Studit

Studit

Teilen

Kontaktinformationen, Karte und Wegbeschreibungen, Kontaktformulare, Öffnungszeiten, Dienstleistungen, Bewertungen, Fotos, Videos und Ankündigungen von Studit, Pädagogischer Berater, Frankfurt.

skilled professional who provides counseling to help students and families choose a school, college, or other program that is a good personal match: one that will foster the student’s academic and social growth.

24/08/2026

Këto janë afërsisht kostot e studimit në Gjermani. 💶

Buxheti mesatar mujor ndryshon mjaft nga qyteti në qytet, nga rreth 750€ në Leipzig deri në rreth 1.350€ në Munich. Në këto shifra hyn qiraja, ushqimet, transporti dhe sigurimi shëndetësor.

Mbani parasysh: këto janë vlera mesatare. Sa do të shpenzoni realisht varet nga forma e banimit (WG, konvikt apo apartament) dhe stili i jetesës.

Doni ndihmë për të studiuar në Gjermani? Na shkruani në DM ose [email protected]🎓

Photos from Studit's post 17/08/2026

Kjo është Sara.❤️

Vitin e kaluar në këtë kohë, ajo po regjistrohej për një kurs gjuhe në Köln. Pa C1, pa aplikime, vetëm me një ide që dukej e madhe.

Mësoi. Mori C1. Aplikoi.
Dhe pastaj erdhën përgjigjet: Bochum, Marburg, e të tjera.

Mjekësi. Në Gjermani. Në gjermanisht.

Sara, ne e dimë sa punë ka pas kësaj fotoje. Krenarë me ty. 🤍

Për aplikime në sezonin që vjen ju presim. [email protected]

Photos from Studit's post 13/08/2026

Ke DSD I ose II? Mund të kesh ende opsione. Na shkruaj në DM dhe shohim çfarë hapet për profilin tënd.🫰

Photos from Studit's post 12/08/2026

Një vit më parë Gerta nuk e kishte ende gjuhën C1. Sot ka tri pranime.

Nisi me paketën Premium në tetor 2025. E ndoqëm hap pas hapi: kursin përgatitor për DSH në Darmstadt, nivelin C1, dhe pastaj aplikimet.

Tani zgjedh mes KIT, Hochschule Mainz dhe h_da për Bachelor në Bauingenieurwesen, inxhinieri ndërtimi.
Tre pranime nga tre aplikime. Asnjë refuzim.
Gerta, jemi krenarë për ty. Tani e vështira është të zgjedhësh 😄

Nëse edhe ti e ke ëndërr universitetin në Gjermani, viti akademik nis çdo tetor dhe përgatitja fillon një vit më parë. Na shkruaj në DM🫰ose plotesoni formularin e konsulences falas tek linku në Bio.
[email protected]

Photos from Studit's post 11/08/2026

POV: gjimnazi yt vendos ku do studiosh në Gjermani. 🇩🇪

Swipe → dhe na thuaj sa accurate ishim. 👀

Photos from Studit's post 10/08/2026

Shfletoni deri në fund për të parë Arditin. 😤

Photos from Studit's post 07/08/2026

Këto foto nuk i bëmë ne. Na i dërgoi një nga studentët tanë, Usian, nga jeta e tij në Gjermani.

Sot studion International Business, bachelor plotësisht në anglisht. Shokë nga Brazili, Kazakistani, Turqia, Gjermania. Ndeshje futbolli mes kombeve, mbrëmje me flamuj, leksione në anglisht dhe një dhomë studenti me pamje nga kampusi. 😍

Schmalkalden është qytet i vogël universitar në Thüringen. Kosto të ulëta, qetësi për të studiuar dhe një komunitet ndërkombëtar që të pranon që javën e parë.

Nuk e di gjermanishten? Nuk është pengesë. Ka programe bachelor në anglisht dhe ne të ndjekim nga zgjedhja e universitetit deri te dita që zbret atje.

Na shkruaj ne dhe ta tregojmë rrugën.

Photos from Studit's post 05/08/2026

Dashuria është e komplikuar, aplikimi me Studit JO.😗

Photos from Studit's post 05/08/2026

Gushti nisi me 25 pranime të reja!! Jo keq apo jo?

Nëse nuk keni aplikuar dot këtë sezon, aplikimet per sezonin tjetër janë hapur. Ju presim🚀



———————————
August has started with 25 new admissions!! Not bad, right? 🎉

If you didn’t get the chance to apply this season, applications for the next intake are now open. We can’t wait to welcome you! 🚀

31/07/2026

Plani juaj për Austri? Ja buxheti që ju duhet. 🇦🇹

Rreth 1.300 deri 1.400€ në muaj, pavarësisht se ku studioni.
Kjo përfshin gjithçka: qiranë, ushqimet, transportin, sigurimin shëndetësor dhe kohën e lirë.

Lajmi i mirë? Studentët në Austri lejohen të punojnë krahas studimeve dhe shumica e mbulojnë një pjesë të mirë të këtyre shpenzimeve vetë. Plus, universitetet publike kanë tarifa shumë të ulëta në krahasim me vendet e tjera.

Ruajeni këtë post për planifikimin tuaj dhe dërgojani dikujt që ëndërron Austrinë.

Për çdo pyetje rreth aplikimit, vizës apo buxhetit, na shkruani në DM. 🎓

Wollen Sie Ihr Schule/Universität zum Top-Schule/Universität in Frankfurt machen?

Klicken Sie hier, um Ihren Gesponserten Eintrag zu erhalten.

Lage

Adresse


Frankfurt
60487