AST Academy-smart learning

AST Academy-smart learning

Share

تعلم

21/11/2025

📚✨Montessori për Zemrat e Vogla – Së Shpejti në Botim!

Së shpejti në botim librat e rinj edukativ të krijuar posaçërisht për fëmijët:
🔹 me autizëm
🔹 me ngecje në të nxënë
🔹 me hiperaktivitet (ADHD)

👉 Këto libra janë të dizajnuar me kujdes të veçantë për mësimin e shkronjave dhe numrave, duke përdorur metoda të thjeshta, të qarta dhe vizuale — në përputhshmëri të plotë me filozofinë Montessori.

🔸️ Janë të përshtatshme për:
🏫 nivelin parashkollor
👩‍🏫 përdorim në kopshtet, qendrat edukative, terapitë ABA dhe
🏡 punë individuale në shtëpi me fëmijën.

🔸️ Qëllimi i këtyre librave është ta lehtësojnë mësimin, të rrisin motivimin dhe të ndërtojnë siguri te fëmijët që mësojnë ndryshe.

✨ Punuar me kujdes dhe profesionalizëm nga trajnerja e ABA Therapy & Filozofisë Montessori - Allma K. Naili

📖 Më shumë informacione, pamje nga brenda dhe mënyra e porosisë do t’ju informojmë shumë shpejt!

🌐 www.ast-learning.com

11/11/2025

📣 Lajmërim për nënat dhe mësimdhënëset!

🧩 Tema e ligjëratës:
“Sjellja e fëmijës – mesazh për prindërit”

🔹️Në këtë ligjëratë do të mësojmë si të lexojmë sinjalet që fëmija na jep përmes sjelljes, dhe si të ndërtojmë një qasje të vetëdijshme e të butë edukimi.

▪️Ligjëruese:
Allma K. Naili
Trajnere e çertifikuar në ABA Therapy,
Diplomuar nga Cardiff College

📅 Data: 13/11/2025
🕓 Ora: 09:00
📍 Vendi: Online - Google Meet

🤍 Një mundësi për të gjithë nënat dhe mësimdhënëset që duan të kuptojnë më thellë fëmijën dhe ta udhëheqin me dashuri, dije dhe durim.

➡️ Bëhuni pjesë e grupit tonë në Telegram:
''N'krah me nënat''
https://t.me/+4xVrizOuZM1hZjdk

Ju mirëpresim
www.ast-learning.com

20/08/2025

📣 REGJISTRIMI HAPET – Shtator 2025!

💫KURS I GJUHËS ARABE PËR FËMIJË

🌟 Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të regjistroni fëmijët tuaj në kursin edukativ të gjuhës arabe që fillon në muajin Shtator!

🧕💁‍♂️ Për kë është ky kurs?

Për të gjithë fëmijët nga mosha 7-13 vjeçare që duan të mësojnë gjuhën e Kur’anit në mënyrë të dashur, të lehtë dhe të përshtatur për moshën e tyre!

📚 Si zhvillohet kursi?

🗓️ 2 herë në javë
▪️ Mësim i gjuhës arabe për komunikim
▪️ Metoda dinamike dhe interaktive që fëmijët t’i duan orët e mësimit!

🎁 BONUS pa pagesë për çdo pjesëmarrës:

✅ Finger math & Aritmetikë mendore
✅ Memorizim hadithesh Profetike në shqip dhe arabisht
✅ Komentim i haditheve me tematika edukative që formojnë karakterin

📍Vendet janë të kufizuara!

👉Mos e humb këtë mundësi të artë për t’i ofruar fëmijës një edukim të dobishëm, të pasur me vlera islame dhe njohuri praktike.

👇Për regjistrim dhe informata shtesë na kontaktoni në:
📞WhatsApp/Viber
+962 777698910

Ju mirëpresim 💫

www.ast-learning.com

17/08/2025

🔊 Kurs edukativ për vajzat adoleshente
“Hixhabi im, zgjedhja ime”

A po hasni vështirësi që vajza juaj të pranojë të veshë hixhabin?

Shumë nëna përballen me sfida të mëdha kur përpiqen të bindin vajzat e tyre të mbulohen pas hyrjes në moshën e pjekurisë.
Kjo është një periudhë delikate, e cila sjell me vete ndryshime të mëdha trupore, emocionale dhe shpirtërore.

Pikërisht për këtë arsye,AST Academy ofron kursin “Hixhabi im, zgjedhja ime”, i cili synon jo vetëm të ndihmojë në përvetësimin e vlerave islame si hixhabi, por edhe në përballimin e sfidave të shumta që shoqërojnë vajzat në fazën e adoleshencës.

