Shkolla Shqipe ne Essen Gjermani

Shkolla Shqipe ne Essen Gjermani Kontaktinformationen, Karte und Wegbeschreibungen, Kontaktformulare, Öffnungszeiten, Dienstleistungen, Bewertungen, Fotos, Videos und Ankündigungen von Shkolla Shqipe ne Essen Gjermani, NachhilfelehrerIn/LehrerIn, Essen.

Urime dita e flamurit 🇦🇱🇦🇱
28/11/2023

Urime dita e flamurit 🇦🇱🇦🇱

28 Nëntori 🔴⚫Dita e Flamurit, ditë historike e besimit dhe krenarisë së çdo Shqiptari. Kjo ditë ka qenë dhe mbetet simbo...
28/11/2022

28 Nëntori 🔴⚫

Dita e Flamurit, ditë historike e besimit dhe krenarisë së çdo Shqiptari.
Kjo ditë ka qenë dhe mbetet simbol i përhershëm i bashkimit dhe unitetit Shqiptar.
Urime 28 Nëntori të gjithë shqiptarëve, ua urojnë nxënësit nga Esseni.

110 vjet shtet- JEMI NJË🔴⚫

Gëzuar 9 Majin, ditën e Evropes, nga nxënësit e Essenit dhe Krefeldit!
09/05/2022

Gëzuar 9 Majin, ditën e Evropes, nga nxënësit e Essenit dhe Krefeldit!

8 Marsi- Dita Ndërkombëtare e Gruas💐Në vitin 1910, 8 marsi u sugjerua nga Konferenca Ndërkombëtare e Gruas,  për t'u bër...
09/03/2022

8 Marsi- Dita Ndërkombëtare e Gruas💐

Në vitin 1910, 8 marsi u sugjerua nga Konferenca Ndërkombëtare e Gruas, për t'u bërë një "Ditë Ndërkombëtare e Gruas". Pasi gratë morën të drejtën e votës në Rusinë Sovjetike më 1917, në këtë datë u bë një festë kombëtare.
Kjo ditë njihet si "Dita e Gruas", në të gjithë botën. Madje në shtete të ndryshme kjo ditë festohet si festë kombëtare dhe shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim.

Gëzuar!

7 MARSI ✍️💐Dita e Mësuesit, na përkujton ditën kur më 7 mars 1887 në Korçë, u hap Mësonjëtorja kombëtare shqipe nën drej...
07/03/2022

7 MARSI ✍️💐

Dita e Mësuesit, na përkujton ditën kur më 7 mars 1887 në Korçë, u hap Mësonjëtorja kombëtare shqipe nën drejtimin e Pandeli Sotirit. Ajo ishte shkollë me karakter kombëtar e laik ( jo fetar ) ku të gjitha mësimet jepeshin në gjuhën shqipe. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare, si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami etj.
Në këtë ditë të rëndësishme të arsimit shqiptar, kujtojmë me respekt të thellë veprën e ndritur të mësuesve dhe patriotëve të shquar, që punuan me përkushtim dhe bënë sakrifica të mëdha, për zhvillimin e arsimit kombëtar.

GËZUAR 7 MARSIN TË GJITHË MËSUESVE QË JAPIN GJITHQKA NGA VETVETJA DHE E BËJNË PUNËN ASISOJ, QË GJENERATAT E REJA TË MËSOJNË TA VLERËSOJNË JETËN DHE TË TREGOJNË SUKSES!

Disa punimet nga nxënësit e qyteteve Essen dhe Krefeld, për festat e 7 dhe 8 Marsit.

Ju lumtë! 👏

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës AmtareËshtë një ditë ndërkombëtare ceremoniale e shpallur nga UNESCO në vitin 1999. Si e til...
21/02/2022

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

Është një ditë ndërkombëtare ceremoniale e shpallur nga UNESCO në vitin 1999. Si e tillë ajo festohet më 21 shkurt të çdo viti.
Qëllimi i caktimit të saj është promovimi dhe ndërgjegjësimi për diversitetin gjuhësor dhe kulturor si dhe promovimin e shumëgjuhësisë.
Gjuha është pjesë e pandashme e identitetit të një populli me anë të së cilës shprehet shpirti dhe kultura e tij. Gjuha e një populli, zhvillimi i saj, e folura e tij, dashuria ndaj saj dhe promovimi i saj tregon, në fakt, kulturën që mbretëron brenda pjesëtareve të atij populli, asaj shoqërie.

