Komuniteti Emigranteve Shqiptare Lesvos

Komuniteti Emigranteve Shqiptare Lesvos Organizat jo fitimprurese

Στη μάχη με τη φωτιά στον Παλαιόκηπο, 6 μέλη της αλβανικής κοινότητας με 4 οχήματα βρέθηκαν στο πλευρό των ελληνικών αρχ...
12/09/2026

Στη μάχη με τη φωτιά στον Παλαιόκηπο, 6 μέλη της αλβανικής κοινότητας με 4 οχήματα βρέθηκαν στο πλευρό των ελληνικών αρχών και των πυροσβεστικών δυνάμεων, προσφέροντας έμπρακτη βοήθεια.

Σε κρίσιμες στιγμές όπως αυτή, η καταγωγή περνά σε δεύτερη μοίρα. Αυτό που μετρά είναι η προσφορά, η αλληλεγγύη και η κοινή προσπάθεια.

Η αλβανική κοινότητα απέδειξε για ακόμη μία φορά ότι είναι παρούσα, ενεργή και έτοιμη να στηρίξει την κοινωνία στην οποία ζει και εργάζεται, όταν υπάρχει πραγματική ανάγκη.

09/09/2026

🇦🇱📚 REGJISTRIMET JANË HAPUR! 📚🇦🇱
Të dashur prindër dhe bashkatdhetarë që jetoni në Lesvos,
Komuniteti ynë ju njofton se kanë filluar regjistrimet e fëmijëve në Shkollën Shqipe “Gjergj Fishta” – Lesvos për vitin e ri shkollor.
❤️ Le t’u japim fëmijëve tanë mundësinë të mësojnë dhe të ruajnë gjuhën e bukur shqipe, të njohin historinë, kulturën dhe traditat tona dhe të mbajnë gjithmonë të gjallë lidhjen me rrënjët shqiptare.
📖 Në Shkollën Shqipe “Gjergj Fishta”, fëmijët jo vetëm mësojnë të flasin, lexojnë dhe shkruajnë shqip, por krijojnë edhe miqësi, ndajnë traditat tona dhe rriten me dashurinë për gjuhën dhe kulturën shqiptare.
🇦🇱 Gjuha shqipe është një pasuri që ua përcjellim brezave!
- Ftojmë të gjithë prindërit e interesuar të regjistrojnë fëmijët e tyre dhe të bëhen pjesë e familjes së Shkollës Shqipe “Gjergj Fishta” – Lesvos.
- Për regjistrime dhe më shumë informacion, na kontaktoni me mesazh privat në faqen e Komunitetit.
Ju mirëpresim! ❤️🇦🇱

