05/04/2026
SHF&MU ''Kadri Kadriu''
#@
05/04/2026
Roli I mësuesit koordinator I sigurisë së cilësisë në shkollat shqiptare,vështirësitë që hasin në realitetin e arsimit shqiptar.
Roli i një mësuesi koordinator të sigurimit të cilësisë është i rëndësishëm në ruajtjen e standardeve të larta të mësimdhënies dhe të nxënit, në nxitjen e zhvillimit profesional të mësuesve dhe në zbatimin e proceseve efektive të mësimdhënies për të siguruar rezultate të larta të nxënësve. Janë disa arsye të rëndësishme që sollën në krijimin e këtij roli ,si :
• Rritja e përgjegjësisë dhe transparencës në shkolla – Nevoja për një person të brendshëm që të monitorojë dhe raportojë cilësinë në mënyrë të vazhdueshme.
• Mbështetja e zhvillimit profesional të mësuesve – MKSC luan rol kyç në trajnimin dhe mentorimin e mësuesve për të përmirësuar praktikat mësimore.
• Forcimi i vetëvlerësimit institucional – Shkollave u kërkohet të kryejnë vetëvlerësime të rregullta dhe të përmirësojnë praktikat bazuar në të dhënat e mbledhura.
• Përshtatja me standardet ndërkombëtare të cilësisë në arsim – Integrimi i standardeve të reja kërkonte role të reja që të garantojnè zbatimin e tyre.
Në këtë mënyrë, MKSC është bërë një figurë kyçe për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë në arsimin parauniversitar shqiptar.Roli i mësuesit koordinator të sigurisë së cilësisë në arsimin shqiptar është një funksion i rëndësishëm për të garantuar standarde të larta në procesin mësimor dhe menaxhimin e shkollës.
Vendi që zë mësuesi koordinator në shkollë
1. Struktura Hierarkike në Shkollë
Mësuesi koordinator zakonisht monitorohet nga drejtori i shkollës për detyrat dhe progresin në zbatimin e kurrikulës dhe standardeve të cilësisë.Ai punon në bashkëpunim me stafin mësimdhënës dhe ekipin pedagogjik për të organizuar plane veprimi dhe trajnime.
2. Pavarësia në Vendimmarrje
Koordinatori ka autonomi të kufizuar në vendimmarrje, por ndikimi i tij është i madh në aspektet profesionale, duke u fokusuar në përmirësimin e procesit mësimor dhe metodave të përdorura.Ai propozon iniciativa dhe masa për përmirësim bazuar në analiza dhe vëzhgime, të cilat zakonisht miratohen nga drejtori i shkollës.
3. Burimet në Dispozicion
Shkollat shpesh i caktojnë një hapësirë pune specifike, si një zyrë ose kënd pune brenda shkollës, ku koordinatori mund të zhvillojë aktivitetet e tij, të ruajë dokumentacionin dhe të mbajë takime.Ai ka akses në të dhëna mbi performancën e nxënësve dhe vlerësimet e mësuesve për të realizuar analizat e nevojshme.
4. Roli në mbledhje dhe planifikime të shkollës
Mësuesi koordinator është një pjesëmarrës aktiv në mbledhjet e ekipit drejtues dhe të mësuesve, duke dhënë kontribut në planifikimin strategjik të shkollës.Ai merr pjesë në hartimin e planit zhvillimor të shkollës, me fokus të veçantë në garantimin e standardeve të cilësisë.
5. Koordinimi me Institucione të Jashtme
-Ai luan një rol lidhës ndërmjet shkollës dhe Zyrës Arsimore Vendore (ZVA), duke raportuar për progresin dhe zbatimin e politikave arsimore.
6. Koha dhe Përgjegjësitë
Ky rol është i kombinuar me orët mësimore të mësuesit, duke e bërë atë një pozicion të dyfishtë (mësimdhënës dhe koordinator).Megjithatë, disa shkolla, varësisht nga madhësia dhe nevojat e tyre, mund t’i caktojnë vetëm përgjegjësitë e koordinimit.
Dallimet kryesore të këtij roli me vendet e tjera ne Evropë
1. Përqendrimi në formalitet në Shqipëri Në Shqipëri, ky rol shpesh ka një fokus më të madh në përmbushjen e dokumenteve dhe raportimeve formale, ndërsa në vendet evropiane theksi vendoset më shumë te zhvillimi real i cilësisë përmes praktikave dhe mentorimit aktiv.
