Shkolla Shqipe Mësonjëtorja

Shkolla Shqipe Mësonjëtorja Informazioni di contatto, mappa e indicazioni stradali, modulo di contatto, orari di apertura, servizi, valutazioni, foto, video e annunci di Shkolla Shqipe Mësonjëtorja, Scuola di lingue, Via Legione Ceccopieri, Cremona.

Jemi duke punuar për të rihapur shkollën e femijëve tanë, atje ku argëtoheshin, mësonin, njiheshin dhe njihnin traditat ...
23/06/2023

Jemi duke punuar për të rihapur shkollën e femijëve tanë, atje ku argëtoheshin, mësonin, njiheshin dhe njihnin traditat kulturën dhe gjuhën e tyre të mrekullueshme.
Pasjoni është forca që na bën të ecim sa më lart❣️
Na ndaloj covid, por do rikthehemi më të fort se kurrë, me shum të reja🥰

Ju përqafojmë❤️

Vogëlushja jonë Benedetta  Cavazza mori pjes në një konkurs, normalisht online në keto koh pandemie, dhe me kënaqesinë d...
05/01/2021

Vogëlushja jonë Benedetta Cavazza mori pjes në një konkurs, normalisht online në keto koh pandemie, dhe me kënaqesinë dhe me krenarinë më të madhe, duam të ndajmë ketë gezim me ju, Benedetta fitoj vëndin e parë, Shkolla shqipe Mësonjëtorja i uron Benedettës shumë sukses❤
Shpresojmë tja dalim ksaj situate, dhe të keni kënaqesinë ta shikoni live, te shkolla shqipe Mësonjëtorja 🙏🥰🐞🍀❤
Ju përshendes dhe ju uroj gjith të mirat.
Jori❤

❤🇦🇱❤Mes shumë yjesh në QiellU shfaqën dy për hijeshi:Njëri për Kosovën martire,Tjetri për nënën Shqipëri.Boletini mori u...
28/11/2020

❤🇦🇱❤

Mes shumë yjesh në Qiell
U shfaqën dy për hijeshi:
Njëri për Kosovën martire,
Tjetri për nënën Shqipëri.

Boletini mori udhë të gjatë.
Plaku i Maleve e priste n’Vlorë,
Si t’shkonte kur digjej Kosova flakë
E nuk ia linte shkaun në dorë.

Vrisnin e prisnin fëmijë n’djep,
Piskamat ushtonin deri n’Qiell.
Flakë e tym në çdo skaj e cep,
Trimat luftonin me vdekjen deri n’Diell.

Edhepse rrjedhi gjaku sikur lum’
E u dridh toka si goditje meteori,
Asgjë nuk na bashkoi më shumë
Sa dita jonë e madhe - 28 NËNTORI

27/11/2020

Gezuar 108 vjetorin e festes te flamurit, dhe te clirimit te Shqiperise, nga Shkolla shqipe Mësonjëtorja Cremona 🇦🇱❤

Rreth flamurit të përbashkuar
Me një dëshir’ e një qëllim,
Të gjith’ Atij duke iu betuar
Të lidhim besën për shpëtim.

Prej lufte veç ai largohet
Që është lindur tradhëtar,
Kush është burrë nuk frikësohet,
Po vdes, po vdes si një dëshmor!

Në dorë armët do t’i mbajmë,
Të mbrojmë atdheun në çdo kënd,
Të drejtat tona ne s’i ndajmë;
Këtu armiqtë s’kanë vënd!

Se Zoti vetë e tha me gojë
Që kombe shuhen përmbi dhé,
Po Shqipëria do të rrojë;
Për të, për të luftojmë ne!

O Flamur, flamur, shenj’ e shenjtë
tek ti betohemi këtu
për Shqipërinë, atdheun e shtrenjtë,
për nder’ edhe lavdimn e tu.

Trim burrë quhet dhe nderohet
atdheut kush iu bë therror.
Përjetë ai do të kujtohet
mbi dhe, nën dhe si një shenjtor!

