Shkolla shqipe "Naim Frashëri" - Prefektura e Osijekut dhe Baranjës, Kroaci

  • Home
  • Croatia
  • Osijek
  • Shkolla shqipe "Naim Frashëri" - Prefektura e Osijekut dhe Baranjës, Kroaci

Shkolla shqipe "Naim Frashëri" - Prefektura e Osijekut dhe Baranjës, Kroaci Mësimi i gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare sipas modelit C, në SHF Vijenac - Osijek, SHF Svete Ane - Osijek, SHF Ivan Goran Kovačić - Đakovo

17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së KosovësNxënësit që ndjekin mësimin e gjuhës shqipe sipas modelit C, së bashku me mësue...
17/02/2026

17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së Kosovës

Nxënësit që ndjekin mësimin e gjuhës shqipe sipas modelit C, së bashku me mësuesin Mendu Imeri, me shumë dashuri dhe përkushtim kanë shënuar 17 Shkurtin – Ditën e Pavarësisë së Kosova.

Përmes punimeve të tyre figurative, vizatimeve dhe mesazheve plot ngjyra, ata shprehën krenarinë, respektin dhe dashurinë për atdheun. Çdo punim pasqyron emocion, kreativitet dhe njohuri për historinë dhe rëndësinë e kësaj date të shenjtë për popullin shqiptar.

Urime 17 Shkurti!
Qoftë gjithmonë simbol i lirisë, unitetit dhe shpresës për brezat që vijnë.

26/12/2025

Zv/Drejtori i Agjencisë së Mërgatës takoi mësuesin e palodhshëm të shqiptarëve në Kroaci, Mendu Imeri

26/12/2025

Sot zëvendës Drejtori i Agjencisë së Mërgatës, Fatlum Jusufi, u takua me nënkryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar për qytetin e Osijekut në Kroaci, z. Mendu Imeri, i cili njëkohësisht është edhe mësimdhënës i gjuhës shqipe në shkollën e Osijekut. Gjatë takimit u diskutua për çështje me rëndësi për mërgatën shqiptare, me theks të veçantë në ruajtjen e gjuhës shqipe, arsimin dhe forcimin e bashkëpunimit institucional në shërbim të shqiptarëve në Kroaci.

09/12/2025

LAJM I MADH NGA KROACIA!

07/12/2025
Vizatimet e nxënësve për 28 Nëntorin - Ditën e Flamurit kombëtar
30/11/2025

Vizatimet e nxënësve për 28 Nëntorin - Ditën e Flamurit kombëtar

Me rastin e Ditës së Shkollës VIJENAC në Osijek, me temën "Kroacia dhe Atdheu im", nxënësit që ndjekin mësimin në gjuhën...
26/11/2025

Me rastin e Ditës së Shkollës VIJENAC në Osijek, me temën "Kroacia dhe Atdheu im", nxënësit që ndjekin mësimin në gjuhën shqipe sipas Modelit C, së bashku me mësuesin e tyre Mendu Imeri, zhvilluan një punëtori të quajtur "Dy zemra një dashuri", ku nxënësit patën mundësinë të hulumtonin ngjashmëritë dhe dallimet midis Kroacisë dhe atdheut të tyre. Po ashtu, ata hulumtuan edhe ushqimet dhe pijet tradicionale dhe përgatitën një prezantim për një ushqim tradicional të quajtur "Flija Shqiptare". Pas prezantimit, ata i ftuan të pranishmit të shijojnë "Flinë", të cilën e kishin përgatitur me shumë përkushtim së bashku me prindërit e tyre.

Povodom Dana škole VIJENAC u Osijeku na temu „Hrvatska i moja Domovina“ učenici koji pohađaju nastavu na albanskom jeziku po Modelu C sa svojim učiteljem Mendu Imeri su imali radionicu koju smo nazvali „Dva srca jedna ljubav“ gdje su učenici imali priliku istraživati sličnosti i različitosti Hrvatske i njihove domovine, a isto tako su istraživali tradicionalna jela i pića te su pripremili prezentaciju o tradicionalnom jelu po nazivu „Albanska Flija“. Nakon prezentacije su pozvale prisutne pa probaju „Fliju“ koju su vrijedno pripremali zajedno sa svojim roditeljima.

22/11/2025

22 Nëntor – Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
🇦🇱 Kongresi i Manastirit – gur themeli i identitetit shqiptar

Sot kujtojmë Kongresin e Manastirit (14–22 nëntor 1908), ku u vendos alfabeti i gjuhës shqipe dhe u bashkua kombi ynë në gjuhë, kulturë dhe shpirt.

Gjuha shqipe është atdheu ynë i parë.
Gëzuar Ditën e Alfabetit!

Zyra për informim
—-
22. studeni – Dan albanskog jezika i pisma
🇦🇱 Kongres u Manastiru – temelj albanskog identiteta

Danas se prisjećamo Kongresa u Manastiru (14.–22. studenoga 1908.), na kojem je utvrđen albanski alfabet i ujedinjen naš narod u jeziku, kulturi i duhu.

Albanski jezik je naša prva domovina.
Sretan Dan alfabeta!

Ured za informiranje

20/11/2025

Nga një Alfabet te një Komb

Address

Županijska 26
Osijek
31000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla shqipe "Naim Frashëri" - Prefektura e Osijekut dhe Baranjës, Kroaci posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share