✨ Çfarë do të mësojë vajza juaj në këtë kurs?

• Dispozitat fetare: shenjat e pjekurisë, pastrimi, gusli etj.
• Ndryshimet trupore dhe psikologjike – dhe si të përballet me to me qetësi dhe vetëdije.
• Higjiena personale dhe kujdesi për trupin.
• Rëndësia e hixhabit dhe si të qëndrojë e qëndrueshme në përkushtimin e saj.
• Si të zgjedhë shoqe të mira dhe të largohet nga shoqëria e keqe.
• Vlera e namazit dhe respekti ndaj prindërve.
• Marrëdhëniet ndërmjet vajzave dhe djemve sipas normave islame.
• Forcimi i vetëbesimit: si të jetë vajzë e fortë dhe e sigurt në veten e saj.

🧕 Pse duhet ta regjistroni vajzën tuaj?

✔️ Përmbajtje e përshtatur me mendësinë dhe nevojat e vajzave të moshës 10-18 vjeç.
✔️ Përgatitje e plotë për një fazë të rëndësishme jetësore – me dije, vetëbesim dhe vlera islame.
✔️ Ligjërata dhe sesione edukative nga specialiste e fushës së edukimit dhe jurisprudencës islame.
✔️ Mbështetje e vazhdueshme përmes seancave këshilluese dhe përgjigje ndaj çdo pyetjeje.
✔️ Kursi ofrohet pa pagesë dhe zhvillohet online nëpërmjet Google Meet.

📌 Detaje të rëndësishme:

Mosha e vajzave: 10–18 vjeç
Forma e mbajtjes: Online - Google Meet
Pagesa: Falas
Organizator: AST Academy
Kontakti dhe regjistrimi:
WhatsApp/Viber/Telegram
+962 777698910

💬 Për të ndjekur detajet rreth kursit na ndiqni në grupin tonë në Telegram enkas për femra:

https://t.me/+mEDs_bIucGEzZTZi

Mirë se vini në një hapësirë të sigurt, edukative dhe shpirtërore për vajzën tuaj!

🌐 www.ast-learning.com

27/07/2025

📣 LAJMËRIM:
Kursi i FUNDIT i Aritmetikës Mendore për këtë verë❗️

A dëshiron që fëmija yt të zhvillojë fokusin, kujtesën dhe vetëbesimin përmes metodës më të përparuar të llogaritjes pa laps as fletë❓️

📌 Ky është kursi i FUNDIT që do të mbahet fizikisht gjatë kësaj vere në ambientet tona, një mundësi e artë për t'i dhënë fëmijës dhe nxënësit tënd një epërsi të fuqishme në logjikë dhe përqendrim!

🧠 Aritmetika mendore nuk është thjesht llogartije e shpejt, është ushqim për trurin dhe një rrugë për zhvillimin e aftësive.

📅 Data e fillimit: 29/07/2025
📍 Lokacioni: AST Academy-Mitrovicë

🎓 Vendet janë të kufizuara!

💡 Çfarë përfitojnë fëmijët?

✔️ Zhvillim i mendimit logjik
✔️ Përqendrim më i lartë
✔️ Shkathtësi në zgjidhjen e problemeve
✔️ Vetëbesim dhe sukses në shkollë.

📲 Për regjistrim na kontaktoni në:
WhatsApp & Viber
+962 777 698910

⏳ Mos e humb këtë mundësi unike!

🌟 Bëje këtë verë të paharrueshme me vlerë, dije dhe përparim.






www.ast-learning.com

19/07/2025

📚✨ Klasa është gati!

Me shumë përkushtim kemi përgatitur ambientin për trajnimin intensiv të Aritmetikës Mendore, që do të fillojë nesër! 🧠✏️

📍 Lokacioni: Mitrovicë afër shkollës ''Musa Hoti''.

Ky trajnim është një mundësi e mrekullueshme për të mësuar teknika të reja në zhvillimin e aftësive logjike dhe për të përjetuar fuqinë e llogaritjes pa mjete ndihmëse! 🔢

Mirë se vini nesër, të motivuar e të buzëqeshur! 😊

www.ast-learning.com

16/07/2025

📢 Lajmërim i rëndësishëm për të gjitha edukatoret dhe trajneret!

Me datën 20-22 Korrik 2025 në Mitrovicë, do të organizohet një Kurs TOT intensiv i Aritmetikës Mendore një mundësi unike për të gjithë ata që dëshirojnë të certifikohen si trajnues dhe të punojnë me fëmijët në mënyrë profesionale dhe efektive.