2. Trajnimet dhe zhvillimi profesional Në vendet evropiane, si p.sh. në Finlandë, Gjermani apo Holandë, ka një fokus të madh te trajnimi i vazhdueshëm dhe profesionalizimi i rolit të koordinatorëve.Në Shqipëri, trajnimet shpesh janë të kufizuara ose sporadike, gjë që ndikon në efektivitetin e këtij roli.
3. Autonomia në vendimmarrje Në shumë vende evropiane, koordinatorët kanë më shumë autonomi për të marrë vendime strategjike në lidhje me përmirësimin e cilësisë në shkollë. Në Shqipëri, autonomia e koordinatorëve është më e kufizuar, duke qenë më shumë të varur nga drejtuesit e shkollave dhe ZVA.
4. Përfshirja në politikat kombëtare Në vendet evropiane, ky rol shpesh ka një ndikim më të madh në zbatimin dhe përshtatjen e politikave arsimore kombëtare në nivel shkollor.Në Shqipëri, koordinatorët kanë një rol më ekzekutiv dhe më pak strategjik në këtë drejtim.
5. Përballja me rezistencën e mësuesve Në Shqipëri, mësuesit shpesh janë skeptikë ose rezistentë ndaj sugjerimeve të koordinatorëve, duke parë këtë rol si kontrollues. Në Evropë, roli i koordinatorit është më i integruar në kulturën e shkollës, dhe bashkëpunimi është më i natyrshëm.
6. Mbështetja institucionale dhe burimet Në vendet evropiane, koordinatorët kanë akses më të madh në burime dhe teknologji (zyra të dedikuara, platforma digjitale për vlerësim, etj.). Në Shqipëri, shpesh mungojnë burimet e nevojshme për të realizuar me sukses këtë rol.
Roli i mësuesit koordinator të sigurisë së cilësisë në Shqipëri është një koncept relativisht i ri, i cili synon të ndjekë praktikat më të mira ndërkombëtare, por përballet me sfida në zbatimin praktik. Ndërsa në vendet evropiane ky rol është më i zhvilluar, në Shqipëri ka nevojë për mbështetje më të madhe institucionale, burime dhe trajnim, si dhe për ndryshimin e kulturës organizative në shkolla për të maksimizuar efektivitetin e këtij pozicioni.
Vështirësitë e rolit të MKSC në praktikën e arsimit shqiptar.
Roli i mësuesit koordinator të sigurisë së cilësisë përballet me një sërë vështirësish në praktikën e arsimit shqiptar, të cilat lidhen me sfida institucionale, organizative dhe burimore. Disa nga këto vështirësi përfshijnë:
1. Mungesa e kohës dhe ngarkesa e lartë e punës Mësuesit koordinatorë kanë rol të dyfishtë duke mbajtur edhe ngarkesë të plotë mësimore, çka kufizon kohën që mund të shfrytëzojnë për detyrat e koordinimit. Për shkak të shumë detyrave (vëzhgime, raportime, trajnime), shpesh është e vështirë të realizohen të gjitha përgjegjësitë brenda një kohe të kufizuar.
2. Mungesa e burimeve dhe mbështetjes institucionale Në shumë shkolla, koordinatorët nuk kanë zyra të dedikuara ose burime teknologjike (kompjuterë, printerë, etj.) për të kryer detyrat e tyre.Në disa raste, drejtuesit e shkollës nuk e mbështesin sa duhet këtë rol, duke e parë atë si formal ose dytësor.
3. Kufizimet në zhvillimin profesional Shumë koordinatorë nuk marrin trajnimet e nevojshme për t’u aftësuar në përdorimin e metodave bashkëkohore të monitorimit dhe vlerësimit.Mungesa e materialeve apo udhëzimeve praktike nga DAR/ZVA ose Ministria e Arsimit shpesh i lë koordinatorët të papërgatitur për të përballuar sfidat.
4. Rezistenca nga stafi mësimdhënës Disa mësues e shohin rolin e koordinatorit si një mekanizëm kontrolli, ç’ka krijon rezistencë ndaj vëzhgimeve dhe sugjerimeve të tij.Në disa raste, mësuesit nuk janë të gatshëm të marrin pjesë në trajnime ose të pranojnë ndryshime në mënyrat e punës.
5. Mungesa e kulturës së vlerësimit të brendshëm Shkollat shpesh janë të përqendruara më shumë në plotësimin e dokumenteve sesa në proceset reale të përmirësimit të cilësisë. Proceset e vlerësimit të brendshëm nuk janë gjithmonë të strukturuara mirë dhe shpesh reduktohen në aktivitete formale pa impakt real.
