Shkolla Shqiptare Athine 2005-2018

Shkolla Shqiptare Athine 2005-2018 Shkolla Shqiptare e Athines
Funksionoi Tetor 2015 - Qershor 2018 Shkolla Shqiptare e Athinës ishte një qendër trajnimi për emigrantët shqiptarë në Athinë.

Permanently closed.

Ishte shkolla e parë private shqiptare në Greqi ku flitej dhe mësohej në gjuhën shqipe, me nxënës dhe personel shqiptar. U krijua më 3 Shkurt të vitit 2005 si qendër informatike dhe vazhdoi të ofrojë shërbime të vyera për komunitetin shqiptar në Athinë dhe më tej. Në këtë shkollë kanë mësuar mbi 400 emigrantë, gra e burra, fëmijë e të rritur, punëtorë e intelektualë. Shkolla ofronte kurse për mësi

min e kompjuterit, të gjuhës angleze dhe greke, si dhe tashmë vetëm kurse të mësimit plotësues të gjuhës shqipe për fëmijët e emigrantëve shqiptarë. Mësimet e gjuhës amtare ofrohen falas në kuadrin e Forumit për Bashkëpunimin Shqiptaro-Grek, i cili u krijua nga nxënësit e kësaj shkolle. Përveç aktivitetit edukativ, shkolla ka organizuar dhe organizon aktivitete të shumta kulturore dhe artistike, në të cilat marrin pjesë nxënës dhe dashamirës të saj. Këto aktivitete kanë ndihmuar emigrantët të njihen më mirë njeri tjetrin dhe të zbaviten në mënyrë të kulturuar. Në këtë mënyrë shkolla ka ndihmuar në ruajtjen e gjuhës shqipe, traditave dhe zakoneve të origjinës në, si dhe të njihen me kulturën dhe historinë e vendit pritës. Motua jonë ka qenë “Po integrimit me dinjitet, Jo asimilimit”

11/03/2022
13 vjet histori dhe kujtime te bukura. Treguesi me i mire cfare mund te realizojne shqiptaret te bashkuar rreth te mires...
29/10/2018

13 vjet histori dhe kujtime te bukura. Treguesi me i mire cfare mund te realizojne shqiptaret te bashkuar rreth te mires dhe progresit dhe jo te ndare nga politika.

Historia e Shkollës Shqiptare të Athinës është pasqyruar me realizëm dhe vërtetësi në Librin që zoti Abdurahim Ashiku, ka shkruar e botuar për Shkollën tonë,...

Shkolla Shqiptare e Athines2005-2018
09/09/2018

Shkolla Shqiptare e Athines
2005-2018

Edhe një vit shkollor i mbyllur me sukses për nxënësit dhe mësuesit e kursit të Mësimit Plotësues të Gjuhës Shqipe "Shko...
24/06/2018

Edhe një vit shkollor i mbyllur me sukses për nxënësit dhe mësuesit e kursit të Mësimit Plotësues të Gjuhës Shqipe "Shkolla Shqiptare Athinë". Stafi i mësueseve uron nxënësit e prindërit e këtij kursi, por edhe nxënësit e mësuesit kudo në diasporë: PUSHIME TË BUKURA!

26/11/2017

Pershendetje miq te faqes Shkolla Shqiptare Athine ! Per arsye sepse kemi disa kerkesa per disa femije te moshes mbi 14 vjec ,te cilet duan te mesojne Gjuhen Shqipe,ne qofte se interesoheni per femijet,motrat ose vellezerit tuaj , te cilet jane nga mosha 15-18 ,na shkruani me mesazhe ne menyre qe te krijohet nje grup dhe te fillojme pa humbur kohe ,pasi te interesuarit jane ne pritje.. Mirepresim mesazhet tuaja !

Me respekt mesueset e Shkolla Shqiptare Athine !

Njoftim Për të 13-in vit, Shkolla Shqiptare e Athinës,, mirëpret nxënësit e saj duke filluar mësimin e rregullt në ambie...
19/09/2017

Njoftim
Për të 13-in vit, Shkolla Shqiptare e Athinës,, mirëpret nxënësit e saj duke filluar mësimin e rregullt në ambientet e saj, në adresën: Feron 15, Platia Viktorias, më 30 Shtator, me orarin e vitit të kaluar për nxënësit e vjetër.
Regjistrimet për nxënësit e rinj fillojnë në datën 25 shtator, çdo ditë 18:00- 20:30.
Stafi i shkollës sonë, ju uron të gjithë nxënësve dhe mësuesve kudo që janë në diasporë:
VIT TË MBARË SHKOLLOR!

U mbyll me sukses viti shkollor 2016-2017 në Shkollën Shqiptare të Athinës. Mbrëmjen e të shtunës u shpërndanë certifika...
09/07/2017

U mbyll me sukses viti shkollor 2016-2017 në Shkollën Shqiptare të Athinës. Mbrëmjen e të shtunës u shpërndanë certifikatat për njohuritë e marra nga nxënësit gjatë këtij viti. Por, mbyllja e vitit u bë në një mënyrë të veçantë, të ndryshme nga herët e tjera. Prindërit, nxënësit dhe mësueset e Shkollës sonë organizuan një piknik në qytetin e Halkidhës. Në këtë aktivitet u organizuan lojëra të ndryshme popullore dhe të frymëzuar nga emisioni i shumëndjekur këtu në Greqi, Survivor, nxënësit bënë edhe gara të ndryshme të organizuara nga Unioni për Bashkëpunimin SHqiptaro-Grek, që e falënderojmë përzemërsisht për ndihmën dhe mbështetjen që na japin gjithmonë. Si gjithmonë, të gjithë ne falënderojmë çiftin Koka, që edhe pse jo prezent, mbështetja e tyre ekonomike për ambientet dhe funksionimin normal të tyre vazhdon të jetë e pranishme. Gjithë stafi i Shkollës u uron nxënësve të kësaj shkolle, mësueseve dhe prindërve, pushime të mbara verore dhe mirë u takofshim vitin tjetër arsimor.

Gëzuar 2017 nga stafi i mësuseve, nxënësit dhe prindërit e Shkolla Shqiptare Athinë! Ardhtë i mbarë, plot shëndet e dash...
31/12/2016

Gëzuar 2017 nga stafi i mësuseve, nxënësit dhe prindërit e Shkolla Shqiptare Athinë! Ardhtë i mbarë, plot shëndet e dashuri për ju dhe familjet tuaja!

Shqiptarë bijtë e shqiponjës, nën një flamur të pandarë, ndër shekuj i them botëspërjetësisht jemi shqiptarë!Në shekuj h...
04/12/2016

Shqiptarë bijtë e shqiponjës,
nën një flamur të pandarë,
ndër shekuj i them botës
përjetësisht jemi shqiptarë!

Në shekuj historia
na ka lindur luftetarë,
gjithmonë do jetë Shqipëria,
sa të ketë dhe e gjak shqiptar!

Address

Feron 15
Athens

Telephone

2105203

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla Shqiptare Athine 2005-2018 posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Featured

Share

Category