📌 TOT (Training of Trainers) i Aritmetikës Mendore përfshin:

✅ Metodologjinë praktike të trajnimit
✅ Strukturën e programeve sipas moshës
✅ Teknikat e avancuara të numërimit mental
✅ Ushtrime konkrete dhe materiale pune

🕒 Kursi do të zgjasë 3 ditë dhe do të jetë intensiv dhe shumë praktik, i përshtatshëm për ata që duan të hapin kurse të veta apo të aplikojnë këtë metodë në institucione edukative.

🎓 Pjesëmarrësit do të pajisen me:

▪️Certifikatë përfundimtare

▪️Manual pune dhe material të detajuar

▪️Mbështetje edhe pas trajnimit për fillimin e praktikës

📍Vendi: Mitrovicë
📅 Data: 20-22 Korrik 2025

📞 Për regjistrim dhe më shumë informata na kontaktoni në WhatsApp/Viber
+962 777698910

🔸️Vendet janë të kufizuara në grupe vetëm 3 studente !

Mos e humb këtë mundësi për të qenë pjesë e një metode që transformon mendjen e fëmijëve në mënyrë kreative dhe efektive! 🌟

09/06/2025

💡Mos e ndal hapin as verës!

🧩 Angazhim i fëmijëve për një verë aktive
🕵️‍♀️ Punë me metoda interaktive, moderne e atraktive
💫 Përvetësim i gjuhës me lehtësi
🗣️ Fokus në komunikim të vazhdueshëm

🔴 Arritjet:

⭕️ Ngritje e nivelit të gjuhës
⭕️ Përmirësim në komunikim
⭕️ Zgjerim i fjalorit
⭕️ Ngritje e vetëbesimit

🎈Kurs për fëmijë

Për të gjitha detajet, kontaktoni ne numrin e telefonit:

☎️ +383 43 708 159

ose na shkruani në rrjete sociale

08/06/2025

🎉 ZBRITJE MARRAMENDËSE NË AST ACADEMY! 🎉

📚 Jepi vetes mundësi për një hap më përpara në trajnime profesionale!

🔶 ABA Therapy – Zbritje 60%

▪️Për nënat e fëmijëve me çrregullime në zhvillim dhe për të gjithë ata që duan të mësojnë një metodë efektive për përmirësimin e sjelljes dhe aftësive të komunikimit.

🔷 Trajnim logopedik së bashku me çantën PECS – Zbritje 40%

▪️Një mjet praktik dhe shumë i përdorshëm për fëmijët që kanë vështirësi në të folur dhe komunikim. Përshtatet lehtësisht për përdorim në shtëpi apo në ambiente shkollore.

🧠 Aritmetika Mendore – Zbritje 30%

Zhvillo logjikën, kujtesën dhe vetëbesimin e fëmijës përmes një metode argëtuese që mëson matematikën pa pasur nevojë për laps e letër!

✅ Kush përfiton nga kjo ofertë?

Këto zbritje vlejnë ekskluzivisht për çdo anëtare të grupit
"N'krah me nënat" në Telegram një komunitet i fuqishëm që bashkon nëna të përkushtuara për rritje dhe zhvillim me dije, vetëdije dhe besim.

🟢 Bashkohu edhe ti në grupin Telegram dhe përfito nga zbritja që nuk përsëritet 💫

👉 https://t.me/+4xVrizOuZM1hZjdk

▪️Për detajet shtesë na kontakto
WhatsApp / Viber / Telegram

+962 777698910

🌐 www.ast-learning.com

03/06/2025

🧠 ARITMETIKË MENDORE
15 Orë Praktike - Trajnim intenziv

"Për nënat, edukatoret dhe të gjithë ata që duan t’i ndihmojnë fëmijët të mendojnë më shpejt dhe më qartë!"

🔸️A dëshiron që fëmija yt të zhvillojë mendimin logjik, kujtesën, fokusin dhe vetëbesimin – përmes një metode zbavitëse dhe të vërtetuar shkencërisht❓️

➡️ Aritmetika Mendore është më shumë se numra.
Është një trajnim për trurin që ndihmon fëmijën të mendojë më shpejt, të llogarisë pa ndihmën e gishtave apo kalkulatorit, dhe të përparojë në të gjitha fushat e mësimit.

🔹 Çfarë do të mësoni në këtë trajnim?