02/09/2026

🕊️ Komuniteti Shqiptar Lesvos në Festivalin e 2-të Ndërkombëtar të Paqes në Lesvos!
Me kënaqësi dhe krenari, Komuniteti Shqiptar i Lesvosit pati nderin të hapë aktivitetet e Festivalit të 2-të Ndërkombëtar të Paqes në Lesvos, duke qenë për të dytin vit radhazi pjesë aktive dhe partnere në organizimin e tij.
Përshëndetjen e hapjes, në emër të Komunitetit Shqiptar të Lesvosit, e mbajti Kryetari i Komunitetit, z. Elban Dervishbehaj, i cili përshëndeti të pranishmit dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit, dialogut dhe bashkëjetesës mes komuniteteve.
Në këtë Festival, Komuniteti Shqiptar Lesvos përfaqësohej nga gazetari dhe regjisori Ilir Çuko dhe ambientalisti Michalis Bakas, të cilët hapën programin me prezantimin «Revolucioni i Flamingove».
🌿 Përmes kësaj teme u përcoll një mesazh i fuqishëm për mbrojtjen e natyrës, ndërgjegjësimin dhe aktivizimin qytetar, si dhe për forcën që merr një kauzë kur njerëzit bashkohen rreth saj.
Flamingot nuk njohin kufij.
Një mesazh simbolik që na kujton se, pavarësisht gjuhës, prejardhjes apo kufijve, ndajmë të njëjtin mjedis, të njëjtën përgjegjësi dhe një të ardhme të përbashkët.
Për ne, pjesëmarrja për të dytin vit radhazi në këtë Festival është një dëshmi e pranisë aktive të Komunitetit Shqiptar në jetën shoqërore dhe kulturore të Lesvosit, si dhe e besimit tonë te dialogu, respekti, bashkëpunimi dhe bashkëjetesa.
🙏 Falënderojmë organizatorët "Syniparxi kai Epikoinonia sto Aigaio", partnerët dhe të gjithë miqtë që ndanë me ne këtë mbrëmje të veçantë.
🕊️ Paqja nuk është vetëm një mesazh.
Është përgjegjësi, pjesëmarrje dhe veprim.
Është diçka që e ndërtojmë së bashku.
🇦🇱🤝🇬🇷
Komuniteti Shqiptar Lesvos
━━━━━━━━━━━━━━━━━━
🇬🇷 🕊️ Η Αλβανική Κοινότητα Λέσβου στο 2ο Διεθνές Φεστιβάλ Ειρήνης Λέσβου
Με ιδιαίτερη χαρά και υπερηφάνεια, η Αλβανική Κοινότητα Λέσβου είχε την τιμή να ανοίξει τις εκδηλώσεις του 2ου Διεθνούς Φεστιβάλ Ειρήνης Λέσβου, συμμετέχοντας για δεύτερη συνεχόμενη χρονιά ενεργά και ως συνεργαζόμενος φορέας στη διοργάνωσή του.
Τον εναρκτήριο χαιρετισμό, εκ μέρους της Αλβανικής Κοινότητας Λέσβου, απηύθυνε ο Πρόεδρος της Κοινότητας, κ. Elban Dervishbehaj, ο οποίος καλωσόρισε τους παρευρισκόμενους και υπογράμμισε τη σημασία της συνεργασίας, του διαλόγου και της συνύπαρξης μεταξύ των κοινοτήτων.
Στο Φεστιβάλ, την Αλβανική Κοινότητα Λέσβου εκπροσώπησαν ο δημοσιογράφος και σκηνοθέτης Ilir Çuko και ο περιβαλλοντολόγος Michalis Bakas, οι οποίοι άνοιξαν το πρόγραμμα με την παρουσίαση «Η Επανάσταση των Φλαμίνγκο».
🌿 Μέσα από αυτή τη θεματική αναδείχθηκε ένα ισχυρό μήνυμα για την προστασία της φύσης, την ευαισθητοποίηση και την ενεργοποίηση των πολιτών, αλλά και για τη δύναμη που αποκτά ένας κοινός σκοπός όταν οι άνθρωποι ενώνονται γύρω από αυτόν.
Τα φλαμίνγκο δεν γνωρίζουν σύνορα.
Ένα συμβολικό μήνυμα που μας υπενθυμίζει ότι, ανεξάρτητα από τη γλώσσα, την καταγωγή ή τα σύνορα, μοιραζόμαστε το ίδιο περιβάλλον, την ίδια ευθύνη και ένα κοινό μέλλον.
Για εμάς, η συμμετοχή για δεύτερη συνεχόμενη χρονιά στο Φεστιβάλ αποτελεί έμπρακτη απόδειξη της ενεργού παρουσίας της Αλβανικής Κοινότητας στην κοινωνική και πολιτιστική ζωή της Λέσβου, καθώς και της πίστης μας στον διάλογο, τον σεβασμό, τη συνεργασία και τη συνύπαρξη.
🙏 Ευχαριστούμε θερμά τους διοργανωτές "Συνύπαρξη και επικοινωνία στο Αιγαίο", τους συνεργάτες και όλους τους φίλους που μοιράστηκαν μαζί μας αυτή την ξεχωριστή βραδιά.
🕊️ Η ειρήνη δεν είναι απλώς ένα μήνυμα.
Είναι ευθύνη, συμμετοχή και δράση.
Είναι κάτι που χτίζουμε όλοι μαζί.
🇦🇱🤝🇬🇷
Αλβανική Κοινότητα Λέσβου

