Scuola albanese Scanderbeg Parma

Scuola albanese Scanderbeg Parma Informazioni di contatto, mappa e indicazioni stradali, modulo di contatto, orari di apertura, servizi, valutazioni, foto, video e annunci di Scuola albanese Scanderbeg Parma, Centro Giovani Esprit, Parma.

“Shqipja, folezë e sigurt dashurie!” Si çdo vit, shkolla shqipe “Scanderbeg” Parma hap dyert e klasave për vitin e ri sh...
28/08/2026

“Shqipja, folezë e sigurt dashurie!”

Si çdo vit, shkolla shqipe “Scanderbeg” Parma hap dyert e klasave për vitin e ri shkollor 2026 – 2027 me të njëjtin përkushtim dhe po me aq dashuri për të gjithë fëmijët shqiptarë të interesuar nga mosha 5 deri 18 vjeç.

Shkolla ka qenë dhe mbetet një hapësirë ku fëmijët tanë mësojnë gjuhën shqipe, kulturën, historinë dhe traditat tona, duke ruajtur me dashuri lidhjen me rrënjët dhe identitetin e tyre.

Prindër, regjistroni fëmijën tuaj dhe bëhuni pjesë e familjes sonë!

📩 Për informacione dhe regjistrime:
✉️ [email protected]

18/11/2025

Një zemër e vogël, një këngë e madhe për atdheun!
🎶Nxënësja e shkollës sonë shqipe “Scanderbeg”, Parma po përgatitet me pasion për festat e Nëntorit të Kuq! Janë këto këngë që mbajnë gjallë gjuhën dhe traditat tona.
💖Ky moment i bukur na kujton se dashuria për Shqipërinë, nis që në vogëli!
Suksese Arisa në rrugëtimin tënd! 🎶🎶

Fol shqip, krijo shqip, kliko shqip!Një vit i ri shkollor fillon për nxënësit e kursit të gjuhës shqipe pranë shkollës s...
13/10/2025

Fol shqip, krijo shqip, kliko shqip!
Një vit i ri shkollor fillon për nxënësit e kursit të gjuhës shqipe pranë shkollës shqipe “Scanderbeg”, Parma. Këtë vit do të ecim krah për krah me teknologjinë për të mësuar më bukur, më lehtë dhe në mënyrë më krijuese dhe argëtuese gjuhën tonë të zemrës.
Sepse të mësosh shqip në botën moderne do të thotë të dish si të shfrytëzosh teknologjinë për të ndërtuar, për të komunikuar, për të krijuar, për t’u zhvilluar, por mbi të gjitha për të ruajtur gjuhën e prindërve e të gjyshërve tanë.
Në rrugëtimin tonë me librin në dorë e dashurinë për Atdheun në zemër, teknologjia nuk e zëvendëson fjalën, por e ndihmon atë të fluturojë më larg.
Si çdo vit, mësueset ju presin krahëhapur dhe zemërçelur! Mësimet fillojnë në datën 25 Tetor ora 17.

Scanderbeg Parma

“NGJYRAT E FJALËS”Në kuadër të datës 2 prill, ditës ndërkombëtare të Librit për Fëmijë, nën drejtimin e mësuese Anila Be...
02/04/2025

“NGJYRAT E FJALËS”

Në kuadër të datës 2 prill, ditës ndërkombëtare të Librit për Fëmijë, nën drejtimin e mësuese Anila Berberi, koordinatore e Shkollës Shqipe “Scanderbeg” Parma, dhe mësueses Marsela Manaj, shkolla “Migjeni”, Fano, merr jetë projekti më i ri për të vegjëlit tanë “Ngjyrat e fjalës”. Në grupin e punës do të bëjnë pjesë edhe Monda Mara, mësuese e shkollës “Mësonjëtorja” në Breshia, Erona Hasula, mësuese shkolla “At Gjergj Fishta” në La Spezia dhe Egla Teja, mësuese shkolla “Ura” në Novara.
Projekti “Ngjyrat e fjalës” është konceptuar si një përvojë krijuese dhe edukuese që ka si qëllim të nxisë krijimtarinë, të shtojë kureshtjen në përdorimin e fjalëve dhe të zhvillojë jo vetëm aftësitë gjuhësore, por edhe ato artistike si mjete për të mësuar duke eksploruar.
Ky projekt është i menduar për fëmijët, për të nxitur krijimtarinë e tyre nëpërmjet fjalës apo për të zhvilluar një koncept nëpërmjet ngjyrës, duke u dhënë mundësi atyre që të përjetojnë çdo fjalë, çdo emocion dhe t’i japin një ngjyrë mendimit të tyre.
Nëpërmjet përkthimit, fëmijët do të mësohen të reflektojnë për përdorimin e fjalëve në përshkrimin e emocioneve apo të ngjarjeve, ndërsa nëpërmjet vizatimit do t’u japin formë dhe ngjyrë fjalëve. Të gjitha këto i ndihmojnë që të zhvillojnë kompetencat e tyre treguese dhe komunikuese si edhe të eksplorojnë se si gjuha mund të bëhet më shprehëse dhe më e pasur.
Në kuadër të këtij projekti janë përzgjedhur disa poezi dhe disa tregime të shkurtra në italisht dhe në shqip, të cilat duhet të përkthehen dhe të bëhen objekt krijimi artistik nga vetë fëmijët nëpërmjet një vizatimi apo një kolazhi.
Janë të ftuar të gjithë mësuesit dhe shkollat që t’i bashkohen kësaj nisme.

23/02/2025

Indirizzo

Centro Giovani Esprit
Parma
43126

Notifiche

Lasciando la tua email puoi essere il primo a sapere quando Scuola albanese Scanderbeg Parma pubblica notizie e promozioni. Il tuo indirizzo email non verrà utilizzato per nessun altro scopo e potrai annullare l'iscrizione in qualsiasi momento.

Contatta La Scuola/università

Invia un messaggio a Scuola albanese Scanderbeg Parma:

Scelte rapide

Condividi