▪️ Parimet bazë të Aritmetikës Mendore,
▪️ Përdorimi i abakusit në mënyrë praktike,
▪️ Stimulimi i dy hemisferave të trurit te fëmijët,
▪️ Si ndikon kjo metodë në zhvillimin emocional dhe akademik,
▪️ Si ta prezantoni këtë metodë tek fëmijët me autizëm, hiperaktivitet apo vonesa në të nxënë.

✨ Përfito nga ky trajnim nëse je:

✅ Nënë që dëshiron të ndihmojë fëmijën me metoda të zgjuara,
✅ Mësuese që kërkon metoda efektive dhe moderne,
✅ Terapiste që punon me fëmijë me nevoja të veçanta.

📌 Detajet e trajnimit:

🗓 Data: Muaji Korrik & Gusht
🕒 Koha: Para dhe pasdite
📍 Vendi: Mitrovicë & Prishtinë
⏳Vetëm për femra
📜 Certifikatë nga AST Academy

➡️ Regjistrimi dhe informacionet shtesë:

WhatsApp/Viber/Telegram:
+962 777 698910

Ju mirëpresim 💫

🌐 www.ast-learning.com

03/06/2025

✌️ FINGER MATH

"Për nënat dhe mësimdhënëset që duan metoda të zgjuara për të vegjlit!"

A dëshiron të mësosh një metodë zbavitëse dhe efikase që ndihmon fëmijët në koncentrim, vetëbesim dhe llogaritje❓️

➡️ Finger Math është pikërisht ajo që të duhet!

🔹 Çfarë do të mësoni në seminar❓️

▪️Çfarë është Finger Math dhe për çfarë shërben?

▪️Rëndësia e saj në përmirësimin e përqendrimit dhe vetëbesimit te fëmijët

▪️Si përgatitet dorëza e "Eva's" – me demonstrim praktik dhe ide kreative

▪️Pse Finger Math është zgjedhje ideale për fëmijët me:
– Autizëm
– Hiperaktivitet
– Vonesë në zhvillim
– Vështirësi në përqendrim

Metoda zbavitëse për mësimdhënie efektive 👌

✨ Ky seminar është një ndihmë reale për nënat dhe mësimdhënëset!

🔹️Do ta bëjë më të lehtë punën tuaj me fëmijët në llogaritjen e mbledhjeve dhe zbritjeve, përmes lojës dhe përfshirjes aktive.

🔸 Bonus:
Ky seminar është hyrje në programin e Aritmetikës Mendore TOT, i cili ofrohet fizikisht dhe online për të interesuarat.

📌 Detajet e seminarit:
▪️ Kohëzgjatja: Vetëm 4 orë
▪️ Çertifikatë nga AST Academy
▪️ Vetëm për femra

📞 Për regjistrim dhe informacione shtesë:

WhatsApp / Viber / Telegram:
+962 777 698910

Ju mirëpresim 💫

🌐 www.ast-learning.com

03/06/2025

🌟 Trajnim Intensiv për Nëna:
ABA Therapy – 12 Orë në 3 Ditë

🔸️Çdo nënë dëshiron të kuptojë më mirë fëmijën e saj dhe ta ndihmojë të arrijë potencialin e vet më të mirë.

Ky trajnim është dizajnuar enkas për ty, nënë, që je çdo ditë në kontakt me fëmijën tënd dhe dëshiron të ndihmosh zhvillimin e tij me metoda të provuara dhe efektive.

Gjatë këtij trajnimi intensiv 3-ditor do të mësosh:
✅ Parimet bazë të ABA Therapy në gjuhë të thjeshtë dhe praktike,
✅ Si të reagosh ndaj sjelljeve sfiduese pa tension,
✅ Si ta motivosh fëmijën të mësojë me hapa të vegjël por të qëndrueshëm,
✅ Ushtrime konkrete që mund t’i praktikosh në shtëpi menjëherë pas trajnimit,
✅ Roli yt si nënë në procesin terapeutik – me mbështetje, jo me presion.

➡️ Ky trajnim është më shumë se njohuri, është një mundësi për të ndërtuar lidhje më të fortë me fëmijën tënd, për ta kuptuar më mirë dhe për të qenë krahu i tij i djathtë në çdo sfidë.

📌Trajnimi mbahet:

🗓 Data: Muaji Korrik & Gusht
🕒 Koha: Para dhe pasdite
📍 Vendi: Mitrovicë & Prishtinë
⏳ Vetëm për femra

➡️ Për regjistrim dhe informacione:

WhatsApp/Viber/Telegram
+962 777 698910

Ju mirëpresim 💫

🌐 www.ast-learning.com

Want your school to be the top-listed School/college in Amman?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


الأردن
Amman