Illyrians

Illyrians THE ANCIENT EUROPEANS

[email protected] FALEMINDERIT PER MIREKPUTIM. The Illyrian Tribes.


1. Abrët
2. Afeidantët
3. Agrianët, fis i Paionisë
4.

Verjetje / Karakteri / Rregullat:

1. - Materialet te cilat postohen apo behen share nuk kane per qellim demtimin e autorit, por vetem ta ndajme dhe tju ndihmojme ne shperndarjen e punes se tyre.

2. - Faqja nuk ka karakter material perfitues, vetem informues nga vullneti i mire i disa personave.

3. - Nese ndokujt i cenohet e drejta e autorit, na kontaktoni ne inbox dhe menjeher do tua fshijme.

4. - Nese dokush eshte i interesuar dhe ka material temjaftueshem dhe deshiron ta ndaj me te tjeret, na kontaktoni dhe mund te na bashkoheni ne stafin Illrians.

5. - Cfaredo fjalori apo fjale fyese ndaj kujtdo do fshihen dhe personit ne fjale do ti behet ''ban'' per arsye se kjo faqe ka karaker kulturor. Aigestët, fis i Thesprotisë
5. Alantetsët, fis i Paionisë
6. Albanët
7. Almopët, fis i Paionisë
8. Alutët, fis i Liburnisë
9. Amantinët, fis i Paionisë
10. Amymnët, fis epirot
11. Amyntët, fis i Thesprotisë
12. Antigonasit, fis në Epir
13. Ardianët
14. Argyrinët, fis epirot
15. Arinistët
16. Atienitët, fis i Liburnisë
17. Atintanët
18. Athamanët, fis epirot
19. Autariatët
20. Bathiatët
21. Breukët
22. Breunët
23. Brygët
24. Bulinët, fis i Liburnisë
25. Burnistët
26. Daorsët (darsejt, daversët)
27. Dardanët
28. Daunët
29. Deremistët
30. Deretinët
31. Deurët
32. Derriopët
33. Dervanët
34. Desidiatët
35. Dindarët
36. Ditionët
37. Dokleatët
38. Doberët, fis në Paioni
39. Dolopët, fis epirot
40. Donetinët, fis molos
41. Dyestët
42. Elinët, fis thesprot
43. Feakët
44. Flanatët
45. Galabrët
46. Genaunët
47. Genoaitët, fis molos
48. Grabejt, fis në Dalmati
49. Haemasët, fis në Dalmati
50. Helopët, fis në Epir
51. Hyllët (hyllejt) fis në Epir
52. Interfrurinët
53. Istrët
54. Koloinikët
55. Kambeasit
56. Kaonët
57. Kasiopët, fis në Epir
58. Kelaithët, fis thesprot
59. Keraunët, fis në Dalmati
60. Kestrinët, fis në Epir
61. Knidët
62. Krathët, fis në Epir
63. Labeatët
64. Lacinsenët
65. Liburnët
66. Lopsët
67. Lynkestët
68. Mardonët, fis në Epir
69. Masthitët
70. Molosët
71. Mylakët, fis epirot
72. Naresët
73. Nestët
74. Olbonensët, fis në Dalmati
75. Paionët
76. Palarët
77. Panonët
78. Parauejt, parauenët
79. Penestët
80. Pirustët
81. Plerejtë
82. Pyrët, pyrisejt
83. Rudinët
84. Selët, fis në Epir
85. Selepitanët
86. Separët, fis në Dalmati
87. Senedët
88. Skirtarët, skyrtonët, skyrtones, fis në Dalmati
89. Solentinët
90. Stulpinët, fis në Liburni
91. Talarët, fis në Epir
92. Tralët
93. Traulët, fis epirot
94. Tripolisët, fis thesprot
95. Tymfejt, fis epirot
96. Thunatët..

Lufta 25-vjeçare e Skënderbeut kundër osmanëve – Të gjitha betejat të shpjeguara
28/09/2026

Lufta 25-vjeçare e Skënderbeut kundër osmanëve – Të gjitha betejat të shpjeguara

Huge discount on the 2-year plan with an extra 4 months for free + ...

Ky libër ishte një dhuratë nga Napoleoni për Papën. I botuar në vitin 1805.Lutja e Zotit – *Oratio Dominica* – në gjuhë ...
23/09/2026

Ky libër ishte një dhuratë nga Napoleoni për Papën. I botuar në vitin 1805.
Lutja e Zotit – *Oratio Dominica* – në gjuhë të ndryshme.

