11/06/2026
🕊️ 11 QERSHOR 1999 — Dita kur u ndal zjarri, dita kur filloi liria.
Pas 78 ditësh bombardimesh të NATO-s mbi Jugosllavinë, më 11 qershor 1999 u njoftua zyrtarisht pezullimi i fushatës ajrore. Serbia kishte filluar tërheqjen e forcave të saj nga Kosova. Ditën tjetër, më 12 qershor, trupat e KFOR-it hynë në tokën shqiptare të Kosovës — dhe miliona shqiptarë kudo në botë qanë nga gëzimi.
Kjo nuk ishte vetëm çlirimi i një territori.
Ishte fitore e një populli që kishte vuajtur, rezistuar dhe nuk kishte dorëzuar kurrë shpirtin.
Nderi i përhershëm për të gjithë dëshmorët e UÇK-së dhe civilët që dhanë jetën për liri. 🦅🖤🔴
10/06/2026
Si quhen këto nga anët tuaja?
01/06/2026
1 Qershor 1850 — Ditelindja e Sami Frashërit 🦅📚
Më 1 Qershor 1850 lindi Sami Frashëri. Një nga figurat më të mëdha të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. 
Sami Frashëri nuk ishte vetëm shkrimtar, ishte enciklopedist, gjuhëtar, filozof dhe atdhetar. Shkroi në shqip, turqisht dhe frëngjisht. Hartoi fjalorin e parë të gjuhës shqipe. Dhe shkroi veprën e tij madhore “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhetë”. Një vizion për shtetin shqiptar, para se Shqipëria të bëhej shtet sovran.
Sot bëhen 176 vjet nga lindja e tij. 🇦🇱
28/05/2026
🏆 Shqiptarët që kanë bërë histori në botë 🇦🇱🌍
Shqiptarët nuk kanë lënë gjurmë vetëm në trojet tona. Në shumë vende të botës, figura me origjinë shqiptare kanë ndikuar në histori, kulturë, shkencë, art dhe humanizëm. Nga fitues çmimesh Nobel deri te yje ndërkombëtarë, emri shqiptar ka kaluar kufijtë dhe ka treguar se talenti, puna dhe vizioni nuk njohin barriera.
🔹 Nënë Tereza
Një nga figurat më të njohura në histori. Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, simbol i humanizmit dhe përkushtimit ndaj njerëzve në nevojë. Emri i saj respektohet në çdo cep të globit.
🔹 Dua Lipa
Një nga artistet më të suksesshme të muzikës moderne. Me miliona fansa në botë, ajo ka kthyer origjinën shqiptare në krenari ndërkombëtare.
🔹 Rita Ora
Artiste globale që ka dominuar skenën muzikore me hite dhe bashkëpunime me emra të mëdhenj të industrisë.
🔹 Ismail Kadare
Një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë europiane. Veprat e tij janë përkthyer në dhjetëra gjuhë dhe kanë prezantuar kulturën shqiptare në botë.
🔹 Bebe Rexha
Krijuese hitesh globale dhe një tjetër dëshmi se shqiptarët shkëlqejnë në industrinë ndërkombëtare të muzikës.
🔹 Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka
Dy emra që kanë përfaqësuar elitën e futbollit europian dhe kanë mbajtur gjithmonë me krenari rrënjët shqiptare.
🔹 Action Bronson
Artist dhe figurë mediatike që ka folur shpesh për prejardhjen e tij shqiptare në SHBA.
🌍 Historia ka treguar se shqiptarët, kudo që ndodhen, dinë të lënë gjurmë. Nga arti dhe sporti te letërsia dhe humanizmi, ata kanë ngritur lart emrin shqiptar në arenën ndërkombëtare.
🇦🇱 Ne jemi një komb i vogël në numër, por i madh në histori, talent dhe ndikim.
25/05/2026
26 Maj 1999 — Operacioni “Shigjeta”: Beteja e Pashtrikut fillon! 🦅
Sot shënojmë ditën e fillimit të Operacionit “Shigjeta” kryebetejën e UÇK-së që ka filluar më 26 maj 1999 dhe ka zgjatur deri më 10 qershor 1999, një ndër operacionet më të suksesshme të UÇK-së.
Më 26 maj 1999, shpërtheu Beteja e Pashtrikut ku UÇK-ja ishte e suksesshme në pushtimin e Malit të Pashtrikut dhe fshatrave përreth.