28/08/2026

🇦🇱 🕊️ Komuniteti Shqiptar i Lesvosit në Festivalin e 2-të Ndërkombëtar të Paqes në Lesvos
Me kënaqësi dhe nder të veçantë, Komuniteti Shqiptar i Lesvosit merr pjesë si partner në realizimin e Festivalit të 2-të Ndërkombëtar të Paqes në Lesvos, i cili do të zhvillohet nga 1 deri më 6 shtator 2026 në Mitilini.
Festivali bashkon njerëz me prejardhje dhe kultura të ndryshme përmes muzikës, artit, kinemasë, fotografisë dhe dialogut, me një pikë të përbashkët referimi: paqen, bashkëjetesën dhe solidaritetin.
🌿 K.SH.L. përfaqësohet nga gazetari (gjithashtu dhe regjizor) Ilir Çuko, i cili së bashku me Michalis Bakas, profesor në Universitetin e Egjeut, do të hapin siparin e Festivalit me prezantimin:
«Revolucioni i Flamingove»
Përmes prezantimit të tyre do të njihemi me historinë që qëndron pas «Flamingove», rëndësinë që ato fituan si simbol, lidhjen e tyre me mbrojtjen e mjedisit natyror, si edhe zhvillimet rreth kësaj nisme të veçantë në Shqipëri.
Një histori që na kujton se sa ngushtë janë të lidhur njeriu, natyra dhe shoqëria dhe sa fuqi mund të marrë një mesazh kur njerëz të moshave, prejardhjeve dhe përvojave të ndryshme bashkohen rreth një qëllimi të përbashkët.
Prania e Komunitetit Shqiptar të Lesvosit, jo vetëm përmes këtij prezantimi, por edhe si partner në realizimin e Festivalit, shpreh besimin tonë në fuqinë e bashkëpunimit, pjesëmarrjes dhe bashkëjetesës.
🕊️ Sepse paqja nuk është vetëm një mesazh. Ajo ndërtohet përmes njohjes, respektit, bashkëpunimit, kulturës dhe bashkëjetesës mes njerëzve.
- 1–6 shtator 2026
- Mitilini – Lesvos
- Hyrja e lirë në të gjitha aktivitetet
Ju presim!

