04/09/2025
Lajmërim për fillimin e Vitit të Ri shkollor të mësimit të Gjuhës Shqipe në Kiel
Të nderuar prindër, të dashur nxënës,
Me kënaqësi ju njoftojmë se mësimi i gjuhës shqipe do të nis së shpejti këtë vit shkollor. Në qytetin e Kielit procesi mësimor zhvillohet në dy shkolla: RBZ Technik dhe në Max- Tau- Schule.
Kjo është një mundësi e veçantë për fëmijët tanë që të mësojnë,ruajnë dhe të pasurojnë gjuhën amtare, duke u lidhur edhe më fort me kulturën dhe traditën shqiptare. Përmes gjuhës ata do të trashegojnë dashurinë për rrënjët dhe identitetin e tyre.
Mësimi realizohet pa pagesë në shkollat gjermane, dhe librat sigurohen falas nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë. Ky program është një investim i vlefshëm në të ardhmen e fëmijëve tuaj, duke i ndihmuar ata të bëhen qytetarë të ndjeshëm dhe të ndërgjegjshëm për trashëgiminë e tyre kulturore.
Nxitoni dhe regjistrohuni sa më parë për të përfituar nga kjo mundësi e jashtëzakonshme!
Çdo fëmijë ka potencialin për të qenë dygjuhësh dhe për të shfrytëzuar përparësitë që kjo sjell në jetën e tij akademike dhe sociale.
Për informacione dhe regjistrime, ju lutemi kontaktoni në emailat e mëposhtëm:
Email: [email protected]
[email protected]
Me respekt dhe përkushtim,
Mësimdhënëset: Kristinë Oroshi&
Sabina Ujkaj