Shkolla Shqipe në Bavari

Shkolla Shqipe në Bavari Kontaktinformationen, Karte und Wegbeschreibungen, Kontaktformulare, Öffnungszeiten, Dienstleistungen, Bewertungen, Fotos, Videos und Ankündigungen von Shkolla Shqipe në Bavari, Schule, GoetheStr. 3, München.

Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë «LAPSH Bavari» është organizatë jopolitike dhe jofetare e arsimtarëve dhe prindërve shqiptarë si dhe bartëse e mësimit plotësues në gjuhën shqipe, në Landin e Bavarisë.

NË KUJTIM TË MUSTAFË KRASNIQITMe dhimbje, respekt dhe mirënjohje, LAPSH Bavari ju fton në mbledhjen përkujtimore në nder...
25/09/2026

NË KUJTIM TË MUSTAFË KRASNIQIT

Me dhimbje, respekt dhe mirënjohje, LAPSH Bavari ju fton në mbledhjen përkujtimore në nderim të mësuesit, kryetarit dhe koordinatorit të Shkollës Shqipe në Bavari, njërit ndër themeluesit e LAPSH-it në Bavari dhe njërit prej kontribuuesve më të rëndësishëm në ruajtjen e mësimit dhe të gjuhës shqipe në Bavari, të të ndjerit Mustafë Krasniqi.

Ftojmë anëtarët e LAPSH-it, mësimdhënësit, prindërit, nxënësit, bashkëpunëtorët, miqtë dhe të gjithë bashkëkombësit që, më 10.10.2026, duke filluar nga ora 11:00, në sallën e Shkollës, Toni-Pfülf-Straße 30, 80995 München, të mblidhemi për ta kujtuar dhe nderuar së bashku jetën dhe veprën e tij.

Prania juaj do të jetë një nderim i veçantë për kujtimin e tij dhe një shprehje mirënjohjeje për kontributin e tij të çmuar.

I përjetshëm qoftë kujtimi për Mustafë Krasniqin!

Mbledhja e parë për vitin shkollor 2026/2027Sot u mbajt mbledhja e parë e LAPSH-it për vitin e ri shkollor 2026/2027.Mbl...
21/09/2026

Mbledhja e parë për vitin shkollor 2026/2027

Sot u mbajt mbledhja e parë e LAPSH-it për vitin e ri shkollor 2026/2027.

Mbledhjen e filluam me një minutë heshtje, në nderim të themeluesit të LAPSH-it dhe njëkohësisht ish-koordinatorit, z. Mustafë Krasniqi, i cili së fundmi u nda nga jeta. Me respekt dhe mirënjohje kujtojmë kontributin e tij të çmuar në themelimin dhe veprimtarinë e LAPSH-it.

Gjatë mbledhjes u diskutua për mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe organizimin e punës gjatë vitit të ri shkollor.

Mësueset dorëzuan ditarët e vitit të kaluar shkollor, si dhe raportet vjetore, ndërsa u pajisën me ditarët e rinj për vitin shkollor 2026/2027.

Me përkushtim, bashkëpunim dhe dashuri për gjuhën, kulturën dhe traditat tona, vazhdojmë punën për një vit të suksesshëm shkollor.

Suksese të gjithëve në vitin e ri shkollor!

09/09/2026

FTESË PËR TAKIM KONSULTATIV - DACHAU 13.09.2026

Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptar në Bavari është duke hapur dhe një klasë të re në Dachau.

Ftojmë të gjithë prindërit, bashkatdhetarët të cilët jetojnë në Dachau apo rrethinë, të merrni pjesë në një takim konsulativ për hapjen e klasës së Gjuhës Shqipe në Dachau.

Takimi do të mbahet të dielën më 13.09.2026, në ora 11:00.

Adresa:
Restaurant Casa Paese
Jahnstraße 25,
85221 Dachau

Ju mirëpresim me kënaqësi!

Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Bavari përfundoi me sukses vitin shkollor 2025/2026.Me përkushtim, bashk...
31/07/2026

Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Bavari përfundoi me sukses vitin shkollor 2025/2026.

Me përkushtim, bashkëpunim dhe dashuri për gjuhën amtare, edhe këtë vit vazhduam misionin tonë për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës, kulturës dhe identitetit shqiptar te brezat e rinj.

Falënderojmë të gjithë mësuesit, nxënësit, prindërit dhe bashkëpunëtorët për kontributin e tyre të vyer. Ju urojmë pushime të mbara!
Mirë u takofshim në vitin e ri shkollor 2026/2027!

