Shkolla Shqipe “Pjeter Budi”, Liverpool

Shkolla Shqipe “Pjeter Budi”, Liverpool Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shkolla Shqipe “Pjeter Budi”, Liverpool, School, Speke Training & Education Centre (STEC), Unit House , Speke Boulevard, Speke.

🌟Weekly sessions teaching children Albanian
📚 Language |📖History |💃Traditional Dance
🎨 Art & Craft
📍Liverpool, UK
https://www.pjeterbudiliverpool.co.uk
https://www.etsy.com/shop/ShqipSeedlings

Një këngë e lindur nga dhimbja e një babai, kushtuar birit të tij dëshmor, që dha jetën për lirinë e Kosovës.
06/09/2026

Një këngë e lindur nga dhimbja e një babai, kushtuar birit të tij dëshmor, që dha jetën për lirinë e Kosovës.

🎵 FETIJE TERSTENA – “ILIR CAKA”Një këngë kushtuar figurës dhe vep...

📚🇦🇱📚🇽🇰 Të dashur bashkatdhetarë,Ju ftojmë me shumë kënaqësi të njiheni nga afër me punën, përkushtimin dhe vizionin e Sh...
02/09/2026

📚🇦🇱📚🇽🇰 Të dashur bashkatdhetarë,

Ju ftojmë me shumë kënaqësi të njiheni nga afër me punën, përkushtimin dhe vizionin e Shkollës Shqipe “Pjetër Budi” Liverpool.
Kjo është një mundësi e bukur për të takuar stafin tonë, për të parë ambientet dhe për të zbuluar si ndërtojmë një hapësirë ku fëmijët mësojnë gjuhën shqipe, kulturën dhe ndihen pjesë e komunitetit tonë.

📅 19 Shtator 2026
🕥 10:30 – 11:30
📍 STEC Unit House, First Floor, Speke Boulevard, Speke L24 9HZ

🏫 Njihuni me ambientet e shkollës
👩‍🏫 Takoni stafin dhe mësuesit
📚 Zbuloni kurrikulën dhe programin mësimor
📝 Shihni planet mësimore dhe metodat që përdorim
❤️ Bëni pyetje dhe merrni përgjigje për çdo interesim tuajin

Ndajeni lajmin me miqtë tuaj.

Ju mirëpresim! ❤️

🇦🇱🇽🇰 Të shtunat tona po bëhen edhe më të bukura! ❤️Mësim, lojë, krijimtari dhe shoqëri për fëmijët, në një ambient të ng...
27/08/2026

🇦🇱🇽🇰 Të shtunat tona po bëhen edhe më të bukura! ❤️

Mësim, lojë, krijimtari dhe shoqëri për fëmijët, në një ambient të ngrohtë ku çdo javë ka diçka të re për të zbuluar.

💫Këtë vit do të ofrojmë gjithashtu punëtori dhe aktivitete të veçanta për të rinjtë dhe të rriturit – sepse duam që e gjithë familja të ketë mundësi të jetë pjesë e komunitetit tonë.
Na ndiqni për më shumë informacion.✨

📅 26 Shtator 2026
⏰ 10:00–13:00
💷 £10 për fëmijë / seancë
📍 Shkolla Shqipe “Pjetër Budi” Liverpool

‼️Për të terhequr formularin e regjistrimit na kontaktoni ne email
[email protected]
Ose në rrjetet sociale

Një të shtunë ndryshe, çdo javë. 🇦🇱❤️

Një fillim i ri, një hapësirë edhe më e bukur për fëmijët tanë! 💫 Viti i ri shkollor 2026–2027 po afron dhe këtë herë sj...
21/08/2026

Një fillim i ri, një hapësirë edhe më e bukur për fëmijët tanë!

💫 Viti i ri shkollor 2026–2027 po afron dhe këtë herë sjellim një risi të re: orar të ri 10:00–13:00, që do t’u japë fëmijëve më shumë kohë për të mësuar, bashkëpunuar, krijuar dhe për t’u lidhur me gjuhën e kulturën shqiptare.

Në Shkollën Shqipe “Pjetër Budi” Liverpool, çdo orë është më shumë se një mësim. Është një mundësi për të ruajtur gjuhën, për të zbuluar historinë dhe traditat tona, për të krijuar miqësi dhe për t’u rritur me një pjesë të bukur të identitetit shqiptar.

🌟 Përveç aktiviteteve edukative dhe kulturore për fëmijët, do të sjellim edhe punëtori të ndryshme për të rriturit, duke krijuar mundësi për të mësuar, shkëmbyer ide, zhvilluar aftësi të reja dhe për t’u afruar edhe më shumë si komunitet.

📅 26 Shtator 2026
⏰ 10:00 – 13:00
📍 STEC Unit House, Speke Boulevard, Speke, L24 9HZ
🧒 grupmosha 4-15 vjeç

🎨 Gjuhë dhe kulturë shqiptare
🌍 Histori dhe gjeografi
📖 Aktivitete kulturore dhe edukative
💚 Kujdesi për mirëqenien e shendetit mendor
🎭 Punëtori me tematika të ndryshme
🤝 Mjedis i sigurt, miqësor dhe gjithëpërfshirës
👩‍🏫 Staf i kualifikuar

Le t’u japim fëmijëve tanë rrënjë për të kujtuar dhe krahë për të fluturuar. ❤️

📩 Për më shumë informacion dhe regjistrime:
[email protected]
07913949540
🌐 www.pjeterbudiliverpool.co.uk

Ju presim me shumë dashuri! 🇦🇱❤️🇽🇰
Ndajeni postin me miqtë dhe familjarët tuaj.