Në këtë libër ndodhen tri lutje të ndryshme në tri dialekte ndryshme Shqipe të kohes.

13/09/2026

Si u zhvillua vertete Lufta e Trojes? Te fshehtat, te pathenat, def...

06/07/2026
Mitologjia ilire-shqiptare si ruajtëse e traditësKliko në vegzën e bashkangjitur  në këtë postim për ta kexuar shkrimin ...
16/06/2026

Mitologjia ilire-shqiptare si ruajtëse e traditës

Kliko në vegzën e bashkangjitur në këtë postim për ta kexuar shkrimin e plotë.

Studiuesit shqiptarë dhe disa komparativistë e shohin Legjendën e Rozafës si një dëshmi të rëndësishme të lashtësisë dhe origjinës në rajon. Ky mit lidhet me tr

Lidhja Shqiptare e Prizrenit, e themeluar më 10 qershor 1878, është organizata e parë politike dhe ushtarake e mbarë kom...
10/06/2026

Lidhja Shqiptare e Prizrenit, e themeluar më 10 qershor 1878, është organizata e parë politike dhe ushtarake e mbarë kombit shqiptar që shënoi fillimin e lëvizjes së organizuar për çlirim dhe autonomi. Ajo u krijua si një përgjigje urgjente ndaj vendimeve të Traktatit të Shën Stefanit dhe Kongresit të Berlinit, të cilat rrezikonin të copëtonin trojet shqiptare për t'u dhënë tokë shteteve fqinje ballkanike.

Rrethanat dhe Synimet KryesoreKuvendi historik i filloi punimet në Xhaminë Bajrakli të Prizrenit, ku u mblodhën mbi 100 delegatë nga të katër Vilajetet shqiptare: i Shkodrës, Kosovës, Manastirit dhe Janinës. Kryetar i këtij Kuvendi u zgjodh Iljaz Pashë Dibra, ndërsa programi ideologjik e politik u hartua nga rilindësit tanë më të shquar, si Abdyl Frashëri, Sami Frashëri, Pashko Vasa dhe Jani Vreto.

Lidhja kishte tri qëllime kryesore:Mbrojtjen e territoreve: Kundërshtimi me forcë i çdo vendimi ndërkombëtar që prekte integritetin e tokave shqiptare.Autonominë administrative: Bashkimi i të katër vilajeteve në një provincë të vetme autonome brenda Perandorisë Osmane.Unitetin kombëtar: Njohja e shqiptarëve si një komb i vetëm dhe i pandarë nga Fuqitë e Mëdha, pa dallim feje apo krahine.

Zhvillimi dhe Rëndësia HistorikeNdonëse fillimisht funksionoi me lejen e Portës së Lartë (e cila gjithashtu donte të ruante territoret nga shtetet fqinje), Lidhja e Prizrenit shpejt mori një karakter të pastër kombëtar dhe anti-osman. Ajo krijoi qeverinë e saj të përkohshme, organizoi ushtrinë nën drejtimin e Sulejman Voksh*t dhe rezistoi me armë për mbrojtjen e Plavës, Gucisë, Hotit e Grudës.

Në vitin 1881, ushtria osmane dërgoi ekspedita të mëdha ushtarake dhe e shtypi Lidhjen me forcë. Pavarësisht shpërbërjes së saj, ideali dhe platforma e Lidhjes së Prizrenit shërbyen si gurthemeli i lëvizjes sonë kombëtare, duke çuar direkt drejt shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912.

Shpella ilire në Kroaci nxjerr maskën teatrore rreth 2400-vjeçare Koka e plotë prej terrakote me paraqitjen e një maske ...
28/05/2026

Shpella ilire në Kroaci nxjerr maskën teatrore rreth 2400-vjeçare


Koka e plotë prej terrakote me paraqitjen e një maske teatrale greke, daton nga shekulli IV deri në shekullin III para erës sonë

Lokaliteti i njohur arkeologjik i periudhës ilire, i njohur si shpella “Liqeni i zi” afër Dobrovnikut, ka nxjerrë një maskë prej terrakote e cila daton nga shekulli IV deri në shekullin III para erës sonë. Sipas autoriteteve kroate, paraqet një maskë teatrale greke. Në pjesën e sipërme ndodhet një vrimë për varje, ndërsa brenda është e zbrazët. Si e tillë, me shumë gjasa ka qenë e vendosur në mur

