm ndaj institucioneve arsimore. Besojmë se këto pajisje do të ndikojnë pozitivisht në procesin edukativo-arsimor dhe në mirëqenien e nxënësve tanë.

Së bashku për një arsim më cilësor dhe një të ardhme më të mirë!

🇲🇪 Danas je naša škola dobila nove školske klupe, stolice, police i drugi školski inventar, koje je obezbijedilo Ministarstvo prosvjete, nauke i inovacija Crne Gore. Ova investicija doprinijeće unapređenju uslova za nastavu i stvaranju kvalitetnijeg i prijatnijeg ambijenta za učenike i nastavno osoblje.
Zahvaljujemo MPNI na podršci i kontinuiranoj brizi o obrazovnim ustanovama. Vjerujemo da će ova oprema pozitivno uticati na vaspitno-obrazovni proces i dobrobit naših učenika.
Zajedno za kvalitetnije obrazovanje i bolju budućnost!

Sot nxënësit e shkollës sonë vizituan Panairin e Librit në Podgoricë, të shoqëruar nga arsimtarja e gjuhës malazeze Adel...
15/05/2026

Sot nxënësit e shkollës sonë vizituan Panairin e Librit në Podgoricë, të shoqëruar nga arsimtarja e gjuhës malazeze Adela Lulanaj dhe arsimtarja e gjuhës shqipe Amina Nikaj.
Vizita ishte një përvojë e bukur dhe edukative për nxënësit, duke i afruar më shumë me botën e librave, kulturën dhe leximin. 📚✨

Sot, në ambientet e shkollës, nën përkujdesjen e arsimtareve të gjuhës shqipe, Amina Nikaj dhe Sidorela Berishaj, u shën...
23/04/2026

Sot, në ambientet e shkollës, nën përkujdesjen e arsimtareve të gjuhës shqipe, Amina Nikaj dhe Sidorela Berishaj, u shënua Dita Ndërkombëtare e Librit. Nxënësit morën pjesë me poezi, ese dhe aktivitete të ndryshme letrare, duke dëshmuar dashurinë dhe kreativitetin e tyre për librin dhe leximin.

Gjithashtu, nën organizimin e Qendrës Informative Kulturore u mbajtën garat në recitim “Poezia na bashkon”, ku morën pjesë edhe nxënëset e shkollës sonë: Jusra Lulanaj, Besa Lucaj dhe Enisa Shehaj. Në këtë aktivitet, Besa Lucaj u vlerësua me vendin e dytë për ciklin e dytë.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës, në Shkollën Fillore “29 Nëntori” në Dinoshë u organizua një aktivitet i veçant...
21/04/2026

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës, në Shkollën Fillore “29 Nëntori” në Dinoshë u organizua një aktivitet i veçantë me fokus mbrojtjen e mjedisit. Nxënësit nga klasa e 6-të deri në të 9-tën morën pjesë në pastrimin e oborrit të shkollës dhe prezantuan punime kreative të realizuara nga materiale të ricikluara. Aktiviteti u organizua nga mësimdhënësit Luigj Gojçaj, Mjada Turuskoviq dhe Fedra Gojçaj, me përkrahjen e udhëheqësisë së shkollës dhe në bashkëpunim me OJQ “Trofta”. Përmes këtij organizimi u promovua ndërgjegjësimi për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe rolin e secilit në mbrojtjen e tij.

14/04/2026

Qendra e Provimeve këtë vit po zhvillon testimin kombëtar të nxënësve në fund të ciklit të dytë të shkollës fillore për lëndën e gjuhës angleze, duke sjellë një risi të rëndësishme në mënyrën e realizimit.

Ndryshe nga vitet e mëparshme, kur testimi zhvillohej në formë të shkruar në letër, nxënësit tani për herë të parë do ta bëjnë testin në një mjedis online, duke përdorur kompjuterë.

Ky qasje përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të sistemit të vlerësimit të njohurive dhe përafrimit me praktikat bashkëkohore arsimore.

Testet janë konceptuar që të jenë interaktive, dinamike dhe tërheqëse për nxënësit, me detyra që në mënyrë moderne vlerësojnë aftësitë e tyre gjuhësore.

Në këtë mënyrë, procesi i testimit bëhet më i aksesueshëm dhe më i afërt me mjedisin digjital në të cilin nxënësit tashmë rriten.
Qendra e Provimeve, me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, vazhdon të përmirësojë proceset e saj, duke futur risi që kontribuojnë në një vlerësim më cilësor dhe më efikas të njohurive të nxënësve.

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Autizmit, psikologia Marina Camaj së bashku me nxënësit e klasës së 8-të organizuan një p...
02/04/2026

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Autizmit, psikologia Marina Camaj së bashku me nxënësit e klasës së 8-të organizuan një punëtori sensibilizuese kushtuar kësaj dite të rëndësishme. Gjatë aktivitetit, nxënësit patën mundësinë të mësojnë më shumë mbi autizmin, një gjendje që ndikon në mënyrën se si njerëzit komunikojnë, lidhen me të tjerët dhe përjetojnë botën përreth. Ata kuptuan se çdo person me autizëm është unik dhe se dallimet e tyre nuk janë paaftësi, por mënyra të veçanta të të menduarit dhe të të ndjerëit.

Nxënësit u angazhuan në mënyrë aktive duke shkruar mesazhe sensibilizuese, të cilat përcillnin dashuri, mirëkuptim dhe mbështetje për personat me autizëm. Ata gjithashtu realizuan punime kreative dhe pankarta me slogane ndërgjegjësuese. Në fund të aktivitetit, në një moment simbolik dhe emocional, u lëshuan tullumbace në ajër, si shenjë shprese, solidariteti dhe ndërgjegjësimi për një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe të barabartë për të gjithë.

Address

Dinoshë
Tuzi
81206

Telephone

+38220659147

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when IP SHF “29 Nëntori” Dinoshë - JU OŠ “29 Novembar” Dinoša posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to IP SHF “29 Nëntori” Dinoshë - JU OŠ “29 Novembar” Dinoša:

Shortcuts

Share