Shoqata Kulturore "Dituria" - Preshevë

Shoqata Kulturore "Dituria" - Preshevë Shoqata Kulturore "DITURIA" Preshevë Shoqata Kulturore "DITURIA" Preshevë

Jeta kulturore në Luginën e Preshevës është pothuajse e braktisur.

Mungojnë iniciativat të cilat do ta avanconin jetën kulturore. Investimet në fushën e kulturës dhe sferave tjera të jetës shoqërore as për së afërmi nuk i plotësojnë nevojat elementare. Në mungesë të aktiviteteve kulturore rinia është lënë nën mëshirën e fatit. Për ta zbutur sadopak këtë vakum kulturorë, është themeluar Shoqata Kulturore “Dituria” me seli në Preshevë. Në të vërtetë, kjo shoqatë ve

primtarinë e vet e zhvillon që nga vitet ‘90 – ta të fundshekullit të kaluar. Në fillim ka vepruar nën emrin e “Sami Frashërit” njëri nga tre vëllezërit Frashri, si veprimtar dhe shkrimtarë i shquar i Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Në vitin 2000 pas përfundimit të luftës në Kosovë Shoqata jonë emërohet me emrin "DITURIA" për shkaqe administrative. Kjo shoqatë aktivitetin e saj e zhvillon në dy segmente: kulturorë dhe humanitarë. Në rrafshin kulturorë merret me organizimin e kurseve të gjuhës angleze, organizimin e kurseve të kompjuterit, merr pjesë në fushata të ndryshme për senzbilizimin e opinionit kundër dukurive negative siç janë droga, prostitucioni, alkooli. Organizon programe kulturore artistike “Kuisi i Diturisë”, aksione për pastrimin e ambientit, organizon promovime të librit, ekspozita etj. Në kuadër të Shoqatës Kulturore “DITURIA” veprimtarin e vet e zhvillojnë edhe sektori i rinisë dhe ai gruas.

THIRRJE PËR VULLNETARË – 2026/2027Shoqata Kulturore “Dituria” hap thirrjen për të rinjtë nga Presheva dhe Bujanoci që dë...
17/08/2026

THIRRJE PËR VULLNETARË – 2026/2027

Shoqata Kulturore “Dituria” hap thirrjen për të rinjtë nga Presheva dhe Bujanoci që dëshirojnë të bëhen pjesë e ekipit tonë vullnetar gjatë aktiviteteve të sezonit 2026/2027.

Duke u bërë pjesë e ekipit tonë, do të keni mundësi:

– të fitoni përvojë praktike;
– të zhvilloni aftësitë komunikuese, organizative dhe punën në ekip;
– të përfshiheni në organizimin e aktiviteteve edukative, kulturore dhe rinore;
– të njihni të rinj të tjerë dhe të kontribuoni në komunitetin tuaj.

Përvoja paraprake nuk është e nevojshme. Mjaftojnë motivimi, përgjegjësia dhe gatishmëria për të mësuar e bashkëpunuar.

Aplikoni përmes QR-kodit në poster ose në linkun:
(https://forms.gle/NxC8c58dsxvaF1436)

Bëhu pjesë e ekipit tonë, zhvillo aftësitë e tua dhe kontribuo në krijimin e një komuniteti më aktiv!

17/08/2026
Përfundon me sukses programi kulturor në TurqiSot përfundoi programi kulturor dhe edukativ për grupin e djemve nga Lugin...
15/08/2026

Përfundon me sukses programi kulturor në Turqi

Sot përfundoi programi kulturor dhe edukativ për grupin e djemve nga Lugina e Preshevës, pas disa ditësh të mbushura me vizita, aktivitete dhe njohje me historinë e kulturën e Turqisë.

Në përmbyllje të programit, nxënësit u pajisën me certifikata pjesëmarrjeje, si dëshmi e angazhimit të tyre gjatë gjithë programit.

Me shumë përvoja, kujtime dhe miqësi të reja, grupi i djemve tashmë po kthehet shëndoshë e mirë drejt Luginës së Preshevës.

Falënderojmë YTB-në dhe Ministrinë e Rinisë dhe Sportit të Republikës së Turqisë dhe të gjithë organizatorët për mikpritjen, kujdesin dhe mundësinë e ofruar për të rinjtë tanë.

Dita e katërt – BursaProgrami vazhdoi në Bursa, një nga qytetet më të rëndësishme historike dhe kulturore të Turqisë. Pj...
14/08/2026

Dita e katërt – Bursa

Programi vazhdoi në Bursa, një nga qytetet më të rëndësishme historike dhe kulturore të Turqisë. Pjesëmarrësit nisën ditën me teleferik drejt Uludağut, duke shijuar pamjet e veçanta të qytetit dhe natyrës përreth.