Arkeologët në shpellën “Liqeni i zi” në gadishullin Peleshac afër Dobrovnikut në jug të Kroacisë, kanë gjetur një maskë teatrore prej terrakote të shekullit IV-III para erës sonë. Hulumtimet arkeologjike në këtë lokalitet arkeologjik ilir kanë zgjatur disa javë, organizuar nga Muzeu Arkeologjik i Dobrovnikut, i cili ka njoftuar për gjetjen e radhës të cilën e cilëson si artefakt helenistik. Aty u gjet koka e plotë prej terrakote me paraqitjen e një maske teatrale greke, e cila daton nga shekulli IV deri në shekullin III para erës sonë. Në pjesën e sipërme ndodhet një vrimë për varje, ndërsa brenda është e zbrazët. Si e tillë, me shumë gjasa ka qenë e vendosur në mur.

“Nëse mund ta lidhim Dionisin ose ekuivalentin e tij ilir me enët për verë, njëkohësisht edhe me maskën e përmendur, dhe në këtë të kërkojmë hyjninë së cilës shpella i ka shërbyer si faltore dhe çfarë ritualesh janë kryer aty – këtë mund vetëm ta hamendësojmë”, citohet të ketë thënë Domagoj Perkiq, arkeolog dhe drejtor i Muzeut Arkeologjik.

Gjatë hulumtimeve të vitit 2025, u vërtetua se shpella dhe pjesë të saj janë përdorur në periudha të ndryshme, nga epoka e bronzit deri në fund të epokës së re të hekurit, por për qëllime të ndryshme.

Në epokën e bronzit, kryesisht gjatë mijëvjeçarit të dytë para erës sonë, ajo përdorej si një formë banese ose strehe gjatë periudhave të luftërave.

Nga fundi i epokës së bronzit deri në fillimin e epokës së re të hekurit, funksioni i saj ndryshoi dhe përdoret për varrosjen e njerëzve.

“Sipas rezultateve të analizave radiokarbonike të eshtrave njerëzore, bëhet fjalë për periudhën midis viteve 1012 dhe 481 para erës sonë. Pra, për më shumë se 500 vjet ajo ka shërbyer si nekropol. Megjithatë, pasi ndaloi varrosja në shpellë, ajo qartazi u përdor si faltore ilire, e cila sipas gjetjeve mund të ndiqet nga fundi i shekullit IV deri në mesin e shekullit I para erës sonë. Për këtë dëshmojnë shumë enë miniaturale, kryesisht greke (amforë të vogla, tasa), por edhe me prejardhje lokale, të cilat zakonisht liheshin në faltore si dhurata votive, pra dhurata të përdorura në kuadër të riteve dhe kulteve fetare”, ka theksuar Perkiq.

Aty janë gjetur edhe fragmente të tjera të enëve greke, enët më të rafinuara dhe më të shtrenjta të asaj kohe, me origjinë greke. Të gjitha këto enë shërbenin për ruajtjen e verës (amforat) ose për pirjen e saj (lloje të ndryshme gotash). Ato nuk përdoreshin në jetën e përditshme të ilirëve, por ishin simbol i pasurisë dhe fuqisë së komunitetit lokal parahistorik, të cilët duket se kishin nevojë t’i përdornin në rituale ende të panjohura për ne (ndoshta të lidhura me pirjen e verës), por edhe t’i linin si dhurata për perënditë.

“Në çdo rast, mund të jemi të lumtur që në zonën më të gjerë të Dubrovnikut njihen deri tani tri faltore ilire, në bazë të të cilave mund ta studiojmë fenë ilire, ndikimet dhe ndërthurjet e saj me qytetërimin dhe fenë greke, si dhe ndoshta bashkimin dhe identifikimin e hyjnive dhe riteve lokale me ato greke. Përveç shpellës ‘Liqeni i zi”, bëhet fjalë për faltoret në ‘Shpellë’ dhe në ‘Shpellën e zanës’. Faltorja në Nakovana ekzistonte në të njëjtën kohë me këtë në ‘Liqenin e zi, ndërsa ‘Shpella e zanës’ fillon pak më herët, në fund të shekullit V dhe zgjat deri në fillimin e shekullit III para erës sonë”, citohet të ketë thënë Perkiq.