🇬🇷 🕊️ Η Αλβανική Κοινότητα Λέσβου στο 2ο Διεθνές Φεστιβάλ Ειρήνης Λέσβου
Με ιδιαίτερη χαρά και τιμή, η Αλβανική Κοινότητα Λέσβου συμμετέχει ως συνεργάτης στην υλοποίηση του 2ου Διεθνούς Φεστιβάλ Ειρήνης Λέσβου, που θα πραγματοποιηθεί από 1 έως 6 Σεπτεμβρίου 2026 στη Μυτιλήνη.
Το Φεστιβάλ φέρνει κοντά ανθρώπους διαφορετικής καταγωγής και πολιτισμού μέσα από τη μουσική, την τέχνη, τον κινηματογράφο, τη φωτογραφία και τον διάλογο, με κοινό σημείο αναφοράς την ειρήνη, τη συνύπαρξη και την αλληλεγγύη.
🌿 Την Αλβανική Κοινότητα Λέσβου εκπροσωπεί ο δημοσιογράφος (επίσης σκηνοθέτης) Ilir Tsouko, ο οποίος μαζί με τον Μιχάλη Μπάκα, καθηγητή του Πανεπιστημίου Αιγαίου, θα ανοίξουν την αυλαία του Φεστιβάλ με την παρουσίαση:
«Η Επανάσταση των Φλαμίνγκο»
Μέσα από την παρουσίασή τους θα γνωρίσουμε την ιστορία πίσω από τα «Φλαμίνγκο», τη σημασία που απέκτησαν ως σύμβολο, τη σχέση τους με την προστασία του φυσικού περιβάλλοντος και τις εξελίξεις γύρω από αυτή την ιδιαίτερη πρωτοβουλία στην Αλβανία.
Μια ιστορία που μας θυμίζει πόσο στενά συνδέονται ο άνθρωπος, η φύση και η κοινωνία και πόση δύναμη μπορεί να αποκτήσει ένα μήνυμα όταν άνθρωποι διαφορετικών ηλικιών, καταβολών και εμπειριών ενώνονται γύρω από έναν κοινό σκοπό.
Η Αλβανική Κοινότητα Λέσβου, τόσο μέσα από τη συγκεκριμένη παρουσίαση όσο και ως συνεργάτης στην υλοποίηση του Φεστιβάλ, εκφράζει έμπρακτα την πίστη της στη δύναμη της συνεργασίας, της συμμετοχής και της συνύπαρξης.
🕊️ Γιατί η ειρήνη δεν είναι μόνο ένα μήνυμα. Χτίζεται μέσα από τη γνωριμία, τον σεβασμό, τη συνεργασία, τον πολιτισμό και τη συνύπαρξη των ανθρώπων.
- 1–6 Σεπτεμβρίου 2026
- Μυτιλήνη – Λέσβος
- Ελεύθερη είσοδος σε όλες τις εκδηλώσεις
Σας περιμένουμε! 🕊️🌿

Grupi vullnetar “SË BASHKU PËR LESVOSIN”🇦🇱🤝🇬🇷- Komuniteti Shqiptar i Lesvosit krijoi grupin vullnetar “SE BASHKU PER LES...
17/08/2026

Grupi vullnetar “SË BASHKU PËR LESVOSIN”
🇦🇱🤝🇬🇷
- Komuniteti Shqiptar i Lesvosit krijoi grupin vullnetar “SE BASHKU PER LESVOSIN”, një nismë që lindi nga dëshira dhe përgjegjësia për të kontribuar konkretisht për ishullin ku jetojmë, punojmë dhe ndërtojmë të ardhmen tonë, por edhe të fëmijëve tanë.
- Për ne, kjo nismë është më shumë se vullnetarizëm. Është një përgjegjësi morale ndaj vendit që është bërë pjesë e jetës sonë.
- Qëllimi i grupit është të jetë në dispozicion të Shërbimit Zjarrfikës dhe autoriteteve kompetente të Lesvosit, duke ofruar ndihmë vullnetare në raste zjarresh, fatkeqësish apo situatash të tjera emergjente, gjithmonë në bashkëpunim dhe koordinim me autoritetet.
- Aktualisht, grupi ka në dispozicion 12 automjete, të gatshme për t’u vënë në shërbim sipas nevojave. Kapacitetet tona pritet të fuqizohen më tej me pajisje dhe mjete të posaçme që do të vihen në dispozicion nga Bashkia e Mitilinit, duke na mundësuar të kontribuojmë në mënyrë më të organizuar, të sigurt dhe efektive.
- “Së Bashku për Lesvosin” nuk synon të zëvendësojë shërbimet profesionale. Grupi do të veprojë me përgjegjësi, duke respektuar gjithmonë udhëzimet e autoriteteve kompetente.
🤝 Dyert e kësaj nisme janë të hapura për të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë, sipas mundësive dhe aftësive të tyre.
- Kjo nismë përcjell edhe një mesazh të rëndësishëm: Komuniteti Shqiptar është pjesë aktive e shoqërisë së Lesvosit. Ky është ishulli ku jetojmë, punojmë dhe ndërtojmë të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë.
- Kujdesi për të dhe për njerëzit që jetojnë këtu është një përgjegjësi që na bashkon të gjithëve, pavarësisht prejardhjes.
- Falënderojmë nga zemra të gjithë vullnetarët, qytetarët, institucionet dhe autoritetet që mbështesin këtë nismë.
- Sepse Lesvosi është shtëpia jonë e përbashkët dhe kujdesi për të na përket të gjithëve.
🇦🇱🤝🇬🇷 Së bashku për Lesvosin.
Së bashku për njëri-tjetrin.

