26/09/2026
Para se të vijnë fjalët, vjen komunikimi.
Përpara se një fëmijë të jetë në gjendje të shprehë me fjalë “dua të ha”, ( si në vodeo) ai mund të ketë shumë mënyra të tjera për të na e komunikuar këtë nevojë.
✔️Përdor gjestin me dorë
✔️Përplas buzët dhe bën “am-am-am”
✔️Kërkondhe rikërkon shikimin tim
✔️Ndyshon pozicionin e kokës për të kapur vëmendjen time dhe kur nuk reagoj menjëherë, më thërret: “maa maaa"dhe ky është komunikim.
Komunikimi nuk fillon ditën kur fëmija shqipton fjalën e parë. Shumë më herët ndërtohen themelet e tij: kontakti dhe shkëmbimi i shikimit, gjestet, tingujt, imitimi, vëmendja ndaj tjetrit dhe përpjekja për t’i përcjellë një mesazh.
Prandaj, kur vëzhgojmë zhvillimin e komunikimit te një fëmijë, nuk numërojmë vetëm fjalët. Shikojmë si kërkon, si na përfshin, si shpreh një nevojë dhe si përpiqet të na bëjë ta kuptojmë.
Fjalët do të vijnë mbi një themel që ka nisur të ndërtohet shumë më herët.
Nëse ke shqetësime ose pyetje rreth komunikimit, gjuhës, sjelljes apo zhvillimit të fëmijës tënd, ofroj edhe konsulta online për prindër, me fokus në zhvillimin e fëmijës dhe hapa praktikë që mund të zbatohen në përditshmëri.
Për konsulta online, më kontaktoni në mesazh privat ose në WhatsApp linku është në bio.