Shpella ‘Liqeni i zi’ ndodhet në gadishullin Peleshac, në jug të Kroacisë, pranë zonës së Dubrovnikut. Peleshaci është një nga gadishujt më të mëdhenj të bregdetit dalmat dhe ndodhet përgjatë Detit Adriatik. Shpella është një lokalitet arkeologjik i rëndësishëm ilir dhe prehistorik në atë rajon. Shpella “Liqeni i zi”, ajo që njihet si “Shpella” afër fshatit Nakovana në Peleshac dhe “Shpella e Zanës te burimi Ombla pranë Dubrovnikut, njihen si lokalitete të rëndësishme për studimin e fesë dhe ritualeve ilire, si dhe lidhjeve të ilirëve me kulturën greke.

24/04/2026

🇦🇱☦️Theodorus Muzaka, Dominus Musachiae et Beratensis ☦️🇦🇱

Fushatat e Xhon Kantakuzenit kundër shqiptarëvePerandori bizantin Xhon VI Kantakuzeni duke kryesuar sinodin (ngjyrë mbi ...
22/04/2026

Fushatat e Xhon Kantakuzenit kundër shqiptarëve

Perandori bizantin Xhon VI Kantakuzeni duke kryesuar sinodin (ngjyrë mbi pergamenë)
Biblioteka Kombëtare e Francës, Paris

Tipik për shumë prej referencave të shkurtra për shqiptarë në kronikat bizantine, është teksti i mëposhtëm i perandorit bizantin Xhon VI Kantakuzeni (John VI Kantakouzenos, 1347-1355), Historia e të cilit mbulon vitet 1320-1356. Këtu, si edhe në tekste të tjera, fiset shqiptare përshkruhen si nomadë të egër dhe të pabindur, që jetonin në zona malore gjatë muajve të verës dhe migronin në ultësira gjatë dimrit.

Nga: Xhon Kantakuzeni
Përgatiti dhe përktheu në anglisht (nga gjermanishtja): Robert Elsie[1] (1328, 1332, 1336: John Cantacuzene: Unruly Nomads Pay Homage to the Emperor)

Ndërsa perandori po kalonte rreth tetë ditë në Ahrid (Ohër), nomadët shqiptarë që jetonin në rajonin e Deabolisit (Devoll) u paraqitën para tij, ashtu si edhe ata nga Koloneia (Kolonja) dhe ata nga rrethinat e Ohrit.[2] Ata i bënë homazh perandorit dhe i ofruan me dëshirë shërbimet e tyre. Ata që jetonin më larg, në kufijtë e Perandorisë Bizantine, u urdhëruan me letra nga perandori të nxitonin drejt Selanikut për të bërë homazh, gjë që e bënë pak më vonë.

Ndërsa perandori po qëndronte në Thesali,[3] shqiptarët e pabindur që jetonin në malet e Thesalisë u paraqitën para tij, të cilët, sipas prijësve të tyre fisnorë, quhen malakasianë, bujanë dhe mesaritë dhe numri i të cilëve arrin në 12 mijë. Ata i bënë homazh perandorit dhe premtuan t’i shërbenin, pasi kishin frikë se do të shfaroseshin nga bizantinët me fillimin e dimrit, duke qenë se jetonin jo në qytete, por në male dhe në zona të paarritshme. Meqenëse duhet t’i braktisin këto rajone gjatë dimrit për shkak të të ftohtit dhe borës, e cila bie në sasi të jashtëzakonshme në këto zona, ata besonin se do të binin lehtësisht pre e tyre.

Pak kohë më pas, guvernatorët e pjesëve perëndimore të perandorisë raportuan se nomadët shqiptarë nga Balagrada (Berati) dhe Kanina,[4] të cilët ngrihen shpejt në armë dhe janë të paqetë nga natyra, kishin shkelur traktatet me perandorin, duke sulmuar dhe plaçkitur në mënyrë të egër qytetet atje. Ata kishin guxuar të bënin të njëjtën gjë edhe më herët, kur një numër i madh njerëzish u bashkuan dhe plaçkitën qytetet, derisa perandori dërgoi një ushtri kundër tyre, duke i detyruar të qetësoheshin dhe të mos u shkaktonin më padrejtësi banorëve të qyteteve të Perëndimit.

