Hajde Folim

Hajde Folim Kontaktinformationen, Karte und Wegbeschreibungen, Kontaktformulare, Öffnungszeiten, Dienstleistungen, Bewertungen, Fotos, Videos und Ankündigungen von Hajde Folim, Bildung, Dresden.

Hajde Folim është një hapësirë dixhitale ku flasim hapur dhe ofrojmë mbështetje përmes resurseve për shëndetin mendor, vetë-kujdesin dhe ndërtimin e një jete autentike, të qetë dhe përmbushëse.🤍

Shpesh na kanë msu me u bo të fortë — me u qu n’këmbë, me vazhdu tutje, me mos u anku. 💭Po, me qenë i/e fortë s’do me th...
10/10/2026

Shpesh na kanë msu me u bo të fortë — me u qu n’këmbë, me vazhdu tutje, me mos u anku. 💭

Po, me qenë i/e fortë s’do me thon me heshtë dhimbjen.

Kjo ditë na kujton se:
🫀 me lyp ndihmë nuk është dobësi, është guxim.
🫂 me u përballë me emocionet t’ua nuk t’bon të thyeshëm — t’bon njeri.
✨ me fol për shëndetin mendor nuk është trend, është shpëtim.

Nëse je tu lëviz ngadalë – është në rregull.
Nëse s’e ke idenë qysh me fillu – është në rregull.
Edhe nëse veç po tenton me qëndru – je duke bo mjaftueshëm.

Veç diçka mos harro:
Ti je i/e dashur.
Ti je i/e çmueshëm.

Edhe bota është ma e mirë pse TI je këtu. 🦋

Sot, në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, po duam me ju kujtu që shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa ai fizik...
10/10/2026

Sot, në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, po duam me ju kujtu që shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa ai fizik. 🤍

Shpesh e kemi vështirë me i shprehë ndjenjat, me i kuptu ato që përjetojmë apo me kërku mbështetje. E krejt kjo është në rregull.

Kujdesi për veten nis kur ndalemi pak, reflektojmë dhe bëjmë biseda që na afrojnë me të tjerët dhe me veten.

Hajde Folim është ndërtu mbi besimin që kujdesi për shëndetin mendor duhet me qenë sa ma i lehtë, i qasshëm dhe i përballueshëm për të gjithë.

Për këtë, i kemi bërë bashkë stickerat, lojen Hajde Folim Pak dhe ditarin Hajde Folim me Veten – për biseda më të thella me të tjerët dhe momente reflektimi me veten, tash me një çmim më të përballueshëm.

Sepse shëndeti mendor meriton vëmendje jo veç sot, po çdo ditë. 🤍

Çfarë dite e mbushun me dashni 🩷Sot Hajde Folim ishte te organizata “Klubi Dëshira”, një qendër ditore për rehabilitimin...
09/10/2026

Çfarë dite e mbushun me dashni 🩷

Sot Hajde Folim ishte te organizata “Klubi Dëshira”, një qendër ditore për rehabilitimin dhe fuqizimin e personave me aftësi të kufizuara mendore dhe dëmtime intelektuale, që promovon pavarësinë, përfshirjen sociale dhe jetesën me dinjitet në familje e komunitet.

Në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, kaluam disa orë me anëtarët dhe stafin e qendrës. U ulëm bashkë, folëm, prezantuam ditarin dhe luajtëm pak me “Hajde Folim Pak”.

Për qendrën dhuruam edhe ditarë dhe lojën e Hajde Folim, që të mbeten aty për aktivitetet dhe momentet e tjera të reflektimit e bisedës. 🤍

Ajo që na mbeti më së shumti nga sot ishte afërsia, bisedat, të qeshurat dhe dashnia me të cilën na mirëpritën.

Faleminderit krejt anëtarëve dhe stafit Klubi"Deshira"Clubhouse që na bënë me u ndi si në shtëpi. 🫶🏻

Edhe seria 3 & 4 e Lojës me Letra osht SOLD OUT! 🥹🫰🏼Faleminderit secilit prej jush që po e bëni një lojë me letra arsye ...
06/10/2026

Edhe seria 3 & 4 e Lojës me Letra osht SOLD OUT! 🥹🫰🏼

Faleminderit secilit prej jush që po e bëni një lojë me letra arsye për biseda të mira, të sinqerta e plot muhabet. 🤍

E nëse nuk arritët ta kapni tuajën kësaj here, mos u brengosni…

SERIA E RE VJEN SË SHPEJTI. 🔔🃏

Një hap i rëndësishëm për Hajde Folim 🥳🎖️Hajde Folim u përzgjodh në kohortin e parë të Social Enterprise Academy në Koso...
04/10/2026

Një hap i rëndësishëm për Hajde Folim 🥳

🎖️Hajde Folim u përzgjodh në kohortin e parë të Social Enterprise Academy në Kosovë, organizuar nga ICK dhe Impact Europe, me mbështetjen e Bashkimit Evropian.