Εθελοντική Ομάδα «ΜΑΖΙ ΓΙΑ ΤΗ ΛΕΣΒΟ»
🇦🇱🤝🇬🇷
Η Αλβανική Κοινότητα Λέσβου δημιούργησε την εθελοντική ομάδα «Μαζί για τη Λέσβο», μια πρωτοβουλία που γεννήθηκε από την επιθυμία και το αίσθημα ευθύνης να προσφέρουμε έμπρακτα στο νησί όπου ζούμε, εργαζόμαστε και χτίζουμε το δικό μας μέλλον, αλλά και το μέλλον των παιδιών μας.
- Για εμάς, αυτή η πρωτοβουλία είναι κάτι περισσότερο από εθελοντισμός.
Είναι μια ηθική ευθύνη απέναντι στον τόπο που έχει γίνει αναπόσπαστο κομμάτι της ζωής μας.
- Στόχος της ομάδας είναι να βρίσκεται στη διάθεση της Πυροσβεστικής Υπηρεσίας και των αρμόδιων αρχών της Λέσβου, προσφέροντας εθελοντική βοήθεια σε περιπτώσεις πυρκαγιών, φυσικών καταστροφών ή άλλων καταστάσεων έκτακτης ανάγκης, πάντα σε συνεργασία και συντονισμό με τις αρμόδιες αρχές.
- Αυτή τη στιγμή, η ομάδα διαθέτει 12 οχήματα, έτοιμα να τεθούν στη διάθεση των αρμόδιων υπηρεσιών ανάλογα με τις ανάγκες.
- Η «Μαζί για τη Λέσβο» δεν έχει σκοπό να υποκαταστήσει τις επαγγελματικές υπηρεσίες. Η ομάδα θα ενεργεί με υπευθυνότητα, ακολουθώντας πάντα τις οδηγίες των αρμόδιων αρχών.
🤝 Οι πόρτες αυτής της πρωτοβουλίας είναι ανοιχτές σε όλους όσοι επιθυμούν να προσφέρουν, ανάλογα με τις δυνατότητες και τις ικανότητές τους.
- Η πρωτοβουλία αυτή στέλνει επίσης ένα σημαντικό μήνυμα: Η Αλβανική Κοινότητα αποτελεί ενεργό κομμάτι της κοινωνίας της Λέσβου. Αυτό είναι το νησί όπου ζούμε, εργαζόμαστε και χτίζουμε το μέλλον το δικό μας και των παιδιών μας. Η φροντίδα για τον τόπο και για τους ανθρώπους που ζουν εδώ είναι μια ευθύνη που μας ενώνει όλους, ανεξάρτητα από την καταγωγή μας.
Ευχαριστούμε από καρδιάς όλους τους εθελοντές, τους πολίτες, τους φορείς και τις αρχές που στηρίζουν αυτή την πρωτοβουλία.
- Γιατί η Λέσβος είναι το κοινό μας σπίτι και η φροντίδα της είναι ευθύνη όλων μας.
🇦🇱🤝🇬🇷 Μαζί για τη Λέσβο.
Μαζί ο ένας για τον άλλον.