6. Mungesa e qartësisë në përcaktimin e rolit Përcaktimi i paqartë i detyrave: Në disa shkolla, nuk është e qartë ndarja midis detyrave të koordinatorit dhe atyre të drejtorit ose zv.drejtorit, duke sjellë mbivendosje përgjegjësish.Ky rol shpesh nuk shihet si thelbësor, çka ndikon në motivimin dhe angazhimin e koordinatorëve.
7. Mungesa e një sistemi të unifikuar për vlerësim dhe raportim Mungesa e një qasjeje të unifikuar për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave e bën të vështirë realizimin e një vlerësimi të saktë dhe krahasues midis shkollave.Procesi shpesh mbetet manual dhe i mundimshëm, duke kufizuar kohën për analiza të thelluara.
8. Sfida në motivimin e stafit dhe nxënësve Koordinatori nuk ka gjithmonë mjetet e nevojshme për të rritur motivimin e mësuesve dhe për të krijuar një kulturë të përbashkët për përmirësimin e cilësisë.Sugjerimet dhe ndryshimet e propozuara nga koordinatori shpesh perceptohen si shtesë pune për mësuesit, duke shkaktuar lodhje dhe pakënaqësi.
9. Lidhja e kufizuar me DRAP/ZVA Mungesa e një bashkëpunimi të ngushtë me Drejtorinë Arsimore Rajonale ose Zyrën Arsimore Vendore mund të ndikojë negativisht në zbatimin efektiv të politikave arsimore.
Roli i mësuesit koordinator të sigurisë së cilësisë përballet me sfida të konsiderueshme në arsimin shqiptar, të cilat shpesh burojnë nga mungesa e burimeve, mbështetja institucionale dhe kultura e përgjithshme e vlerësimit. Për të kapërcyer këto pengesa, është e rëndësishme që të rritet mbështetja financiare dhe logjistike për këtë rol, si dhe të zhvillohet një qasje më e mirë për trajnimet dhe bashkëpunimin midis aktorëve të ndryshëm në sistemin arsimor.
30/09/2024
Mural, art me shumë ngjyra🟡🟢🔴🟠⚫️
Ambientet me ngjyra relaksojnë emocionet e fëmijëve dhe ju japin atyre më shumë pozitivitet, për këtë arsye arsimtarja e artit, Agnesa Veseli në bashkëpunim me mësuesen, Emira Gashi, punuan një mural në murin e klasës.
Mësuesja: Emira Gashi
Klasa: I/2
20/09/2024
19/09/2024
Në mbledhjen e Këshillit të Prindërve ku u analizuan pergatitjet e bëra për fillimin e vitit shkollor 2024/25 , për furnizimin e nxënësve me tekste dhe mjete tjera mësimore, gjithashtu u zgjedh edhe kryesia e re e Këshillit të Prindërve me mandat të ri.
Urime e na prift e mbara në punë e suksese tjera!
14/05/2024
Njoftim për regjistrimin e nxënësve në klasën e parë dhe grupeve parafillore në Vitin shkollorë 2024/2025 në SHFMU” Kadri Kadriu” në Llaushë
03/05/2024
Parandalimi i sëmundjes është më i mirë se terapia!
08/03/2024
" E mira që ska fund quhet NËNË "
Gëzuar 8 Marsin edhe nga ne nxënësit e shkollës “Kadri Kadriu”
Në Dumnicë të Epërme
Mësueset : Albana Zhitiu Selmani ,Deshira Hasani Rush*ti,Saranda Rexhepi Fejzullahu
Roli i mësimdhënësit për formimin dhe edukimin e nxënësve, problemet dhe disa rekomandime për prindërit, mësuesit
Mësuesi ka qenë dhe mbetet figura qendrore në shkollë, ai është vëzhgues, eksplorues, lexues i mirë, tregimtar, është gjithmonë një hap para të tjerëve. Qëllimi kryesor i mësuesit është të krijojë njerëz që janë të aftë të bëjnë gjëra të reja, dhe jo thjesht të përsërisin ato që kanë bërë brezat e kaluar. Puna e mësuesit është përcaktuar si një nga detyrat më të vështira dhe më me përgjegjësi, është një punë që kërkon për të arritur rezultate maksimale, kërkon bashkëpunim me nxënësit, ku angazhimi i nxënësve duhet të jetë sa më i madh pasi që vet nxënësit janë ata që marrin njohuri dhe dituri.