Këto janë pasuria më e madhe që kemi.Jori♥️🍀🐞♥️N'ty mendoj kur agon drita,Kur bylbyli mallshem kndon,N'ty mendoj kur sos...
09/11/2020

Këto janë pasuria më e madhe që kemi.
Jori♥️🍀🐞♥️

N'ty mendoj kur agon drita,
Kur bylbyli mallshem kndon,
N'ty mendoj kur soset dita,
Terri boten kur e mblon.

Vec se ty te shoh un n'anderr,
Vec se ty, cuet, t'kam n'mendim;
Nder t'vështira ti m'je qanderr,
Per ty i lehtë m'vjen cdo ndeshkim.

Tjera brigje, fusha e zalle
Une kam pa, larg tue ba shtek,
E pergjova tjera valle,
N'tjera lule syu m'u rrek;

Por nji fushe ma e bleret nuk shtrohet,
Por nji mal ma bukur s'rri,
Ma i kulluet nji lum s'dikohet,
Moj Shqypni, porsi i ke ti.

N'ty ma i bukur lulzon Prielli,
Jane ma t'kandshme stine e mot;
N'ty bylbyli pa le dielli
Kndon ma ambel t'Madhit Zot.

Pa ty lules s'm'i vjen era,
Pa ty pema fryt nuk m'bjen:
Mue pa ty nuk m'del prendvera,
Pa ty dielli nuk m'shkelxen.

Dersa t'mundem me ligjrue
E sa gjall me fryme un jam,
Kurr Shqypni, s'kam me t'harrue,
Edhe n'vorr me t'permende kam.
- poezi nga Gjergj Fishta

Shumë urime Brian, bukurosh*t të shkollës Mësonjëtorja që sotë mbush 10 vjec♥️🍀🐞
08/11/2020

Shumë urime Brian, bukurosh*t të shkollës Mësonjëtorja që sotë mbush 10 vjec♥️🍀🐞

Dhe Isa Boletini prapë ishte vonuar atë ditënë gjysmën e ditëlindjes sime,në nëntorin e tretë në shkurtit 2008,me gjysmë...
21/07/2020

Dhe Isa Boletini prapë ishte vonuar atë ditë
në gjysmën e ditëlindjes sime,
në nëntorin e tretë në shkurtit 2008,
me gjysmën e shpirtit të qeshur,
në vendlindjen time.
Me njërin skaj të buzëve
puthte flamurin e kombit,
me tjetrin skaj,
flamurin e shtetit më të ri në botë,
të gjysmës tjetër të Shqipërisë,
që ka emrin Kosovë.
Dy ngjyrat e flamurit shpirti i tij kishte.
Njëra Isa ishte,
tjetra Boletin dëshirë të quhej kishte.
- poezi nga Makfire Canolli

Çame, Çame, Çamërike kraharorin me floriI ke krojet mëmë e mbesëtek zjarri im do të vdesëÇame, Çame, Çamëriplot të vrara...
27/06/2020

Çame, Çame, Çamëri
ke kraharorin me flori
I ke krojet mëmë e mbesë
tek zjarri im do të vdesë
Çame, Çame, Çamëri
plot të vrara ke në gji
tri të korra në një pemë
tri të vjela në një lëmë!
Çame, Çame, Çamëri
tremijë vjet moj i l i r i
populli ynë është burrë
është gjaku në flamur
Çame, Çame, Çamëri
ti je moj njëmijë hijeshi
ti ke çamin që të punon
ti ke çamin që të donë!

Indirizzo

Via Legione Ceccopieri
Cremona
26100

Orario di apertura

14:00 - 17:00

Telefono

+393485750627

Sito Web

Notifiche

Lasciando la tua email puoi essere il primo a sapere quando Shkolla Shqipe Mësonjëtorja pubblica notizie e promozioni. Il tuo indirizzo email non verrà utilizzato per nessun altro scopo e potrai annullare l'iscrizione in qualsiasi momento.

Scelte rapide

Condividi