Vizitat vazhduan në Xhaminë dhe Kompleksin e Emir Sulltanit, Tyrbet e Osman Gazit dhe Orhan Gazit dhe Xhaminë e Madhe të Bursës (Ulu Xhami), vende me rëndësi të veçantë për historinë osmane.

Pjesëmarrësit vizituan Pazarin e Madh të Bursës dhe Zonën e Haneve (Hanlar Bölgesi), duke u njohur nga afër me traditën, kulturën dhe atmosferën karakteristike të qytetit.

13/08/2026
Dita e dytë – StambollDita e dytë e programit vazhdoi me vizita në disa prej pikave më të njohura historike dhe kulturor...
12/08/2026

Dita e dytë – Stamboll

Dita e dytë e programit vazhdoi me vizita në disa prej pikave më të njohura historike dhe kulturore të Stambollit. Pjesëmarrësit vizituan Pallatin e Topkapısë, Qendrën Rinore Çemberlitaş, Pazarin e Madh (Kapalı Çarşı) dhe Pazarin Egjiptian (Mısır Çarşısı).

Dita u përmbyll me një shëtitje me anije në Bosfor, duke shijuar pamjet e Stambollit nga deti dhe ndërthurjen unike të dy kontinenteve, Evropës dhe Azisë.

Dita e parë – StambollGrupi i djemve nga Lugina e Preshevës nisi programin kulturor në Turqi me një ditë të pasur me viz...
11/08/2026

Dita e parë – Stamboll

Grupi i djemve nga Lugina e Preshevës nisi programin kulturor në Turqi me një ditë të pasur me vizita në disa prej vendeve më të rëndësishme historike dhe kulturore të Stambollit.

Gjatë ditës u vizituan Xhamia Sulltan Ahmet, Xhamia e Madhe Aja Sofja, Cisterna e Bazilikës (Yerebatan), Panorama 1453, Miniatürk dhe Kulla e Gallatës.

Një ditë e veçantë kushtuar njohjes nga afër me historinë, kulturën dhe trashëgiminë e pasur të Stambollit.

Ekskursioni gjashtë ditor në Stamboll - Çanakala dhe Bursa i grupit të djemve  mundësuar nga YTB Turqi.
10/08/2026

Ekskursioni gjashtë ditor në Stamboll - Çanakala dhe Bursa i grupit të djemve mundësuar nga YTB Turqi.

Sot patëm një bashkëbisedim të hapur me dy bashkatdhetarë tanë, Vasuf Bajrami nga Corrotica, i cili ka jetuar dhe veprua...
08/08/2026

Sot patëm një bashkëbisedim të hapur me dy bashkatdhetarë tanë, Vasuf Bajrami nga Corrotica, i cili ka jetuar dhe vepruar për shumë vite në Zvicër dhe tashmë është pensionist, si dhe Martanesh Mehmedi nga Presheva, i cili jeton dhe vepron në Gjermani. Në diskutim morën pjesë gjithashtu nxënës, studentë dhe përfaqësues të organizatave vendore nga Presheva.

Gjatë bashkëbisedimit u ndanë përvoja nga jeta në diasporë, sfidat e integrimit në një shoqëri të re, puna dhe përshtatja, ruajtja e gjuhës dhe identitetit, si dhe lidhja e vazhdueshme me vendlindjen. Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe largimit të të rinjve, arsyeve që i shtyjnë ata të kërkojnë të ardhmen jashtë vendit dhe mundësive për të forcuar lidhjen ndërmjet diasporës dhe komunitetit lokal.

Të rinjtë patën mundësi të parashtrojnë pyetje dhe të dëgjojnë drejtpërdrejt përvojat e bashkatdhetarëve tanë, duke e bërë diskutimin të hapur dhe interaktiv.

Aktiviteti “Jeta ndërmjet Vendlindjes dhe Diasporës” u organizua nga Shoqata Kulturore “Dituria”, në bashkëpunim me Zyrën për të Rinj në Preshevë, në kuadër të projektit “Forcimi i përgjigjes së Serbisë ndaj sfidave të migracionit dhe përfshirjes”, i financuar nga Bashkimi Evropian.

06/08/2026

Address

Rr. Selami Hallaçi, Nr. 13, Preshevë
Presevo
17523

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata Kulturore "Dituria" - Preshevë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category