Mësuesi dhe nxënësi janë një dyshe e lidhur ngushtë me njëri-tjetrin gjatë viteve të shkollimit, ku mësuesi është drejtues dhe nxënësi duhet punuar nën drejtimin e mësuesit përvetëson njohuri, shkathtësi dhe shprehi. Mësimdhënia është proces që planifikohet, drejtohet dhe organizohet nga mësuesi me pjesëmarrje aktive të nxënësit, ku përdoren metoda, teknika ndërvepruese, zhvillohen aftësi, shkathtësi si dhe ndodh formimi tërësor i personalitetit të nxënësit. Procesi mësimor zhvillohet duke u mbështetur në metoda dhe teknika bashkëkohore, ku nxënësi mëson duke reflektuar, vlerësuar, zbuluar dhe zgjedhur probleme. Metodat mësimore kanë rëndësi të veçantë në teorinë dhe praktikën e punës mësimore, pasi që ato përcjellin tërë ecurinë e zhvillimit të procesit mësimor. Metodat mësimore si proces të veprimeve të përbashkëta të arsimtarit dhe të nxënësit në mësim janë struktura të përmbajtjes didaktike të organizuar dhe planifikuar drejt organizimit të zhvillimit të procesit mësimor në përvetësimin e diturive, shkathtësive, si dhe përsëritjes dhe përforcimit të tyre, më qëllim të përgatitjes së nxënësve për jetë dhe punë.
Të kuptojnë dhe vlerësojnë artin e mësimdhënies / Mësimdhënia
Mësimdhënia është veprimtari e organizuar, sistematike, krijuese e interaktive, institucionale ose joinstitucionale me qëllim të zotërimit të përmbajtjeve të përcaktuara, përvetësimin e njohurive, shkathtësive dhe shprehive, dhe aftësimin e nxënësve për punë të mëtejshme dhe të vazhdueshme. Qëllimi i mësimit është zhvillimi dhe krijimi i një personaliteti të nxënësit kritik, të lirë, të pavarur, kreativ, human, të arsimuar, i cili është i hapur për të gjitha ndryshimet progresive aktuale dhe në të ardhmen, si në vetvete ashtu edhe në shoqërinë në të cilën jeton dhe vepron.
Problemi nuk është pengesë. Ai është një synim që dikush do ta arrijë, por që në fillim nuk di se si. Problemet në mësimdhënie janë të shumta, por për ta bërë më të lehtë kuptimin dhe zbatimin e tyre, ato janë ndarë në katër lloje:
Problemet e metodave të mësimdhënies – në përgjithësi kanë të bëjnë me zgjidhjen dhe organizimin e veprimtarive për të arritur një synim. Synimi i mësuesit për zhvillimin e të kuptuarit është i qartë, ky nuk është problem i vetëm që ka ai. Nga zgjedhja e drejt apo jo e metodave të mësimdhënies varet shumë procesi i të nxënit të nxënësve dhe përfundimisht cilësia e të nxënit. Përdorimi sa më adekuat i metodave të mësimdhënies dhe përdorimi i llojllojshëm i tyre, ndërrimi sa më i shpeshtë i aktiviteteve brenda ditëve, përkatësisht brenda orës mësimore, përshtatja e tyre, nivelit përkatësisht zhvillimit psikofizik të nxënësve, përshtatja e tyre, lëndës, njësisë së caktuar mësimore, është tregues i cilësisë së të nxënit si synim përfundimtar i mësimdhënësit.
Problemet e motivimit – kanë të bëjnë me përfshirjen e nxënësve në procesin e të nxënit. Në klasat e ulëta, problemet e motivimit nuk janë aq të theksuara sa në shkollën e mesme. Nxitja për çështjet e caktuara tek adoleshentët nuk është gjë e lehtë, por mësuesi do ta realizojë atë, duke bërë pyetje që nxitin të menduarit e nxënësve dhe duke i bërë ata pjesëtarë aktivë të mësimit.
Problemet të menaxhimit – një lloj i tretë problemesh bëhet i qartë kur në klasë ka zhurmë dhe mësuesja afrohet te ata dy nxënës që po pëshpërisin. Problemet e menaxhimit kanë të bëjnë me krijimin dhe ruajtjen e një klime që çon në nxënie të efektshme. Mësimdhënia e planifikuar mirë dhe motivimi mund t’i pakësojnë problemet e drejtimit të disiplinës, por të nxënit mund të ndërpritet për shkak të mungesës së pjesëmarrjes së përgjegjshme ose të respektit. Problemi më i zakonshëm i menxhimit ka të bëjë me faktin që nxënësit duhet të mësohen të flasin me radhë. Kjo është edhe arsyeja pse “ngritja e dorës” është një praktikë universale, në të gjitha shkollat. Ajo që kërkohet shpesh, për të parandaluar veprimet e tilla nuk është dënimi, por një mjedis që e orienton veprimtarinë e drejt të nxënit. Praktikat e mira të menaxhimit të klasës lidhen me parandalimin e sjelljeve jo të mira, formale pozitive të ndërhyrjes dhe pasojat jo dënuese (si një bisedë më nxënësin, pas mësimit përzgjedhjen e problemit), përpara se të kalohet në dënim.