Por, kur erdhi vera, sapo ushtria e perandorit u shpërnda dhe ushtarët u kthyen në shtëpitë e veta, ata nuk mund të mbaheshin më nën kontroll dhe filluan të shkatërronin qytetet me plaçkitje dhe sulme të hapura. Tani, shumë prej tyre u bashkuan dhe shkaktuan shkatërrime të mëdha në Berat, Kaninë, Kleisurë (Këlcyrë) dhe në një fortesë të quajtur Skreparion (Skrapar). Pas sulmeve të përsëritura, ata pushtuan edhe Timorosin (Tomori), një fortesë në perëndim të vendit jo larg Beratit, dhe u fortifikuan në të. Për këto arsye, perandori vendosi të ndërmarrë një fushatë kundër tyre.[5]

Meqenëse Duka Xhon,[6] sundimtari i Akarnanisë, veçse kishte vdekur në atë kohë, perandori nxitoi të arrinte në Perëndim, pasi shpresonte ta vinte Akarnaninë nën kontrollin e tij. Gjatë përgatitjeve, ai mendoi se ishte ide e mirë të sillte një forcë ndihmëse këmbësorësh turq nga Jonia për të shtypur shqiptarët. Meqenëse këta të fundit jetojnë në zona malore të larta dhe të paarritshme, me shumë shtigje të fshehta dhe strehime, ata nuk mund të mposhten nga kalorësia, sidomos pasi në verë ngjiten në majat e maleve ku, për shkak të terrenit natyror, edhe këmbësorët e kanë të vështirë, pasi mbrojtësit mund të qëllojnë nga lart. Prandaj, ai dërgoi një emisar tek Umuri[7] dhe kërkoi një forcë ndihmëse këmbësorësh. Umuri i priti me kënaqësi përfaqësuesit e perandorit, pasi e konsideronte nder të bënte diçka për të dhe i dërgoi menjëherë trupat në Selanik.

Pak më vonë, vetë perandori arriti atje me forcat e tij bizantine, mori me vete aleatët turq dhe marshoi përmes Thesalisë kundër shqiptarëve. Duke shkatërruar tokat e tyre, ai përparoi deri në Epidamnos (Durrës) dhe shumë shqiptarë u vranë. Kur morën vesh për përparimin e perandorit, duke supozuar se ushtria e tij përbëhej vetëm nga kalorësia bizantine, ata u tërhoqën në male dhe në zonat e tyre të paarritshme, duke besuar se kështu do t’i shpëtonin shfarosjes. Megjithatë, ata u sulmuan nga forcat e lehta turke dhe nga harkëtarët, të cilët veprojnë në mënyrë të lakmueshme në zona të vështira, dhe u mundën lehtësisht, jo vetëm sepse ishin të paarmatosur, por edhe sepse u kapën në panik nga sulmi i papritur i barbarëve.

Shumë shqiptarë u vranë ose u zunë robër. Ata që arritën të shpëtonin lanë pas gratë, fëmijët dhe pasuritë e tyre dhe u strehuan në zona të largëta. Turqit i skllavëruan gratë dhe fëmijët e tyre, megjithëse anëtarë të tjerë të fiseve të tyre, që mbanin marrëdhënie të mira me perandorin, arritën të shpëtonin disa prej tyre duke i marr me haraç nga turqit. Edhe vetë perandori lejoi që për shumë prej tyre të merrej haraçi, kur të afërmit e tyre erdhën tek ai dhe iu lutën për lirimin e tyre. Madje, ai do të kishte lejuar haraçin për edhe më shumë, madje të gjithë, po të kishin ardhur në kohë ndërsa turqit ishin ende nën komandën e tij. Por, meqenëse kërkuesit erdhën pas largimit të turqve, ai mundi të shpëtonte vetëm një pjesë të robërve. Shumica e tyre u dërguan në Lindje si skllevër.

Vetë bizantinët nuk i skllavërojnë njerëzit. Nuk u lejohet ta bëjnë këtë, përveç nëse janë barbarë që refuzojnë të besojnë në shpëtimin e Krishtit, Shpëtimtarit tonë. Megjithatë, ata morën në zotërim tufa të panumërta bagëtish, për të mos përmendur shumë pajisje shtëpiake dhe sende të tjera. Madje u tha, dhe raportet u vërtetuan më pas, pasi të prekurit nga fatkeqësia iu drejtuan perandorit dhe i paraqitën humbjet e tyre, se forcat bizantine kishin kapur treqind mijë krerë bagëti, pesë mijë kuaj dhe një milion e dyqind mijë krerë dele.

