Shkolla Fillore Dacaj - OŠ Daciće

Shkolla Fillore Dacaj - OŠ Daciće

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shkolla Fillore Dacaj - OŠ Daciće, School, R52H+9H Dacići, Rožaje.

21/05/2026
Photos from Shkolla Fillore Dacaj - OŠ Daciće's post 29/04/2026

28.04.2026.

Ditë pranvere me paralelen e kopshtit.
Azemina Mujeviq.

Photos from Shkolla Fillore Dacaj - OŠ Daciće's post 28/04/2026

M I N I C O M P A N Y 🧩

Urojmë të gjitha ekipeve dhe mësimdhënësve për mundin e bërë, angazhimin dhe realizimin e suskeshëm të aktiviteteve.

Shkolla jonë, me udhëheqjen e projektit nga profesoresha Senida Kuç me nxënësit pjesmarrës Edita Daci, Anita Rugovac, Ajan Daci, Lamija Shaliq dhe Bajram Daci janë kualifikuar në finale të garës kombëtare me temën "Eko-pioneret", duke zhvilluar shprehi konkrete ndërmarrëse përmes realizmit të idesë për reciklimin e kartonit të vezëve në produkte të përdorshme në jetën e përdithsme.

Urojmë ekipin tonë, i falenderojmë për prezantimin e shkelqyeshëm të shkollës dhe ju urojmë sukses në finale e cila do të mbahet me 8 maj në Podgoricë

Photos from Shkolla Fillore Dacaj - OŠ Daciće's post 21/04/2026

Ketë vit për herë të parë implemetohet projekti Mini Company nëpër shkolla, përmes "Të arriturat e të rinjëve në Malin e Zi". Shkolla jonë ka pasur nderin të jetë pjesë përbërëse e një aktiviteti të madh përmes të cilës kanë zhvilluar shprehinë ndërmarrëse për reciklimin e kartonit të vezëve në premium produkte siç janë: herbariumi, ftesat, zarfat, bookmaker etj. Në ketë mënyrë do të zgjedhim problemin e mbeturinave të pakontrolluara nga kartoni të cilat nga dita në dit shkaktojnë gjithnjë e më shumë ndotjen e ambientit jetsor.
Përmes këtij aktiviteti, nxënësit kan mësuar se si të bëhën ndërrmarrës të suksesshëm. Qëllimi ishte si të kyçim nxënësit në botën e ndërmarrësisë duke zhvilluar shprehi të cilat do të ju shërbejnë në jetën e përdithsme. Jemi krenar me arritje e nxënësve.

Mentor: Senida Kuç
Nxënësit pjesmarrës:
Bajram Daci, financat
Edita Daci, hulumtim dhe avancim i produkteve
Anita Rugovac, CEO dhe USP
Lamija Shaliq dhe Ajan Daci, marketing dhe sh*tje.

Photos from Shkolla Fillore Dacaj - OŠ Daciće's post 21/04/2026

B I C I K L I A D A 2026

Photos from Shkolla Fillore Dacaj - OŠ Daciće's post 19/04/2026

B I C I K L I A D A 2 !
Me rastin e Ditës së Planetit, Shkolla Fillore "Dacaj", në bashkëpunim me OJQ "Savant", Organizatën Turistike të Rozhajës dhe komunën e Rozhajës, kemi realizuar aktivitetin e quajtur BICIKLIADA 2. Pjesmarrja e madhe ishte tregues i suksesit të arritur nga Bicikliada 1, si rezultat i ngritjes së vetëdijes për nevojën e kujdesit për shëndetin përmes aktiviteteve fizike dhe zbavitjes. Mbështetja mungoi nga institucionet edukativo arsimore, në veçanti të punonjësve të arsimit të cilin ishin ftuar që me prezencen e pjesmarrjen e tyre, të japin kontributin në kthimin e rinis tonë në kahjen e duhur, larg nga teknologjia informative e konsumimi i substancave shëndetdëmtuese. Ftojmë qytetarët dhe rininë tonë të aktivizohen, të furnizohën me biçikleta e t**a jo me celular e videolojëra, për të krijuar një shoqëri të shëndetshme e reale jo virtuale. Pjesmarrësit morën fletëfalënderimi embëlsira dhe qese kavanace, qese këto të siguruara nga miku i shkollës tonë, z.Herbert Pubans, si vazhdë e projektit për një ambient pa mbeturina.
Falënderojmë Qëndren për Siguri të Rozhajës, pjesëtarët e së cilës së bashku me Policinë Komunale, u kujdesën për sigurin e çiklistëve pjesmarrës. Falënderim të veçantë për Radiotelevizionin e Rozhajës "RTR" e cila me shumë kujdes, përcjell e transmeton aktivitetet tona duke kontribuuar ne afirmimin e stileve të shëndetshme të jetesës.

