14/06/2026
🌍❤️ Festa e Popujve 2026 – Fano ❤️🌍
Dje patëm kënaqësinë dhe nderin të marrim pjesë në Festën e Popujve, e organizuar në tendën e madhe pranë Lidos së Fanos nga Zyra Pastorale Migrantes dhe Caritas Dioqezane, me mbështetjen e institucioneve të Fanos.
Edhe këtë vit, Shoqata “Ilirianet”, së bashku me Shkollën Shqipe “Migjeni”, përfaqësuan me krenari kulturën, traditat dhe vlerat e popullit shqiptar. Vajzat e shkollës sonë, të veshura me kostume tradicionale shqiptare, sollën në skenë një program të bukur artistik me këngë, valle dhe interpretime që emocionuan publikun dhe përcollën dashurinë për gjuhën, kulturën dhe identitetin tonë kombëtar.
Përveç programit artistik, patëm kënaqësinë të ndajmë me të pranishmit edhe shijet e kuzhinës tradicionale shqiptare. Vizitorët patën mundësinë të provojnë gatime tipike si byrek, qofte, salcë kosi dhe trileçe, të përgatitura me përkushtim dhe dashuri, të cilat u vlerësuan dhe u pëlqyen shumë nga të gjithë.
Momenti më i bukur dhe më emocionues i festës ishte në fund të aktivitetit, kur tingujt e muzikës sonë popullore bashkuan të gjithë pjesëmarrësit. Përfaqësues të komuniteteve të ndryshme u ngritën për të kërcyer së bashku me vajzat tona në skenë, duke krijuar një atmosferë të mrekullueshme miqësie, respekti dhe harmonie mes popujve.
Falënderojmë nga zemra organizatorët për punën dhe përkushtimin e tyre në realizimin e kësaj feste kaq të veçantë, e cila promovon bashkëjetesën, dialogun dhe njohjen e kulturave të ndryshme.
Një falënderim i veçantë shkon për të gjitha komunitetet pjesëmarrëse: Ukrainën, Perunë, komunitetet afrikane etj., që e bënë këtë ditë një festë të vërtetë të larmishme dhe miqësore.
Mirënjohje të pafundme për fëmijët tanë, prindërit, mësuesit, vullnetarët dhe të gjithë ata që kontribuuan në suksesin e kësaj dite të paharrueshme.
Jemi krenarë që sollëm një copëz të Shqipërisë në zemër të Fanos dhe akoma më të lumtur që e ndamë atë me miq nga kultura dhe vende të ndryshme të botës.
🇦🇱❤️ Rrënjët tona na bëjnë më të fortë, ndërsa dialogu dhe miqësia mes popujve na bëjnë më të pasur në shpirt! 🇦🇱❤️
🌍❤️ Festa dei Popoli 2026 – Fano ❤️🌍
Ieri abbiamo vissuto una giornata speciale, ricca di emozioni, colori, tradizioni e amicizia tra i popoli.
L’Associazione Ilirianet, che partecipa con orgoglio alla Festa dei Popoli fin dalla sua rinascita, insieme alla Scuola Albanese “Migjeni”, ha avuto l’onore di rappresentare la cultura e le tradizioni albanesi attraverso il canto, la danza e il sorriso dei nostri ragazzi.
I bambini e i giovani della scuola, splendidamente vestiti con gli abiti tradizionali albanesi, hanno regalato al pubblico uno spettacolo ricco di energia, passione e amore per le proprie radici. Ogni canto, ogni passo di danza e ogni esibizione sul palco hanno raccontato la bellezza della nostra cultura e il valore della nostra identità.
Oltre al programma artistico, abbiamo avuto il piacere di condividere con i presenti anche alcuni sapori della tradizione culinaria albanese. I visitatori hanno potuto degustare specialità tipiche come byrek, qofte, salcë kosi e trileçe, preparate con cura e dedizione e molto apprezzate da tutti.
Il momento più emozionante è arrivato al termine della manifestazione, quando le note della musica popolare albanese hanno coinvolto tutti i presenti. Rappresentanti di diverse comunità e nazionalità si sono uniti alle nostre ragazze sul palco ballando insieme, trasformando la piazza in un grande abbraccio tra popoli. Un’immagine che porteremo nel cuore e che rappresenta perfettamente lo spirito di questa festa: unità nella diversità, rispetto reciproco e amicizia.
Un sentito ringraziamento va agli organizzatori della Festa dei Popoli per aver creato, ancora una volta, un’occasione così preziosa di incontro, dialogo e condivisione.
Grazie a tutte le comunità partecipanti – Ucraina, Perù, Africa e a tutti gli altri popoli presenti – per aver condiviso con noi le loro tradizioni, la loro cultura e il loro entusiasmo.
Un ringraziamento speciale va alle nostre ragazze ,alle famiglie, agli insegnanti, ai volontari e a tutti coloro che hanno contribuito alla riuscita di questa splendida giornata.
Siamo orgogliosi di aver portato un pezzo della nostra Albania nel cuore di Fano e ancora più felici di averlo condiviso con tanti amici provenienti da ogni parte del mondo.
🇦🇱❤️ Insieme, attraverso la cultura, costruiamo ponti di amicizia che uniscono i popoli e guardano al futuro con speranza. ❤️🇦🇱