Në ambientet e Departamentit të Oqeanografisë dhe Bioshkencave Detare të Universitetit të Egjeut në Mitilinë u zhvillua ...
02/08/2026

Në ambientet e Departamentit të Oqeanografisë dhe Bioshkencave Detare të Universitetit të Egjeut në Mitilinë u zhvillua një takim i hapur, i organizuar në bashkëpunim ndërmjet Komunitetit Shqiptar në Lesvos dhe Universitetit të Egjeut.
Aktiviteti u mbështet nga Profesorja e Menaxhimit të Integruar të Pellgjeve Ujëmbledhëse dhe Mjedisit Bregdetar në Universitetin e Egjeut, znj. Urania Zhoraki, e cila dha një kontribut të rëndësishëm në organizimin dhe realizimin e këtij bashkëpunimi akademik.
I ftuari kryesor i aktivitetit ishte Prof. Dr. Kledi Xhaxhiu, profesor në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës, ish-zëvendësministër i Mjedisit dhe studiues i njohur në fushën e kimisë, nanoteknologjisë dhe shkencave mjedisore.
Gjatë ligjëratës së tij, Prof. Dr. Xhaxhiu trajtoi një sërë çështjesh aktuale mjedisore, me fokus zhvillimet që lidhen me zonat e mbrojtura, veçanërisht rastin e Zvërnecit dhe sfidat e menaxhimit të tyre. Ai ndaloi gjithashtu te menaxhimi i mbetjeve urbane dhe industriale, rëndësia e zbatimit të praktikave të qëndrueshme për mbrojtjen e mjedisit, si dhe te pasuria e faunës shqiptare dhe nevoja për ruajtjen e biodiversitetit. Gjithashtu, ai prezantoi mundësitë e studimit në universitetet shqiptare dhe programet akademike të ofruara për të rinjtë shqiptarë që jetojnë në Greqi.
Pas prezantimit u zhvillua një diskutim i hapur, ku pjesëmarrësit shprehën interes të veçantë për temat e trajtuara, ngritën pyetje dhe shkëmbyen mendime e përvoja mbi mbrojtjen e mjedisit, menaxhimin e mbetjeve, ruajtjen e biodiversitetit dhe mundësitë e bashkëpunimit akademik.
Komuniteti Shqiptar në Lesvos shpreh mirënjohjen e tij të sinqertë ndaj Prof. Dr. Kledi Xhaxhiut për kontributin e vyer dhe gatishmërinë për të ndarë përvojën e tij akademike, ndaj Profesores së Universitetit të Egjeut për mbështetjen dhe angazhimin e saj, si dhe ndaj Universitetit të Egjeut për mikpritjen dhe bashkëpunimin. Një falënderim i veçantë shkon edhe për të gjithë pjesëmarrësit, të cilët me praninë dhe kontributin e tyre bënë të mundur realizimin e këtij aktiviteti

28/07/2026

Komuniteti Shqiptar në Lesvos, në bashkëpunim me Universitetin e Egjeut, ju fton në një takim të hapur me:
Prof. Dr. Kledi Xhaxhiu
Profesor në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Ish zëvendësministër i Mjedisit dhe studiues në fushën e kimisë, nanoteknologjisë dhe shkencave mjedisore.

Temat :
- Problematikat aktuale mjedisore.
- Zhvillimet mjedisore në Zvernec dhe Ishullin e Sazanit.
- Mundësitë e studimit për të rinjtë shqiptarë në universitetet e Shqipërisë.

Synimi i takimit
Të informojë dhe të nxisë një dialog të hapur mbi sfidat aktuale mjedisore, si dhe të prezantojë mundësitë e arsimit të lartë në Shqipëri për të rinjtë shqiptarë që jetojnë në Greqi.

