27/09/2022
(إِنَّا لِلَّهِ وَإِنَّا إِلَيْهِ رَاجِعُونَ) [البقرة:156]
“...Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi” (Bekare:156)
Allahu e pastë mëshiruar, e lartësoftë në shkallën e robërve të Tij të devotshëm, bashkë me pejgamberët, të sinqertit, dëshmorët-shehidët dhe njerëzit të mirë!
Shuhet një yll por rrezet e tij shëndrisin. Kështu është edhe kur ndërron jetë një dijetar.
Ai vazhdon udhëtimin për në amshim, por vepra e tij ndriçon brezat më pas.
Është transmetuar nga Aliu, pastaj Abdullah Bin Mesudi r.a. dhe të tjerë se kanë thënë: ‘Vdekja e një dijetari është një humbje ﴾zbrazëti﴿ në Islam që nuk kompensohet më’. Ndërsa Sufjan Theuriu ka thënë: ‘Çfarë dënimi ka më të madh sesa të vdesin dijetarët e të përhapet mosdija’?!
Allahu ia kompensoftë umetit mungesën e tij!
Allahu e lartësoftë në xhennetet më të larta Dr. Jusuf Karadawi!