27/07/2026
29/06/2026

Dy vite duke mbajtur gjallë gjuhën dhe identitetin shqiptar në Liverpool

Me krenari dhe mirënjohje, Shkolla Shqipe “Pjetër Budi” në Liverpool mbylli vitin e saj të dytë shkollor, duke vazhduar misionin për të ruajtur gjuhën, kulturën dhe identitetin shqiptar tek fëmijët e diasporës.

Gjatë vitit 2025–2026, shkolla zhvilloi 30 seanca mësimore javore, ku fëmijët jo vetëm mësuan të flasin, lexojnë dhe shkruajnë në gjuhën shqipe, por edhe njohën historinë, traditat dhe vlerat që na bashkojnë si komb.

Viti u karakterizua nga një angazhim i gjerë komunitar dhe një sërë aktivitetesh kulturore e edukative. Nxënësit dhe familjet festuan së bashku Pavarësinë e Shqipërisë dhe të Kosovës, Krishtlindjet, Vitin e ri, Pashkët, Ditën e Verës dhe 1 Qershorin, ndërsa koncerti festiv i fundvitit kurorëzoi punën dhe arritjet e fëmijëve gjatë vitit shkollor.

Një moment krenarie ishte përfshirja e nxënësve tonë në projektin “Dear Mother”, organizuar nga Successful Mothers Organisation.Ata shkruan ese për nënat e tyre, duke shprehur ndjenjat dhe mendimet e tyre.Katër nga punimet e tyre u botuan në librin “Dear Mother” nga autorja Merita Isufi.

Lexo shkrimin e plotë në linkun në koment 👇

🇦🇱✨ Our Impact 2025–2026 What a year it has been! Together, we have continued to keep the Albanian language alive, stren...
28/06/2026

🇦🇱✨ Our Impact 2025–2026

What a year it has been!

Together, we have continued to keep the Albanian language alive, strengthen cultural identity, and bring our community together across generations.

From weekly classes and cultural celebrations to community projects and family events, every achievement has been possible because of the people behind our school.

A heartfelt thank you to our amazing parents for their trust and support, our dedicated staff and volunteers Edlira, Amarilda, Ana and Pranvera for their hard work and passion, our founders for their vision and commitment, and our wider community for standing alongside us every step of the way.

This impact belongs to all of us.

Thank you for helping us create opportunities for our children and for building a proud and connected Albanian community across Liverpool and the wider Merseyside area. ❤️🖤

🎉Koncerti festiv i mbylljes së vitit shkollor 2025-202🎉Dita jonë nisi me mbledhjen vjetore me prindërit, një moment i rë...
27/06/2026

🎉Koncerti festiv i mbylljes së vitit shkollor 2025-202🎉

Dita jonë nisi me mbledhjen vjetore me prindërit, një moment i rëndësishëm reflektimi, transparence dhe bashkëpunimi. Gjatë saj, prezantuam punën dhe projektet e realizuara përgjatë vitit shkollor, përdorimin e fondeve dhe arritjet e shkollës, si dhe ndamë vizionin dhe synimet tona për vitin e ardhshëm. Besojmë se partneriteti mes shkollës dhe prindërve është çelësi për krijimin e një mjedisi të fortë dhe mbështetës për fëmijët tanë, ndaj ky takim ishte një mundësi e vlefshme për të dëgjuar, diskutuar dhe ndërtuar së bashku hapat e ardhshëm.

🎨😊 Ndërkohë që prindërit ishin pjesë e mbledhjes, fëmijët shijuan një aktivitet të veçantë të face painting me artisten profesioniste,Olivja, e cila me kreativitetin dhe ngjyrat e saj solli buzëqeshje dhe gëzim tek të vegjlit tanë.

🇦🇱✨ Pas mbledhjes, atmosfera u mbush me emocion dhe krenari teksa shijuam performancat e mrekullueshme të fëmijëve tanë. Përmes këngëve, valleve, recitimeve dhe prezantimeve të tyre, ata treguan talentin, përkushtimin dhe dashurinë për gjuhën, kulturën dhe traditat shqiptare.

Më pas, kaluam momente të këndshme nën shoqërinë e njëri-tjetrit duke shijuar ushqimin dhe atmosferën festive, duke forcuar edhe më tej lidhjet e komunitetit tonë.

🎓👏 Në përmbyllje të kësaj dite të veçantë, shpërndamë certifikatat për fëmijët tanë si një vlerësim për përkushtimin, punën dhe arritjet e tyre gjatë vitit shkollor.

Faleminderit fëmijëve, prindërve, stafit, vullnetarëve dhe mbështetësve tanë për besimin dhe kontributin e tyre. Së bashku vazhdojmë t'u japim fëmijëve tanë rrënjë të forta dhe krahë për të ndërtuar të ardhmen e tyre.

20/06/2026

Studimet tregojnë se muzika ndihmon fëmijët të mësojnë dhe të ruajnë fjalët më shpejt dhe më natyrshëm.

Por nëse shqipja mungon në këngët që dëgjojnë fëmijët tanë, çfarë ndodh me lidhjen e tyre me gjuhën dhe identitetin?

🇦🇱 Le ta bëjmë shqipen pjesë të muzikës së tyre të përditshme.

Na kontaktoni nëse dëshironi të bëheni pjesë e rrugëtimit tonë.

Address

Speke Training & Education Centre (STEC), Unit House , Speke Boulevard
Speke
L249HZ

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla Shqipe “Pjeter Budi”, Liverpool posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category