14/08/2025
MAShTI miraton Udhëzimin Administrativ për Kalendarin e Vitit Shkollor 2025/2026
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton se ka miratuar Udhëzimin Administrativ për Kalendarin e Vitit Shkollor 2025/2026.
Ky Udhëzim përcakton datat e fillimit dhe përfundimit të vitit shkollor në të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar, duke përfshirë: institucionet parashkollore dhe klasat parafillore, shkollat fillore dhe të mesme të ulëta, shkollat e mesme të larta dhe qendrat burimore për mësim dhe këshillim.
Kalendari i vitit te ri shkollor gjithashtu përcakton pushimet vjeshtore, dimërore dhe pranverore, si dhe festat zyrtare, për të siguruar një planifikim të qartë e të strukturuar për nxënësit dhe mësimdhënësit.
MAShTI shpreh falënderim për anëtarët e grupit punues, të përbërë nga mësimdhënës, përfaqësues të Drejtorive Komunale të Arsimit, të shkollave dhe të vetë Ministrisë, për punën dhe angazhimin e tyre në hartimin e këtij dokumenti gjithëpërfshirës.
Në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe drejtuesit e shkollave, MAShTI është duke bërë përgatitjet e nevojshme për të siguruar një fillim të mbarë dhe një vit shkollor të suksesshëm, plot mundësi për mësim dhe zhvillim.
MAShTI uron të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për një vit shkollor të mbushur me arritje dhe përvoja të reja.
************************************
MONTI usvojilo Administrativno uputstvo o Kalendaru školske godine 2025/2026
Ministarstvo obrazovanja, nauke, tehnologije i inovacija (MONTI) obaveštava da je usvojilo Administrativno uputstvo o Školskom kalendaru za 2025/2026. godinu.
Ovim uputstvom određuju se datumi početka i završetka školske godine u svim javnim i privatnim institucijama preduniverzitetskog obrazovanja, uključujući: predškolske institucije i predškolska odeljenja, osnovne i niže srednje škole, više srednje škole, kao i resursne centre za učenje i savetovanje.
Kalendar nove školske godine takođe predviđa jesenji, zimski i prolećni raspust, kao i zvanične praznike, kako bi se obezbedilo jasno i strukturirano planiranje za učenike i nastavnike.
MONTI izražava zahvalnost članovima radne grupe, koju čine nastavnici, predstavnici opštinskih dirtorijata za obrazovanje, škola i samog Ministarstva, za njihov rad i angažman u izradi ovog sveobuhvatnog dokumenta. U saradnji sa opštinskim direktorijatima za obrazovanje i rukovodiocima škola, MONTI sprovodi potrebne pripreme kako bi obezbedilo uspešan početak i tok školske godine, pun mogućnosti za učenje i razvoj.
MONTI upućuje čestitke svim učenicima, nastavnicima i roditeljima, uz želju za školsku godinu ispunjenu postignućima i novim iskustvima.
**************************************
MESTI approves the Administrative Instruction for the 2025/2026 School Year Calendar
The Ministry of Education, Science, Technology and Innovation (MESTI) announces that it has approved the Administrative Instruction for the 2025/2026 School Year Calendar.
This Instruction determines the dates of the beginning and end of the school year in all public and private institutions of pre-university education, including: preschool institutions and pre-primary classes, primary and lower secondary schools, upper secondary schools and resource centers for learning and counseling.
The new school year calendar also defines fall, winter and spring vacations, as well as official holidays, to ensure clear and structured planning for students and teachers.
MESTI expresses its gratitude to the members of the working group, composed of teachers, representatives of Municipal Education Directorates, schools and the Ministry itself, for their work and commitment in drafting this comprehensive document. In cooperation with the Municipal Education Directorates and school principals, MESTI is making the necessary preparations to ensure a good start and a successful school year, a lot of opportunities for learning and development.
MESTI wishes all students, teachers and parents a school year filled with achievements and new experiences.