Shkolla Shqipe Riva Del Garda

Shkolla Shqipe Riva Del Garda Informazioni di contatto, mappa e indicazioni stradali, modulo di contatto, orari di apertura, servizi, valutazioni, foto, video e annunci di Shkolla Shqipe Riva Del Garda, Scuola, Via Liberazione 7, Riva del Garda.

08/02/2026

WindowRadio.de:
(Horizont)

E Diel – 8 Shkurt 2026, Ora 21:00:

WindowRadio.de ka kënaqësinë të njoftojë se këtë të diel, më 8 shkurt 2026, në orën 21:00, në emisionin Horizont do të jetë e ftuar Nereida Xhakolli, nënkryetare e shoqatës “Rinia” në Riva del Garda, mësuese dhe aktiviste e angazhuar në jetën komunitare të shqiptarëve në Itali, aktualisht me veprimtari në Rovereto.

Nereida Xhakolli përfaqëson profilin e një gruaje aktive në diasporë, që ndërthur edukimin, angazhimin shoqëror dhe pjesëmarrjen qytetare, duke kontribuar në ruajtjen e identitetit, ndërgjegjësimit dhe përfshirjes së të rinjve shqiptarë jashtë atdheut.

🎙 Tema e Mbrëmjes:

Në këtë emision të Horizont, fokusi i diskutimit do të jetë tek roli i të rinjve dhe grave në diasporë, aktivizmi komunitar dhe sfidat e përfaqësimit shoqëror:

🔹 Roli i shoqatave shqiptare në diasporë – mision, sfida dhe ndikim real:
🔹 Angazhimi i të rinjve shqiptarë në Itali – apati apo potencial i pashfrytëzuar?
🔹 Edukimi si mjet emancipimi dhe rezistence kulturore:
🔹 Gratë në diasporë – mes përgjegjësive familjare dhe aktivizmit shoqëror:
🔹 A po krijon diaspora struktura të qëndrueshme apo vepron në mënyrë sporadike?
🔹 Çfarë duhet të ndryshojë që zëri i komunitetit shqiptar të dëgjohet më fort?

Nereida Xhakolli vjen në Horizont për të ndarë përvojën e saj personale dhe kolektive, reflektime mbi jetën në diasporë, rëndësinë e edukimit dhe nevojën për angazhim të vazhdueshëm qytetar.

👥 Moderimi:
Emisioni do të moderohet nga Leonard Koja, me bashkëmoderimin e Madiana Nuredinit, e cila do të kontribuojë në drejtimin e debatit dhe ndërveprimin me dëgjuesit.

📡 Ku Mund të Na Ndiqni?

▶ Në website zyrtar WindowRadio.de – transmetim live 24/7:
▶ Në platformën ndërkombëtare RadioBox – kërkoni: WindowRadio.de:
▶ Radio Shqip – platformë e radiove shqiptare në diasporë:
▶ Në platformën globale TuneIn – të regjistruar zyrtarisht:
▶ Google Search – shkruani: WindowRadio.de live:
▶ Facebook Live – transmetim i drejtpërdrejtë me komente në kohë reale:
▶ YouTube – Horizont – WindowRadio.de:
(emisioni i plotë i regjistruar)
📻 Ritransmetim:
Të nesërmen në orën 13:00.

🎧 Një mbrëmje reflektimi, aktivizmi dhe dialogu të hapur nga diaspora shqiptare.

8 Shkurt 2026 – Ora 21:00:
📻 Vetëm në WindowRadio.de.

Sonte live TV nje Dritare ora 20:00 e ftuar speciale Mesuese e shkolles Shqipe dhe zv Presidentja e shoqates RINIA Riva ...
01/02/2026

Sonte live TV nje Dritare ora 20:00 e ftuar speciale Mesuese e shkolles Shqipe dhe zv Presidentja e shoqates RINIA Riva del Garda, drejtuar nga moderatore kolegja e saj shum e embel
mesuesja Albina Ceka .

13/12/2025
🇦🇱Duke u pergatitur per festat e Nentorit 🇦🇱         🇦🇱GEZUAR 🇦🇱
22/11/2025

🇦🇱Duke u pergatitur per festat e Nentorit 🇦🇱
🇦🇱GEZUAR 🇦🇱

Jemi të lumtur që të ndajmë me ju, të dashur bashkëatdhetarë, momentin e tringëllimit të ziles së parë e cila ftoi fëmij...
05/10/2025

Jemi të lumtur që të ndajmë me ju, të dashur bashkëatdhetarë, momentin e tringëllimit të ziles së parë e cila ftoi fëmijët dhe prindërit e tyre në rifillimin e vitit të ri shkollor të mësimit plotësues të gjuhës dhe kulturës tonë shqiptare.
Ky vit është një vazhdimësi për nxënësit tanë që kanë ndjekur mësimin në këtë shkollë / kurs pranë Organizzazione Solidarietà Internazionale Onlus RINIA - Riva del Garda, por për disa fëmijë është edhe fillimi i një rrugëtimi të ri në botën e gërmave magjike të alfabetit tonë të pasur e të mrekullueshëm.
Nxënësja më e re është Isabel Sufali, 8 vjeçe e cila iu bashkua shkollës pasi u njoh krejt rastësisht me mësuese Nereidën gjatë pushimeve verore. Isabel e ka mamin moldave dhe babin nga Peqini i Elbasanit. Ajo është shumë e gëzuar dhe e emocionuar që më në fund gjeti folenë ku do të mësojë mirë gjuhën shqipe duke pasur kështu mundësinë të komunikojë rrjedhshëm dhe pa ndrojë me gjyshërit dhe kushërinjtë e saj shqiptarë.
Ishin të pranishëm edhe Presidenti i Lidhjes së Shkollave të Gjuhës Shqipe në Itali, z. Dritan Mashi së bashku me kolegen tonë znj. Irena Mashi që janë edhe mësues pranë shkollës Gjergj Fishta në Levico.

Mirë se erdhët fëmijë! Supriza dhe aktivitete të bukura na presin.
Mësueset
Nereida Xhakolli dhe Albina Ceka

03/09/2025

Informojme te gjith prinderit qe kane femijet e moshave nga 6 deri ne 15 vjec ne Riva del Garda e zonave kufitare si Torbole , Nago, Tenno, Ledro, Limone e Tremosine qe. Shkolla Shqipe Riva Del Garda hap dyert e kursit te gjuhes Shqipe te shkolles kete vit diten e shtune me te njejten orar ( 15:00/17:00) me daten 4 Tetor 2025 .I lutemi te interesuarve se per info te dergone mesazh ne in box ose te telefonojne.
Regjistrimet kane filluar qe nga dita e pare e Shtatorit. Te dashur prinder e nxenes, Mesueset e mrekullueshme Nereida Xhakolli e Albina Ceka ju perqafojne dhe ju mirepresin me krahe hapur❤️.

26/08/2025

Indirizzo

Via Liberazione 7
Riva Del Garda
38066

Notifiche

Lasciando la tua email puoi essere il primo a sapere quando Shkolla Shqipe Riva Del Garda pubblica notizie e promozioni. Il tuo indirizzo email non verrà utilizzato per nessun altro scopo e potrai annullare l'iscrizione in qualsiasi momento.

Contatta La Scuola/università

Invia un messaggio a Shkolla Shqipe Riva Del Garda:

Condividi

Digitare