Photos from Shkolla Fillore Dacaj - OŠ Daciće's post 11/04/2026

08.04.2026
Në kuadër të projektit "Rozhaja PA qese plastike- për një të ardhme më të pastër", projekt i finacuar nga ".fond.co.me dhe në bashkëpunim me OJQ "Savant", është realzuar punëtori interaktive për nxënësit e të gjitha shkolllave fillore dhe të mesme në temën " Ndikimi negativ i qeseve të plastikës në shëndet të njeriut, kafshëve dhe ambient.
Përmes pjesmarrjes aktive, pjesmarrësit kan ardhur deri të ide të shkelqyeshme dhe zgjidhje kur bëhet fjalë problemet që shkaktojnë qesët plastike. Gjithashtu, është realizuar një kuiz ku nxënësit kan treguar njohuri marramëndëse.
Shkollat pjesmarrëse:
Sh.F. "Baq"
Sh.F. " 25 maj"
Sh.F. "Mustafa Peqanin"
Shkolla e Mesme Profesionale e Rozhajës
Gjimnazi "30 shtatori" Rozhajë
Falënderim të veçantë për mësimdhënës e bashkëpunëtor profesional të cilet morën pjes:
Elvis Shutkoviq
Haris Kallaq
Xhevdet Lluboder
Jelena Ivanoviq Gjukiq dhe
Haris Kardoviq.

škola "25. maj" Rožaje

Photos from Shkolla Fillore Dacaj - OŠ Daciće's post 07/04/2026

https://www.facebook.com/share/p/1JNTLdxKyb/

Drejtori i IP Qëndra për rujatjen dhe zhvillimin e kulturës së pakicave në Mal të Zi, z. Gzim Hajdinaga së bashku me bashkëpunëtorin Eldar Lakota, vizituan shkollën tonë. Me ketë rast, shkollës i dhuruan 20 libra të autorit Hilmo Haxhiq me titull "Rožajski karvan" - KARVANI I ROZHAJËS, libër i përkthyer në gjuhën shqipe.
Drejtori Hajdinaga theksoi rëndësinë e kujdesit dhe avansimit të gjuhës, kulturës dhe identitetit të pakicave në Mal të Zi.

Falenderojmë z.Gzim Hajdinaga dhe z.Eldar Lakota për vizitën dhe dhuratën e pasur.

Photos from Shkolla Fillore Dacaj - OŠ Daciće's post 23/03/2026

15 e 16 mars 2026.
Këto dy ditë janë realizuar disa aktivitete.
Është realizuar punëtori në temen FAQ në ndërmarrësi, në të cilën kan marrur pjesë nxënësit e shkollës tonë dhe të disa shkollave tjera, mentor i të cilëve ishte profesoreshe e gjuhës angleze Senida Kuç. Gjithë kjo me qëllim të plotësimit të hapave për projetin "Mini Company i cili për herë të parë implementohet nga ana e Të Arriturat e Rinisë në MZ. Nxënësit paten mundësinë të bëjnë pyetje pronarit të zinxhirit të furrave në qytetin tonë z.Lumi Hameli dhe të marrin përgjigje se si të hapin një biznes përsonal, cilat janë sfidat biznesore, të ardhurat, shpënzimet, etj.
Është shënuar Dita e reciklimit dhe Dita e Pyjeve me mentor Arnesa Braliq mësimdhënëse e biologjisë dhe Senida Kuç profesoreshë e gjuhës angleze. Moren pjesë nxënësit e klasave prej të gjashtës e deri të nëntën.
Aktivitetet: Kuiz dhe vrapim i shpejt me pëngesa nëpër pyll.. Me prëfundimin e këtyre aktiviteteve, në bazë të pikëve të mbledhura, fituan çmimet: gotë Recyclosaurus, ëmbelsira, diploma për fituesin dhe vërtetime për pjesmarrësit.
Vëndin e pare ka nxënëp Shejlla Rugovac e cila me suksesa ka kryer vrapimin nëpër pyll dhe ka dhënë më së shumti përgjigje të sakta në kuizin i lidhur me reciklimin dhe Ditën e pyjeve.

Want your school to be the top-listed School/college in Rožaje?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


R52H+9H Dacići
Rožaje
84310