Me respekt,
Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Bavari (LAPSH)

Nis punimet Seminari XIX Mbarëkombëtar i Mësuesve të Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Shqiptare në Diasporë dhe në Mërgatë - L...
29/07/2026

Nis punimet Seminari XIX Mbarëkombëtar i Mësuesve të Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Shqiptare në Diasporë dhe në Mërgatë - Lapsh Bavari përfaqësohet nga mësuesja Aferdita Rexhepi Misini dhe kryetari Milazim Ukaj

Seminari i LAPSH-it në Bavari – shkëmbim përvojash dhe përkushtim për një mësimdhënie cilësore në diasporëNë kuadër të a...
29/06/2026

Seminari i LAPSH-it në Bavari – shkëmbim përvojash dhe përkushtim për një mësimdhënie cilësore në diasporë

Në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për ngritjen profesionale të mësuesve dhe për avancimin e cilësisë së mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë, nga 26 deri më 28 qershor, në Dachau afër Mynihut, u zhvillua seminari me temë "Trajnimi dhe shkëmbimi i përvojave në mësimdhënie në klasa heterogjene", i organizuar nga Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSH) në Bavari, me mbështetjen e Drejtorisë së Diasporës pranë MPJ të Republikës së Kosovës, të udhëhequr nga z. Elis Badalli.

Seminari u hap nga kryetari i LAPSH-it, z. Milazim Ukaj i cili përshëndeti pjesëmarrësit dhe theksoi rëndësinë e këtij trajnimi për forcimin e mësimdhënies në diasporë. Më pas, ai ia kaloi fjalën koordinatorit, z. Selim Hoti. Seminari u moderua nga sekretarja e LAPSH-it, znj. Lirie Begisholli.

Seminari u nderua me pjesëmarrjen e Konsullit të Përgjithshëm të Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Mynih, z. Afrim Nura i shoqëruar nga Konsulli Afrim Deliu, Konsulles së Konsullata e Pergjithshme e Republikës së Shqipërisë në Mynih, znj. Miranda Kokona, drejtorit të Drejtorisë së Diasporës pranë MPJ të Republikës së Kosovës, z. Elis Badalli, përfaqësuesit të Ministrisë së Arsimit të Kosovës, z. Osman Beka, si dhe kryesisë dhe mësuesve të Lapsh Bavari, të cilët me përkushtimin e tyre mbajnë gjallë mësimin e gjuhës amtare në landin e Bavarisë.

Pjesa profesionale e seminarit u udhëhoq nga z. Shemsedin Beqiri, profesor dhe drejtor i Gjimnazit "Eqrem Çabej" në Prishtinë, si dhe z. Lavdim Klinaku, profesor dhe trajner i certifikuar për kurrikulën. Përmes ligjëratave të tyre, pjesëmarrësit patën mundësinë të thellojnë njohuritë mbi kurrikulën e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë, zhvillimin e tematikave mësimore, rolin e mësuesit në klasat heterogjene, si dhe qasjet bashkëkohore që ndihmojnë në rritjen e cilësisë së procesit mësimor.

Seminari u karakterizua nga një frymë bashkëpunimi dhe shkëmbimi të hapur përvojash. Përveç diskutimeve profesionale dhe punës në grupe, mësueset e LAPSH-it prezantuan dy tema të përgatitura prej tyre, duke ndarë praktikat më të mira të mësimdhënies, sfidat e përditshme dhe mënyrat e tejkalimit të tyre. Këto prezantime dëshmuan përkushtimin, profesionalizmin dhe dëshirën e vazhdueshme të mësuesve për t’u zhvilluar dhe për t’i shërbyer sa më mirë nxënësve shqiptarë në diasporë.

Në përfundim, seminari u vlerësua si një aktivitet tejet i suksesshëm dhe frytdhënës, i cili jo vetëm pasuroi njohuritë profesionale të pjesëmarrësve, por edhe forcoi bashkëpunimin, motivimin dhe përgjegjësinë e përbashkët për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar te brezat që po rriten larg atdheut.

Seminare të tilla dëshmojnë se investimi në zhvillimin profesional të mësuesve është investim në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar, kudo që jetojnë shqiptarët.

Në emër të LAPSH-it në Bavari, shprehim mirënjohjen tonë të thellë për Drejtorinë e Diasporës pranë MPJ të Republikës së Kosovës dhe për Konsullatën e Republikës së Kosovës në Mynih për mbështetjen financiare të ofruar, duke mundësuar akomodimin dhe ushqimin e pjesëmarrësve gjatë gjithë zhvillimit të seminarit.