- 29 korrik 2026
- Ora: 19:00
- Universiteti i Egjeut, Departamenti i Oqeanografisë, Mytilini, Lesvos

10/07/2026

Me shumë gëzim dhe krenari morëm pjesë në Takimin e Parë të Grupeve Folklorike të Fëmijëve dhe Festën Tradicionale, që u zhvillua në Polichnitos.
Komuniteti Shqiptar Lesvos, përmes Shkollës Shqipe “Gjergj Fishta”, prezantoi valle tradicionale shqiptare, duke u dhënë fëmijëve mundësinë të shprehin trashëgiminë e tyre kulturore dhe ta ndajnë atë me të gjithë të pranishmit.
Falënderojmë përzemërsisht organizatorët për ftesën dhe mikpritjen e ngrohtë, si dhe të gjithë fëmijët, prindërit dhe mësuesit që kontribuan në këtë paraqitje të bukur.
Kultura i bashkon njerëzit dhe fëmijët tanë na tregojnë rrugën, duke promovuar respektin për diversitetin, bashkëpunimin dhe miqësinë.
Urime të përzemërta për të gjithë pjesëmarrësit!
🇦🇱❤️🇬🇷
Komuniteti Shqiptar Lesvos
Shkolla Shqipe “Gjergj Fishta”

📢 Festivali Kulturor i Polichnitosit 2026 vazhdon deri më 5 korrik! 🎉Nëse ndodheni në Lesvos, mos e humbisni këtë festiv...
04/07/2026

📢 Festivali Kulturor i Polichnitosit 2026 vazhdon deri më 5 korrik! 🎉

Nëse ndodheni në Lesvos, mos e humbisni këtë festival të veçantë që sjell art, kulturë dhe argëtim për të gjitha moshat.

🎬 Shfaqje filmash
📸 Ekspozita fotografie
🎶 Koncerte dhe muzikë live
💬 Diskutime kulturore
🌿 Aktivitete në natyrë
✨ Dhe shumë surpriza të tjera!

🎟️ Hyrja është falas në të gjitha aktivitetet.

📅 Shikoni programin e plotë këtu:
https://polichnitosfest.com/programme/

Ju mirëpresim në Polichnitos për të përjetuar së bashku ditë të mbushura me kulturë, muzikë dhe traditë! ❤️

The festival program brings together screenings, exhibitions, talks, performances, and shared experiences across Polichnitos and the surrounding area.

24/06/2026

Njoftim për Rezultatet e Zgjedhjeve per kryesine e Komunitetit Shqiptar në Lesvos:

Pas përfundimit të procesit zgjedhor, i cili u zhvillua të shtunën, më 20 qershor, në Kalloni dhe të dielën, më 21 qershor, në Mitilini, u shpallën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të Komunitetit Shqiptar në Lesvos.
Sipas rezultateve përfundimtare, anëtarët e zgjedhur te kryesise janë:

- Katerina Hysolliu
- Marseld Jano
- Mimoza Lleshi
- Kristos Kreko
- Agim Hoxha
- Beni Miraka
- Elban Dervishbehaj

K.SH.Lesvos falënderon të gjithë bashkëatdhetarët që morën pjesë në procesin zgjedhor, duke kontribuar me votën dhe besimin e tyre në forcimin e përfaqësimit dhe organizimit të komunitetit tonë.
Njëkohësisht, urojmë anëtarët e zgjedhur për detyrën dhe përgjegjësinë që kanë marrë përsipër në shërbim të komunitetit shqiptar në Lesvos.
Në ditët në vijim do të zhvillohet mbledhja e parë e kryesisë së re, gjatë së cilës do të bëhet shpërndarja e funksioneve dhe pozicioneve përkatëse, si dhe do të diskutohet e miratohet programi i veprimtarisë për periudhën e ardhshme.
I urojmë kryesisë së re suksese në përmbushjen e misionit, objektivave dhe angazhimeve të saj në dobi të Komunitetit Shqiptar në Lesvos!!!

K.SH.Lesvos

Address

Georgiu Kortesi 100. Kalithea
Mitilíni
81100

Opening Hours

Monday 04:00 - 21:00
Tuesday 03:00 - 21:00
Wednesday 03:00 - 21:00
Thursday 03:00 - 21:00
Friday 15:00 - 21:00
Saturday 15:00 - 21:00
Sunday 09:00 - 17:00

Telephone

+306906679293

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Komuniteti Emigranteve Shqiptare Lesvos posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share