27/03/2020
Dy vajzat, barinjtë dhe Musai alejhi selam.
Një mësim në Kur'an për vajzat, djemtë, gratë dhe burrat.
23. E kur arriti ujin e Medjenit, aty gjeti një grumbull njerëzish që po i jepnin bagëtisë ujë, e pak më larg prej tyre vërejti dy gra që po i ndalnin (kafshët e tyre) e (Musai) u tha: "E çka është puna e juve dyjave?" Ato që të dyja i thanë: "Ne nuk u j*pim ujë deri që të largohen barinjtë, kurse babai ynë është shumë i vjetër!"
24. Atëherë ai u dha ujë (kafshëve) të atyre, pastaj u largua anash nën një hije e tha: "O Zoti im, unë kam nevojë për çkado që të më j*pësh!"
25. E njëra prej tyre erdhi te ai, ecte e turpërueshme, e tha: "Babai im të thërret që të paguajë ty shpërblimin për atë që na u dhe (bagëtisë) ujë!"...
(Kur'an, surja Kasas, ajeti 23, 24 dhe një pjesë e ajetit 25)
Allahu (xh.sh.) në këto ajete na tregon për dy vajzat që me kafshët e tyre kishin ardhur pranë një burimi uji, por në burim kishte barinj të tjerë (djema, burra) të cilët po i jepnin ujë kafshëve të tyre. Dy vajzat i ndaluan kafshtët e tyre që të prisnin të largoheshin djemtë, burrat që ishin tek burimi. Ato nuk dëshironin të rrinin në mesin e djemve, burrave të huaj.
Kur Musai alejhi selam u afrua tek burimi, me që vajzat kishin turp (turpin që duhet ta ketë çdo besimtarë dhe besimtare), ai i ndihmoi dhe i mori kafshët e tyre dhe shkojë ti jepte ujë.
Kur vajzat shkuan tek babai i tyre, i cili sipas dijetarëve ishte profeti Shuajb alejhi selam, i treguan atij se çfarë ndodhi. Babai i tyre i tha që ta thirrnin Musain alejhi selam që ta shpërblente për ndihmën ndaj vajzave të tij.
Njëra nga vajzat shkoj pranë Musait (a.s) e turpërueshme dhe i tha që të thërret babai im. Ajo u turpërua sepse thirri një burrë të huaj. Asaj këtë lloj sjellje ja kërkonte besimi i saj, Krijuesi i saj.
Musai alejhi selam më pas u martua me njërën nga vajzat. Nuk ka gjë që e zbukuron një vajzë s
më shumë se sa turpi i saj.
Profeti alejhi selam ka thënë:
ʺÇdo fe ka moral, e morali i fesë Islame është turpiʺ. (Transmeton Ibn Maxheh).
ʺTurpi dhe imani/besimi janë dy gjëra që nuk ndahen. Në qoftë se njëra nga këto mungon, mungon edhe tjetraʺ. (Transmeton Hakimi).
ʺTurpi është nga besimi, dhe besimi dërgon në xhennet…ʺ. (Transmeton Tirmidhiu, Ibn Hibbani dhe Hakimi).
ʺTurpi nuk sjell pas vetes përveçse të miraʺ. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).
Transmetohet nga Ebu Seid el-Hudriu të ketë thënë: “Pejgamberi ishte më i turpërueshëm sesa vajza beqare në dhomën e vet, kurse kur urrente diçka, këtë e vërenim në fytyrën e tij” (Muslimi).
Omeri radijallahu anhu, ka thënë: ʺKujt i pakësohet turpi, i është pakësuar ndërgjegjja; kujt i pakësohet ndërgjegjja, i vdes zemraʺ.
Ibn Kajimi ka thënë: ʺTurpi është shkalla më e lartë e moralit, më e vlefshmja prej tyre dhe që më së shumti sjell dobi."
Të gjitha këto vlejnë edhe për djemtë.