19/04/2026
Bibliotekës sonë iu shtuan edhe libra të tjerë në ndihmë të nxënësve tanë, si materiale shtesë në zgjerimin dhe përvetësimin e njohurive të reja rreth gjuhës amtare.
Falënderojmë Qëndrën e Botimeve për Diasporën për mbështetjen e punës dhe përpjekjeve tona për ruajtjen e gjuhës shqipe.
Tërheqja e librave nga QBD, u realizua nga znj. Kristina Jotopullo Kryetare e Bashkimit Shqiptar Patra si dhe nga znj. Edlira Leka mësuese e Kursit Iliria Patra.
I falënderojmë zonjat e nderuara për punën e tyre të palodhur dhe të vazhdueshme në interes të shkollës sonë.