11/08/2026
Esselamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu.
Lus Allahun që të jeni mirë.
Sipas parashikimeve, nesër pritet të ketë eklips, mirëpo mbetet që ta shohim dhe ta vërtetojmë.
Sipas informatave, namazin e eklipsit pritet ta fillojmë rreth orës 19:30, inshaAllah.
Ejani në xhami pak para orës 19:30, që ta shohim së bashku nëse eklipsi është i dukshëm. Nëse e shohim me sy, atëherë do ta falim namazin e eklipsit, inshaAllah.
Allahu ju shpërbleftë me të mira.