Mirënjohje të sinqertë shprehim gjithashtu për Bella Pizza Dachau (vëllezërit Ukaj), për sponsorizimin e drekës, si dhe për afaristin z. Safet Shaqiri, për përgatitjen dhe sponsorizimin e darkës. Bujaria dhe mbështetja e tyre kontribuuan në mbarëvajtjen e seminarit dhe dëshmuan edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit të komunitetit shqiptar në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, arsimit dhe identitetit tonë kombëtar.

Në fund, mësuesve pjesëmarrës iu ndanë certifikata nga LAPSH-i në shenjë vlerësimi për pjesëmarrjen dhe angazhimin e tyre në këtë aktivitet profesional.

Për LAPSH Bavari,
Albana Kasumi Dashi - zëdhënëse


LAPSH Bavari në Manifestimin Kulturor kushtuar Komandantit Bekim Berisha – AbejaTë dielën u mbajt Manifestimi Kulturor S...
25/06/2026

LAPSH Bavari në Manifestimin Kulturor kushtuar Komandantit Bekim Berisha – Abeja

Të dielën u mbajt Manifestimi Kulturor Shqiptar, i organizuar nga Shoqata "Abeja", me rastin e 60-vjetorit të lindjes së Komandantit Bekim Berisha – Abeja.

Me ftesë të kësaj shoqate, në këtë veprimtari morën pjesë edhe anëtarët e kryesisë së Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Bavari (LAPSH), me ç’rast kryetari i LAPSH-it, z. Milazim Ukaj, mbajti një fjalë përshëndetëse.

Të pranishëm në këtë manifestim ishin edhe Konsulli i Republikës së Kosovës, z. Afrim Nura, si dhe Konsullja e Republikës së Shqipërisë, znj. Miranda Kokona.

I pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Moosburg an der Isar, z. Maximilian Mader, i cili dëshmoi mbështetjen e tij për diasporën shqiptare dhe për veprimtaritë që kontribuojnë në ruajtjen e identitetit kombëtar.

Të pranishme ishin edhe mësueset: • Buqe Arifaj – Freising, Landshut
• Shqipe Kolukaj – Deggendorf
• Valbona Roqi – Rosenheim, Kolbermoor
Me paraqitjet e shkëlqyera të nxënësve të tyre, të përgatitura me përkushtim dhe profesionalizëm, ato sollën emocione të veçanta te të pranishmit. Përmes punës së tyre të palodhur, mësueset vazhdojnë të japin një kontribut të çmuar në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar te brezat e rinj, duke forcuar lidhjen e tyre me rrënjët dhe vlerat shqiptare.

Pjesë e këtij manifestimi ishte edhe Shoqata "Iliria" nga Mynihu, e cila, me valltarët e saj, e bëri edhe më të veçantë këtë veprimtari përmes një programi të bukur artistik dhe një interpretimi të shkëlqyer të valleve shqiptare.

I gjithë manifestimi u moderua nga sekretari i Shoqatës "Bekim Berisha – Abeja", z. Arif Arifaj.
Në këtë veprimtari u mblodhën bashkatdhetarë nga treva të ndryshme shqiptare për të nderuar jetën, veprën dhe sakrificën e Komandantit Bekim Berisha – Abeja.

Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Bavari shpreh mirënjohjen e saj të sinqertë ndaj kryetarit të Shoqatës "Bekim Berisha – Abeja", z. Faton Ismajli, për ftesën, mikpritjen e ngrohtë dhe bashkëpunimin e shkëlqyer, duke vlerësuar angazhimin e saj në ruajtjen dhe promovimin e vlerave tona kombëtare.

Albana Kasumi Dashi
Zëdhënëse e LAPSH-it në Bavari

Urime Kurban Bajrami Me rastin e festës së Kurban Bajramit, LAPSH-i uron të gjithë besimtarët myslimanë:paqe, shëndet, h...
27/05/2026

Urime Kurban Bajrami

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, LAPSH-i uron të gjithë besimtarët myslimanë:
paqe, shëndet, harmoni dhe begati në familjet tuaja.

Kjo festë e solidaritetit dhe mirësisë le të na afrojë më shumë me njëri-tjetrin dhe të na frymëzojë për më shumë dashuri, respekt dhe humanizëm.

Gëzuar Kurban Bajramin!