Ajo ishte beteja më e rëndësishme nga 30 betejat, sulmet dhe operacionet që zhvilloi UÇK-ja, mbështetur nga NATO dhe ushtria shqiptare kundër Ushtrisë Serbe. Qëllimi politik i këtij Operacioni ishte sigurimi i një fitoreje ushtarake dhe nisja e sulmit tokësor të NATO-s dhe UÇK-së për çlirimin e Kosovës.
Vetëm 15 ditë pas kësaj beteje — Serbia u dorëzua. 🦅🇦🇱🇽🇰
23/05/2026
23 Maj 1921 — Revista Amerikane “Current History” zbulon masakrat serbe ndaj shqiptarëve
Më 23 maj 1921, revista prestigjioze amerikane “Current History” botoi një artikull të shkruar nga Abdul Sula, i cili zbulonte para botës masakrat dhe shpërnguljen e shqiptarëve të Kosovës dhe Dibrës nga Serbia.
Artikulli zbulonte se serbët kishin kaluar kufijtë shqiptarë afër Dibrës dhe kishin shkretuar 142 fshatra shqiptare, duke masakruar popullatën gratë, fëmijët dhe pleqtë. Ata që nuk ishin në gjendje të iknin. Kjo u konfirmua edhe nga shtypi serb i kohës.
Autori shkruante: “Të pakënaqur me Kosovën, Dibrën dhe territoret e tjera, serbët po lakmojnë edhe më shumë territorin shqiptar duke shpartalluar lokalitetet më të lulëzuara dhe duke deportuar apo shfarosur popullatën shqiptare.”
Sot bëhen 105 vjet nga ky artikull. Bota e dinte por heshtte.
21/05/2026
🗓️ 21 Maj 1911 — New York Times shkruante për një vajzë shqiptare 🦅📰
Sot bëhen 115 vjet nga një artikull që pak shqiptarë e dinë.
Më 21 maj 1911, gazeta më e famshme në botë New York Times i kushtoi një artikull të tërë një vajze 22-vjeçare shqiptare: Janica Martinaj.
Pas vrasjes së babait të saj në betejë, Janica mori komandën e ushtrisë dhe vazhdoi luftën kundër turqve. NY Times e quajti atë “Zhan D’Ark shqiptare.”
Por NY Times nuk u ndal këtu.
Në të njëjtin artikull shkruante:
“Shqiptarët janë raca më e shkëlqyer në Ballkan — si intelektualisht, edhe fizikisht.” 💪🦅
115 vjet më parë — një vajzë shqiptare mbante pushkën e babait të saj dhe botën e kishte sytë nga ajo.
Disa gjëra nuk ndryshojnë kurrë. 🇦🇱
20/05/2026
20 Maj 1913 — Serbia dhe Greqia ndajnë tokat shqiptare me marrëveshje të fshehtë
Ishte një nga tradhtitë më të mëdha diplomatike ndaj shqiptarëve. Pak javë para se Kongresi i Londrës të vendoste zyrtarisht fatin e Shqipërisë, Serbia dhe Greqia kishin tashmë ndarë mes vete tokat shqiptare Kosovën, Çamërinë, Maqedoninë.
Kongresi i Londrës thjesht vulosën atë që kishte ndodhur më parë në heshtje.
Sot bëhen 113 vjet nga ajo marrëveshje djallëzore🦅
16/05/2026
🌍 Kombi Shqiptar Një popull, shumë kufij 🦅🇦🇱
A e dini se sa shqiptarë jetojnë jashtë Shqipërisë dhe Kosovës?
🇲🇰 Maqedoni e Veriut — mbi 500,000
Turqi — rreth 5.000.000 (por jo të gjithë të deklaruar)
Mali i Zi — rreth 30,000
Serbi (Preshevë, Medvegjë, Bujanoc) — rreth 60,000
Greqia (Çamëria dhe jugu) — dhjetëra mijëra
🇮🇹 Arbëreshët — rreth 100,000 (jetojnë në Itali që nga shekulli XV!)
🌐 Diaspora — miliona në mbarë botën, numri i saktë ende i panjohur.
Shqiptarët janë ndër kombet më të shpërndara të Ballkanit.
Kufijt i ndanë, por identitetin nuk ia morën kurrë. 🦅
Ju ku jeni? Shkruani vendin në komente! 👇🇦🇱