Shfmu "Hasan Prishtina" - Tërpezë

Shfmu "Hasan Prishtina" - Tërpezë About our school!

31/08/2026

MIRËSEVINI NË VITIN E RI SHKOLLOR 2026/27!

Urimet më të përzemërta për një vit të mbarë, të suksesshëm dhe plot arritje për të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit e shkollës sonë .

Të dashur nxënës, prindër dhe kolegë,

Nesër, më 1 shtator, shkolla jonë hap dyert për të mirëpritur nxënësit në fillimin e vitit të ri shkollor. Një urim i veçantë shkon për fidanët tanë të vegjël, filloristët, të cilët ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Paçi një rrugëtim të ndritur dhe plot dije!

Shkolla jonë i ka kryer me sukses të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e mbarë të këtij viti të ri shkollor.

Suksese dhe shëndet të gjithëve në këtë vit të ri shkollor! Na priftë e mbara!

Me respekt , drejtori:Burim Krasniqi

KALENDARI PËR VITIN SHKOLLOR 2026/2027
20/08/2026

KALENDARI PËR VITIN SHKOLLOR 2026/2027

NJOFTIM PËR NXËNËSIT DHE PRINDËRITTë nderuar nxënës dhe prindër,Ju njoftojmë se më poshtë do të gjeni katalogun e tekste...
19/08/2026

NJOFTIM PËR NXËNËSIT DHE PRINDËRIT

Të nderuar nxënës dhe prindër,

Ju njoftojmë se më poshtë do të gjeni katalogun e teksteve shkollore sipas klasave, së bashku me shtëpitë botuese përkatëse.

Ju lutemi që, gjatë përgatitjes për vitin e ri shkollor, të orientoheni sipas teksteve të paraqitura për secilën klasë.

NJOFTIM  PËR PRINDËR!Ministria e Arsimit dhe Shkencës,ka hapur aplikimet për subvencionimin e teksteve dhe materialeve s...
27/07/2026

NJOFTIM PËR PRINDËR!

Ministria e Arsimit dhe Shkencës,ka hapur aplikimet për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit.

Shërbimet për aplikim mund ti gjeni në platformën e-kosova, në kuadër të kategorisë Arsimi.

Linku për aplikim:

1. https://rks-gov.net/469 – APLIKIM – (Klasat 1 deri 5)

2. https://rks-gov.net/471 – APLIKIM – (Klasat 6 deri 9)

Para se të aplikoni, ju lutemi sigurohuni që:

– xhirollogaria juaj bankare është aktive dhe e saktë;

– të dhënat tuaja në e-Kosova janë të përditësuara.

Për çdo paqartësi lidhur me aplikimin, të interesuarit mund të drejtohen në adresën e emailit ose në numrin e telefonit të paraqitur më poshtë:

[email protected]

Tel: +383 (0) 38 200 65 049

Afati i aplikimit është nga data 27.07.2026 deri 09.09.2026.

eKosova është platformë shtetërore ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike.

Një kapitull i rëndësishëm u mbyll sot për nxënësit e klasës së IX. Me shpërndarjen e dëftesave, ata përfunduan me sukse...
07/07/2026

Një kapitull i rëndësishëm u mbyll sot për nxënësit e klasës së IX. Me shpërndarjen e dëftesave, ata përfunduan me sukses arsimin e mesëm të ulët.

Ju urojmë suksese në vazhdimin e shkollimit, shëndet dhe realizimin e ëndrrave tuaja.
Rruga juaj qoftë e mbushur me dije, punë dhe arritje!

Urime gjenerata 2025/2026!

NJOFTIMNjoftohen të gjithë nxënësit e klasës së  IX-të  se Testi i Arritshmërisë do të mbahet më 26.06.2026  ditë e prem...
23/06/2026

NJOFTIM

Njoftohen të gjithë nxënësit e klasës së IX-të se Testi i Arritshmërisë do të mbahet më 26.06.2026 ditë e premte.