Një mbrëmje nderi dhe bashkëpunimi në Rezidencën Mbretërore në Mynih Kryetari i Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shq...
21/05/2026

Një mbrëmje nderi dhe bashkëpunimi në Rezidencën Mbretërore në Mynih

Kryetari i Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Bavari (Lapsh Bavari), Milazim Ukaj, me ftesë të Kryeministrit të Bavarisë, Dr. Markus Söder, së bashku me Konsullin e Përgjithshëm të Kosovës në Mynih, z. Afrim Nura, mori pjesë në një mbrëmje të veçantë të organizuar në Rezidencën Mbretërore në Mynih.

Në këtë ngjarje, përveç përfaqësuesve të komuniteteve të ndryshme të përzgjedhura në Bavari, ishin të pranishëm edhe përfaqësues të diasporës shqiptare nga Kosova, të angazhuar në fusha të ndryshme si arsimi, shëndetësia, drejtësia dhe sipërmarrja, të cilët japin një kontribut të rëndësishëm në shoqërinë bavareze.

Gjatë diskutimeve u vlerësua roli i komuniteteve të huaja në forcimin e bashkëjetesës dhe integrimit në Bavari, duke u theksuar gjithashtu lidhjet e forta me vendet e origjinës.

Mbrëmja u mbyll në një atmosferë respekti dhe mirënjohjeje, ku u vlerësua angazhimi i diasporës shqiptare si një urë lidhëse e gjallë mes atdheut dhe Bavarisë.

“Promovohet monografia ‘Shkolla Shqipe në Republikën e Bavarisë – ndërgjegje e atdheut’” nga Mustafë KrasniqiDje, në Ros...
10/05/2026

“Promovohet monografia ‘Shkolla Shqipe në Republikën e Bavarisë – ndërgjegje e atdheut’” nga Mustafë Krasniqi

Dje, në Rosenheim të Gjermanisë, u bë promovimi i monografisë së autorit Mustafë Krasniqi me titull “Shkolla Shqipe në Republikën e Bavarisë – ndërgjegje e atdheut”, organizuar nga Shoqata Kulturore “Shqiponja”. Në këtë aktivitet morën pjesë shumë përfaqësues institucionesh, diplomatë, mësues, aktivistë të diasporës shqiptare, nxënës, ish-nxënës dhe dashamirë të Shkollës Shqipe në Bavari.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe kryesia e LAPSH-it si bashkëpuntor dhe donator privat të vëllimit të parë të botimit të librit, dhe disa mësimdhënëse e nxënës të Shkollës Shqipe në Bavari.

Kryetari i LAPSH-it për Bavari, z. Milazim Ukaj, në emër të tij personal, të kolegëve, mësimdhënësve, prindërve dhe nxënësve të Shkollës Shqipe në Bavari, përshëndeti autorin, familjen e tij dhe të gjithë të pranishmit. Ai e përgëzoi autorin Mustafë Krasniqi për librin e botuar dhe e falënderoi për punën e palodhshme në mbledhjen dhe sistemimin e të dhënave historike mbi Shkollën Shqipe në Bavari.

Në fjalën e tij, ai vlerësoi lart kontributin e autorit, i cili fillimisht si kryetar e më pas si koordinator i Shkollës Shqipe, me urtësi, përkushtim dhe frymë bashkëpunimi, dha një ndihmesë të çmuar në organizimin dhe mbarëvajtjen e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në landin e Bavarisë dhe më gjerë.

Aktivitetin e përshëndetën gjithashtu edhe mësuesja Valbona Roqi nga Rosenheimi, Kryetari i Këshillit të Prindërve, z. Arif Arifaj, koordinatori regjional nga Nürnbergu Armend Ismajli si dhe nxënësja Amra Bardhoci nga Shkolla Shqipe në Freising, përfaqësues të shoqatave, miq të autorit dhe nxënës, të cilët recituan poezi të Mustafë Krasniqit, duke i dhënë veprimtarisë një frymë të veçantë emocionale dhe artistike.

Në fund, në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, të pranishmit bashkëbiseduan me autorin mbi historinë e shkollës shqipe në Bavari dhe shumë të gëzuar, pranuan librin e autorit me nga një koment dhe nënshkrim personal të tij.

Aktiviteti tregoi edhe një herë se sa e përkushtuar është diaspora jonë ndaj gjuhës shqipe dhe nevojës që ajo të mbetet gjithmonë një vlerë që bashkon shqiptarët kudo që jetojnë.

Adresse

GoetheStr. 3
Munich
80336

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Shkolla Shqipe në Bavari erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Verknüpfungen

Teilen

Kategorie