21/02/2022

🗣Montag 21.02.22 von 17-19:30 Uhr [online, via Facebook]
Unsere Gesprächsrunde: Herkunftssprache & Mehrsprachigkeit

🔗https://fb.me/e/1h9DhZ5T6

Eröffnung durch Cristina Fernández García-Moser – Leiterin AK Kultur und Bildung

Grußworte der 1. Bürgermeisterin Julia Jacob

Lesung durch Faith Elgün und Sedef Nur Elgün – aus dem Buchprojekt PUNKT von Dr. Artur Nickel

Gesprächsrunde:
• Julia Jacob, 1. Bürgermeisterin der Stadt Essen
• Dr. Andreas Kalipke, Vorsitzender des Ausschusses Schule, Bildung und Wissenschaft
• Sofia Grigoriadou, Wissenschaftliche Mitarbeiterin der Fakultät Germanistik-Linguistik
der Universität Duisburg-Essen
• Miguel González Kliefken, Vorsitzender des Integrationsrates Essen
Moderation: Duygu Akbulut, 2. stellvertretende Vorsitzende des Integrationsrates Essen

UNË, BIRI YT, KOSOVËUnë, biri yt, Kosovë t'i njoh dëshirat e heshtura,t'i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj,t'i n...
17/02/2022

UNË, BIRI YT, KOSOVË

Unë, biri yt, Kosovë t'i njoh dëshirat e heshtura,
t'i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj,
t'i njoh vuatjet, gëzimet, vdekjet,
t'i njoh lindjet e bardha, caqet e tuka të kulluara;
ta di gjakun që të vlon në gji,
dallgën kur të rrahë netëve t'pagjumta
e të shpërthej do si vullkan:-
më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë.
Unë biri yt.

Ali Podrimja

GJERGJ KASTRIOTI- SKENDERBEU      06. 05.1405 - 17.01.1468       KUSHTRIMI I SKENDERBEUTÇ’asht moj Zanë kjo gjamë nga ma...
17/01/2022

GJERGJ KASTRIOTI- SKENDERBEU
06. 05.1405 - 17.01.1468


KUSHTRIMI I SKENDERBEUT

Ç’asht moj Zanë kjo gjamë nga malet,
Ç’asht kjo ushtimë që kurr nuk ndalet,
L’shon kushtrimin Skanderbeu,
Dridhet toka, tundet dheu.

N’kambë shqiptarë ju me u çue,
Me ngjesh armët me luftue,
Ka ardhë dita e Lirisë,
Dërmen me ia dhanë Turkisë.

N’kala t’Krujës valon krenar,
Njaj flamuri fitimtar,
Njaj flamuri kuq e zi,
Që në shekujt veç ka pri.

N’Lezhë shpejt mblidhet nji kuvend:
Flasin princat rend me rend,
Skanderbeu nji fjalë ka thanë:
Të bashkuem t’jemi të tanë.

Lezhë qytet i Ilirisë,
Mblodhe burrat e Shqipnisë,
N’krye qëndron GJERGJ KASTRIOTI,
I Shqiptarve Princ Kryezoti.

Pa ndigjo Sulltan Murati,
Për njat kryq që mbaj në gji,
Me marrë Krujën je ba gati,
Gjithë ushtrinë kam me ta gri!

Fort tërbue asht Sulltani,
E ka dyndun gjithë ushtrinë,
Rrethim Krujës veç i bani,
Ban hesapet pa hanxhinë.

Se jo, Kruja nuk dorzohet,
Skanderbeu fort e mbron,
Njaj Murati krejt tërbohet,
Prej trishtimit ma nuk rrnon.

Gjith Evropa n’kamb asht çue,
Mbretën, Roma e Venediku,
Skanderbeu qoftë nderue,
Na ka mbrojt prej çdo rreziku.

Emni i tij me shkronja t’arta,
Rrin i shkruem në Histori,
Me levdatat ma të larta,
Përjetsisht i qoftë lavdi!

Çdo shqiptar për të krenohet,
Për kët Princ e luftëtar,
Brez pas brezi do të kujtohet,
Si Heroi ma i madh Kombëtar!

Ernest Koliqi

Njoftim!
03/12/2021

Njoftim!

Adresse

Essen
45127

Website

Benachrichtigungen

Erfahren Sie als Erste/r von Neuigkeiten und Aktionen: Wir schicken Ihnen eine E-Mail, wenn Shkolla Shqipe ne Essen Gjermani etwas veröffentlicht. Ihre E-Mail-Adresse wird für keinen anderen Zweck verwendet, und Sie können sich jederzeit abmelden.

Verknüpfungen

Teilen