Nxënësit e shkollës sonë do t’i nënshtrohen testimit në Qendrën e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” në Malishevë.
Lista e nxënësve sipas sallave .
Salla 1
1.Eneda Krasniqi
2.Tregim Krasniqi

Salla 2
1Ermela Krasniqi
2.Vanesa Krasniqi

Salla 3
1.Eron Krasniqi

Salla 4
1.Fjona Krasniqi

Salla 5
1.Leon Krasniqi

Salla 6
1.Loris Krasniqi

Salla 7
1.Muhamet Krasniqi

Salla 8
1.Arlond Krasniqi
2.Olti Krasniqi

Salla 9
1.Artesa Krasniqi
2.Qëndresa Krasniqi

Salla 10
1. Dion Krasniqi
2. Ragip Krasniqi

Ju dëshirojmë suksese dhe rezultate sa më të mira!

Përfundimi i klasës së pestëSot mbyllet një kapitull i bukur dhe hapet një rrugë e re për nxënësit tanë të klasës së pes...
19/06/2026

Përfundimi i klasës së pestë

Sot mbyllet një kapitull i bukur dhe hapet një rrugë e re për nxënësit tanë të klasës së pestë.

Pesë vite të mbushura me buzëqeshje, mësime, sfida, miqësi dhe kujtime të paharruara tani bëhen pjesë e rrugëtimit tuaj. Ju pamë të rriteni çdo ditë, të mësoni, të ëndërroni dhe të besoni se gjithçka është e mundur.

Falënderojmë mësimdhënësen Emine Krasniqi për punën dhe përkushtimin, prindërit për mbështetjen e vazhdueshme, ndërsa nxënësve u urojmë shumë suksese në rrugëtimin e tyre të ardhshëm.

Shetije e realizuar me nxënës,06.06.2026.
08/06/2026

Shetije e realizuar me nxënës,06.06.2026.

Sot nxënësit e klasave V dhe VI realizuan një vizitë mësimore me karakter edukativ, shkencor dhe historik.Fillimisht ata...
02/06/2026

Sot nxënësit e klasave V dhe VI realizuan një vizitë mësimore me karakter edukativ, shkencor dhe historik.

Fillimisht ata vizituan Observatorin dhe Planetariumin e Republikës së Kosovës në Rashnicë të Shtimes, ku patën mundësinë të njihen më nga afër me botën e astronomisë, planetët, yjet dhe universin.

Më pas vizita vazhdoi në Shpellën e Gadimes, një nga mrekullitë natyrore më të veçanta të Kosovës, e njohur për kristalet dhe formacionet e saj unike.

Në kuadër të edukimit patriotik dhe historik, nxënësit vizituan edhe Varrezat e Dëshmorëve në Kleçkë, ku nderuan me respekt sakrificën e dëshmorëve për lirinë e vendit tonë.

Një ditë e mbushur me mësim, përvoja dhe kujtime të bukura.

“Fëmijët pikturojnë botën që duan të jetojnë.” Me rastin e 1 Qershorit – Ditës së Fëmijëve, nxënësit e klasave parapërga...
01/06/2026

“Fëmijët pikturojnë botën që duan të jetojnë.”

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës së Fëmijëve, nxënësit e klasave parapërgatitore deri në klasën e pestë morën pjesë në një aktivitet artistik, ku përmes vizatimeve ne korniza për piktura shprehën talentin, kreativitetin dhe imagjinatën e tyre. Me temë të lirë, ata paraqitën botën ashtu siç e shohin dhe e ëndërrojnë vetë.

Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve! Ju dëshirojmë një fëmijëri të lumtur, plot ngjyra, buzëqeshje dhe ëndrra të bukura.

Address

Tërpezë
24000

Telephone

+38345587222

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shfmu "Hasan Prishtina" - Tërpezë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share