Ushtarët, sigurisht, nuk ishin në gjendje të merrnin me vete aq shumë kafshë, prandaj thjesht i dëbuan pronarët dhe i lanë kafshët pa barinj, në mëshirë të fatit. Banorët e qyteteve që më parë ishin plaçkitur nga shqiptarët dolën dhe morën në zotërim aq kafshë sa dëshironin, pa i ndaluar askush. Edhe pronarët e mëparshëm, pasi kishin premtuar nënshtrim dhe besnikëri ndaj perandorit, u lejuan të rimerrnin shumë nga kafshët që i gjenin duke bredhur lirshëm në gryka dhe lugina. Ata gjithashtu blenë shumë kafshë nga ushtarët, të cilët kërkonin një monedhë ari për çdo pesëqind krerë dele ose për çdo njëqind krerë bagëti.

Megjithëse ndër trupat më parë ishte zakon që të lihej mënjanë një e pesta e plaçkës, qoftë e madhe apo e vogël, si tribut për perandorin, dhe një pjesë e barabartë për prijësin e madh (Domestikos), i cili ishte komandanti i përgjithshëm i gjithë ushtrisë, pothuajse askush nuk merrej me këtë zakon dhe askush nuk i detyronte ushtarët të ndanin një të pestën e fitimeve. Atyre u lejohej të merrnin sa të donin nga plaçka, sikur ajo të rridhte lirshëm në sasi të pakufishme.

Të tilla ishin dhunimet e kryera më parë nga shqiptarët kundër banorëve të perëndimit dhe i tillë ishte ndëshkimi për padrejtësitë e tyre. Qytetet që kishin vuajtur më parë prej tyre përfituan dyfish, me gëzim të madh. Nga njëra anë, u çliruan nga sulmet shqiptare dhe, nga ana tjetër, patën mundësinë të përfitonin nga prania dhe kujdesi mbrojtës i perandorit. Për këtë arsye, ata ishin edhe më të gëzuar dhe festuan si kurrë më parë. Që nga koha e perandorit Manuel Komneni[8] deri tek ajo e perandorit Andronik Palaeologut,[9] asnjë perandor tjetër bizantin nuk i kishte vizituar ndonjëherë dhe nuk kishte treguar një kujdes të tillë ndaj tyre. Ndërsa ai ishte aty, ata e konsideronin perandorin si një qenie të mbinatyrshme.

Pasi shqiptarët u mundën, perandori i dërgoi në shtëpi aleatët e tij turq, të cilët kaluan përmes Thesalisë dhe Botisë drejt Selanikut dhe prej andej lundruan përsëri për në Joni. /Telegrafi/

[1] Fragment nga: John Cantacuzenus: Geschichte, Stuttgart 1982, I, f. 190 = Lib. 1, 55, f. 279, rr. 22sq.; II, f. 107 = Lib. II, 28, f. 474, rr. 9-19; II, f. 120-123 = Book II, 32, f. 495-499. Përkthyer nga Robert Elsie. Fillimisht botuar në R. Elsie: Early Albania, a Reader of Historical Texts, 11th - 17th Centuries, Wiesbaden 2003, f. 14-17.

[2] Takimi vlerësohet të ketë ndodhur rreth shkurtit të vitit 1328.

[3] Mbase në fund të vjeshtës së vitit 1332.

[4] Kalaja e Kaninës ndodhet disa kilometra mbi Vlorë në bregdetin jugor të Shqipërisë.

[5] Ekspedita ndoshta u zhvillua në pranverën e vitit 1336. Kr. J. Cantacuzenus 1986, f. 232.

[6] Giovanni Orsini.

[7] Aydınoğlu Gazi Umur Bey (c. 1309–1348)

[8] Manuel I Comnenus (r. 1143-1180) vizitoi Vlorën në verën e vitit 1149.

[9] Andronicus III Palaeologus (r. 1328-1341).

Pllakat Dardane në Serbi… Zbulimi - Gjurmë Shqiptare Cila eshte historia e Nish*t Trashegimia, historia, rrenjet e lasht...
22/03/2026

Pllakat Dardane në Serbi… Zbulimi - Gjurmë Shqiptare

Cila eshte historia e Nish*t Trashegimia, historia, rrenjet e lashta dhe zbulimet e fshehura. Nje kerkim me fakte e deshmi te forta.

Cila eshte historia e Nish*t Trashegimia, historia, rrenjet e lashta dhe zbulimet e fshehura. Nje kerkim me fakte e deshmi te fortaProgrami "Gjurmë Shqiptare...

Address

Irongate House, 22-30 Dukes Place London
London
EC3A7LP

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Illyrians posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Illyrians:

Shortcuts

Share

Category