14/03/2026
Gëzuar Ditën e Verës nga fëmijët shqiptarë të Luton!
Me pjesëmarrjen e veçantë të drejtorit të shoqatës Ardhmëria z.Lutfi Vata dhe koordinatores znjsh. Ilira Muçaj, zhvilluam një ditë mësimi ndryshe.
Gjithashtu kishim sot mësim të hapur së bashku me primdërit e fëmijëve tanë të cilët ndanë mendime dhe ide se si festohet Festa e Ditës së Verës në treva të ndryshme shqiptare.
Faleminderit të gjithëve!
Iu urojmë verë të mbarë dhe të begatë!
08/11/2025
Iu ftojmë të merrni pjesë n Festën e Flamurit në Londër, 23 Nëntor 2025!
16/10/2025
Javën që lamë pas, patëm kënaqësinë të njihemi më mirë me nxënësit tanë të rinj por gjithashtu edhe me ata që kemi pasur vitin e kaluar.
Fëmijët patën mundësinë të ndajnë mendimet, përjetimet dhe kujtimet e tyre nga pushimet verore.
Ishte një fillim i ngrohtë dhe i bukur që na ndihmoi të krijojmë një atmosferë miqësie, bashkëpunimi dhe mirëkuptimi.
Gjatë orës së mësimit, folëm edhe për Shenjtoren tonë të dashur, Nënë Terezën, duke kujtuar fjalët dhe veprat e saj plot dashuri, mirësi dhe përkushtim ndaj të tjerëve. Fëmijët u frymëzuan nga shembulli i saj dhe morën ide shumë të bukura për mënyrën se si edhe ata mund të bëjnë vepra të mira çdo ditë.
24/09/2025
Fillojmë në datën 4 Tetor, regjistrimet vazhdojnë….,
Mos hezitoni të shkruani në meseenger ose numrin tonë në Whatsapp 07454118782
19/09/2025
📣Njoftim!
Për shkak të kërkesave të vazhdueshme nga prindërit që Shkolla Shqipe të jetë më afër me qendrën e qytetit, ne nuk do të jemi më në Stockwood Park Academy për këtë vit akademik por jemi zhvendosur tek
‘The Linden Academy Primary School’
Osborne Road,
LU1 3HJ
Luton
Për çdo pyetje mund të shkruani në numrin e Whatsapp
07454 118782
Shkolla Shqipe Ardhmëria Luton
01/09/2025
📣NJOFTIM!
Shkolla Shqipe “Ardhmëria – Luton” nis regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2025–2026.
👩🏫 Stafi:
Drejtor: Lutfi Vata
Koordinatore dhe mësuese: Fatmira Zyberaj
Mësuese: Enkelejda Bushgjokaj
Mësuese: Elvira Leka
Mësuese: Vera Suli
➡️ Çfarë ofron shkolla jonë:
Mësimin e gjuhës shqipe sipas teksteve zyrtare të Qendrës së Botimit për Diasporën.
✅Abetare
✅Gjuha Shqipe (Niveli I & II).
✅Veprimtari Plotësuese
Përdorim të librave jashtëshkollorë në Gjuhën Shqipe nga shtëpi të ndryshme botuese shqiptare.
Materiale shtesë në gjuhën shqipe me informacione mbi tema të përgjithshme të edukimit bazuar mbi kurrikulën shqiptare për sistemin arsimor në Shqipëri.
Valle tradicionale shqiptare, të cilat fëmijët i mësojnë gjatë vitit.
Pjesëmarrje në tri aktivitete madhore kulturore:
🔹 Nëntor – Festa e Flamurit.
🔹 Shkurt – Pavarësia e Kosovës.
🔹 Qershor – Festa e Fëmijëve dhe Komunitetit.
Më poshtë iu paraqesim një kalendar të qartë shkollor që u jep prindërve mundësinë ta ndjekin programin me lehtësi.
📅 Kalendari shkollor 2025–2026
Tetor – Dhjetor 2025:
Tetor: 4, 11, 18, 25
Nëntor: 8, 15, 22, 29
Dhjetor: 6, 13
Janar – Mars 2026:
Janar: 17, 24, 31
Shkurt: 7, 14, 21
Mars: 7, 14, 21, 28
Prill – Qershor 2026:
Prill: 18, 25
Maj: 2, 9, 16, 23
Qershor: 6, 13, 20, 27
📚 Me shumë gëzim mirëpresim fëmijët shqiptarë të diasporës në Luton dhe zonat përreth të mësojmë së bashku gjuhën tonë të bukur shqipe që të parët tanë na e lanë trashëgimi!
📞 Për regjistrime dhe informacion kontaktoni:
📞+44 (0) 7454 118782
📧[email protected]
🔗 wa.me/447454118782