26/11/2023
Përshëndëtje vajza uroj të jeni mirë zë gjitha kudo që jeni.
Sot është dita botërore kundër dhunës ndaj grave .
E di që nuk mjafton një ditë në vit për të ndaluar dhunën ndaj grave në rang botëror edhe pse në Shqipëri ndihet shumë si fenomen dhe nuk na vjen aspak mirë kur dëgjojmë raste të tilla..
I uroj dhe i shtyj femrat nëse ndodhen në një situat të tillë të gjejnë forcën e të marrin jetën e tyre në dorë.
Arsyet mund të jenë të shumta por besoj liria ekonomike e cdo femre mund të jetë një nga shkaqet kryesore sepse një femër e sheh veten të dobët kur është e varuru ekonomikisht nga bashkëshorti i saj dhe për pasojë pranon cdo formë dhune që i ushtrohet psikologjike dhe fizike.
Ndaj një arsye më shumë për të krijuar të ardhurat e tua edhe nëse nuk ke mundësi të punosh jashtë shtëpisë, mundesh fare mirë nga shtëpia me ndihmën e internetit të krijosh lirinë tënde financiare për veten tënde që të ndihesh më e lirë ekonomikisht por edhe për ti ofruar fëmijve të tu një të ardhme më të mirë.
Ndaj atë cka mund të ofroj në emër të NËNA të Suksesshme është suport psikologjik duke ruajtur anonimitet të plotë të personit që na kontakton, cdo femër që gjëndet në një situat të tillë mund të na kontaktoj e do ndihmojmë duke bashkëpunuar me specialistë të fushës.
Dhe ndihma tjetër është nga ana profesionale nëse një femër gjëndet në një situatë të tillë ose sapo ka dalë nga një situat e tillë e do të rindërtojë jetën e vet nga ana ekonomike , do të jem në krah për ta ndihmuar se si mund të nxjerri të ardhura nga interneti nga shtëpia e saj.
E theksoj që si mbështetja psikologjike dhe ndihma nga ana profesionale do jenë falas nuk do të paguani gjë thjesht të gjeni guximin të na kontaktoni.
Mos harroni se nëse ndodheni në një situatë ku përdoret dhunë ndaj jush të njënjtin mesazh i kaloni dhe fëmijve tuaj ( që ata mund ti rrahin dhe të mos reagojnë) ndaj ti që po e lexon këtë post në këtë moment gjej forcën e reago jo vetëm për vete por edhe për fëmijët e tu.
Nëse ti që po e lexon këtë post e nuk ndodhesh në një situat të tillë , kij mirësinë ta shpërndash këtë post sepse mund të ndihmosh një femër tjetër që ndoshta nuk e ka zbuluar faqen akoma.
Ju falenderoj për cdo shpërndarje që i bëni postit.❤️
.