Për ne, kjo përzgjedhje është një njohje e punës që po bëjmë dhe mbeshtetje e potencialit të Hajde Folim si ndërmarrje sociale.

Gjatë këtij muaji patëm mundësinë me mësu, me diskutu, me i testu e sfidu idetë tona me mbeshtetje te mentoreve & bashke me sipërmarrës, që po përdorin inovacionin për me sjellë ndryshime që kanë vlerë për komunitetin. 🫰🏼

Prej këtij rrugëtimi dalim me ide më të qarta, lidhje të reja dhe më shumë ambicie për atë që vjen më pas. 🙌🏻

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit - një kohë për të folur më shumë për shëndetin, kontrollet, f...
02/10/2026

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit - një kohë për të folur më shumë për shëndetin, kontrollet, frikën, por edhe për anën emocionale të kësaj përvoje.

Një diagnozë mund ta prekë trupin, por edhe mendjen. Frika, pasiguria, lodhja dhe ankthi janë emocione që meritojnë hapësirë dhe mbështetje.

Prandaj, këtë muaj, le të kujdesemi për veten në tërësi: ta kontrollojmë trupin, ta dëgjojmë mendjen dhe të mos kemi frikë të kërkojmë mbështetje. 🩷🎀

Shumica prej nesh i kemi dëgjuar këta terma: depresion, ankth, OCD, PTSD, çrregullim bipolar, BPD. Por shpesh, kur flasi...
01/10/2026

Shumica prej nesh i kemi dëgjuar këta terma: depresion, ankth, OCD, PTSD, çrregullim bipolar, BPD. Por shpesh, kur flasim për ta, i reduktojmë në disa fjalë apo simptoma. 💭

E vërteta është se pas secilit prej tyre ka shumë më tepër. Ka përvoja, emocione, histori dhe njerëz që nuk mund të përkufizohen vetëm nga një diagnozë.

Të përballesh me një sfidë të shëndetit mendor nuk të bën më pak të fortë, më pak të aftë apo më pak njeri. Është pjesë e përvojës njerëzore.

Dhe mbi të gjitha, nuk është kurrë faji yt.

Loja me letra Hajde Folim Pak tash ka arrit edhe në Tiranë. 🇦🇱🤍Një hap ma larg, një qytet ma shumë, e plot biseda të rej...
28/09/2026

Loja me letra Hajde Folim Pak tash ka arrit edhe në Tiranë. 🇦🇱🤍

Një hap ma larg, një qytet ma shumë, e plot biseda të reja që mezi presim me i nisë.

Tash na gjeni edhe në RavenStore🥀 🃏

Nëse t’vjen me thanë jo, thuaje. 💭Edhe kur dikush mërzitet.Edhe kur s’ke ndonjë arsye “të madhe”.Edhe kur jeten. e mësu ...
25/09/2026

Nëse t’vjen me thanë jo, thuaje. 💭

Edhe kur dikush mërzitet.
Edhe kur s’ke ndonjë arsye “të madhe”.
Edhe kur jeten. e mësu me qenë gjithmonë aty për të tjerët.

Me thanë jo nuk të bën njeri të keq, as nuk të bën ma pak të mirë.

Vendos kufij. Është një prej fillimeve të kujdesit. 💌

23/09/2026

Adresse

Dresden

Benachrichtigungen

Erfahren Sie als Erste/r von Neuigkeiten und Aktionen: Wir schicken Ihnen eine E-Mail, wenn Hajde Folim etwas veröffentlicht. Ihre E-Mail-Adresse wird für keinen anderen Zweck verwendet, und Sie können sich jederzeit abmelden.

Kontaktieren Sie Die Schule/Universität

Nachricht an Hajde Folim senden:

Verknüpfungen

Teilen

Kategorie