Problemet e vlerësimit – kanë të bëjnë me vlerësimin e saktë të të nxënit. Vlerësimi ndërmjet provimeve apo testimeve është vetëm një nga format e tij, por vlerësimi përmbanë edhe shumë forma të tjera që përfshijnë vlerësimin e detyrave të shtëpisë, mbledhjen e reagimeve dhe informacionit gjatë mësimit dhe vënien e notave nëpër provime, tema, projekte dhe punime të tjera. Vlerësimi është sot një temë shumë dinamike në fushën e arsimit dhe për këtë qëllim, janë hartuar strategji dhe janë përpunuar metodologji të ndryshme, për të arrituar saktësinë më të madhe në gjykimet për vlerën e tyre. Është e rëndësishme që mësuesi të kuptojë se në jetën e vërtetë të klasës, dallimet midis problemeve, metodave të mësimdhënies, menaxhimin, motivimin dhe vlerësimin, pothuajse asnjëherë nuk janë ndarë qartë dhe prerë. Në mësimdhënien e vërtetë këto lloj problemesh do të dalin më shpesh si theksime ose si përparësi, sesa si ndarje kategorike.
Për prindërit
•Së pari të kenë marrëdhënie të mira më fëmijet e tyre e pastaj me mësimdhënësit. Komunikimi dhe raportet e mira mes prindërve dhe fëmijëve janë të rëndësishme pasi që përmes komunikimit prindërit kuptojnë nëse fëmijët e tyre kanë ndonjë paqartësi apo problem gjatë mësimdhënies. Ato duhet të jenë gjithmonë të gatshëm për t’iu ofruar ndihmë dhe mbështetje për çdo gjë që fëmijët kanë nevojë. Duhet të bashkëpunojnë më mësimdhënësit, të bisedojnë me njëri-tjetrin dhe në këtë mënyrë janë në kontakt për fëmijët e tyre se çfarë bëjnë në shkollë, të mbështesin synimet e njëri-tjetrit etj.
•Duhet të jenë profesionist, të përpiqën të krijojnë një atmosferë miqësore me nxënësit në klasë, duhet të përpiqën të përfshijë në mësim të gjithë nxënësit. Mësuesit duhet të di se dhuna fizike dhe psikike përkitazi fëmijëve nuk është zgjidhje e drejtë, ata duhet të dinë të përdorin metoda të tjera të ndëshkimit të cilat nuk dëmtojnë nxënësin në asnjë mënyrë, por e ndihmon atë të përmirësohet duke i kuptuar gabimet dhe duke mos i përseritur ato. Për një mësimdhënie të suksesshme duhet të caktojnë se cilat metoda dhe teknika janë të përshtatshme gjatë mësimdhënies, duhet të mendojnë se di për ta menaxhuar klasën, të respektojë ndryshimet kulturore-etnike të nxënësve në klasë. Mësimdhënësi duhet po ashtu të përshtat mënyrën e administrimit të mësimdhënies me aftësinë e nxënësve, se sa munden të mësojnë.
•Mësimdhënie e sukseshshme zhvillohet edhe kur kolektivi brenda shkollës kanë marrëdhënie të mira ndërkolegiale, bashkëpunimi duhet të jetë në nivel si dhe duhet që fëmijëve t’u krijojnë një ambient të ngrohtë, që fëmijët të ndihen të mirëseardhur çdo herë. Prindërve të fëmijëve duhet t’u ofrohet mirëseardhje, dhe vazhdimisht të organizohen takime mes prindërve dhe mësimdhënësve kur është e nevojshme. Bashkëpunimi i mirëfilltë i tyre është autori kryesor që ndikon në zhvillimin e aftësisë dhe dëshirës për të mësuar te fëmijët.
Prof.Dr.Ilia Larti
Cliquez ici pour réclamer votre Listage Commercial.
Emplacement
Type
Contacter l'école
Téléphone
Site Web
Adresse
Monaco