Mektebi - Rahovicë

Mektebi - Rahovicë Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Mektebi - Rahovicë, School, Rahovicë, Presevo.

Përfundoi me sukses Shkolla Verore 🌼Pas pesë ditësh të mbushura me mësim, ligjërata edukative, lojëra, aktivitete rekrea...
14/07/2026

Përfundoi me sukses Shkolla Verore 🌼

Pas pesë ditësh të mbushura me mësim, ligjërata edukative, lojëra, aktivitete rekreative dhe piknik në natyrë, përfundoi me sukses Shkolla Verore e Mektebit.

Gjatë këtyre ditëve nxënësit patën mundësi të mësojnë, të argëtohen, të krijojnë kujtime të bukura dhe të forcojnë edhe më shumë shoqërinë mes tyre.

Urojmë shumë suksese për nxënësit tanë dhe i falënderojmë nga zemra të gjithë mbështetësit e Mektebit, të cilët kontribuuan në realizimin e kësaj veprimtarie të dobishme dhe edukative. 🌿

Mirënjohje dhe respekt për të gjithë!

Shkolla Verore – Dita e KatërtDita e katërt e Shkollës Verore u zhvillua në një atmosferë të qetë, edukative dhe shpirtë...
01/07/2026

Shkolla Verore – Dita e Katërt

Dita e katërt e Shkollës Verore u zhvillua në një atmosferë të qetë, edukative dhe shpirtërore.

Ligjëruesja e nderuar, mualimja e mektebit, u mësoi nxënësve duanë që lexohet kur dalim nga shtëpia dhe kur hyjmë në shtëpi, duke theksuar rëndësinë e përmendjes së Zotit në çdo hap të përditshmërisë. Gjithashtu, ajo dha një koment të vlefshëm mbi kuptimin e kësaj lutjeje, nga e cila u nxorën urtësi të rëndësishme për jetën e përditshme dhe lidhjen me Krijuesin.

Pjesa tjetër e ditës u zhvillua me lojëra kreative dhe aktivitete argëtuese, të mbushura me energji dhe dashuri mes nxënësve.

Në fund të aktivitetit, nxënësit me përgjegjësi dhe kujdes pastruan dhe rregulluan klasën e mektebit, duke treguar disiplinë dhe respekt për ambientin e tyre.

Shkolla Verore – Dita e TretëDita e tretë e Shkollës Verore u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë, edukative dhe shumë ...
28/06/2026

Shkolla Verore – Dita e Tretë

Dita e tretë e Shkollës Verore u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë, edukative dhe shumë dinamike.

Ligjëruesja e nderuar, psikologia Hadije Fazliu, mbajti një ligjëratë me temë:
“Emocionet dhe menaxhimi i emocioneve gjatë konflikteve në klasë”, ku u diskutua rëndësia e vetëkontrollit emocional, komunikimit të shëndetshëm dhe mënyrave efektive për zgjidhjen e konflikteve mes nxënësve.

Pjesa tjetër e programit vazhdoi me aktivitete të ndryshme rekreative, përfshirë lojëra fizike, argëtim, zbavitje dhe bashkëbisedim mes pjesëmarrësve, duke krijuar një ambient bashkëpunues dhe miqësor.

Në përgjithësi, dita u karakterizua nga mësim, energji pozitive dhe ndërveprim i mirë mes të gjithë pjesëmarrësve.

Shkolla Verore – Dita e DytëEdhe dita e dytë e Shkollës Verore u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë, edukative dhe arg...
26/06/2026

Shkolla Verore – Dita e Dytë

Edhe dita e dytë e Shkollës Verore u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë, edukative dhe argëtuese.

Ligjërues i ditës ishte Leutrim Asllani, i cili mbajti ligjëratën me temën: “Profeti Muhamed a.s. – model dhe mëshirë për mbarë njerëzimin”. Gjatë ligjëratës, nxënësit u njohën me virtytet, moralin dhe shembullin e të Dërguarit të Allahut, si model për jetën e përditshme.

Në vazhdim, pjesëmarrësit ndoqën një film dokumentar, i cili shërbeu si një plotësim i temës së trajtuar.

Dita u përmbyll me lojëra të ndryshme, aktivitete rekreative dhe momente të bukura shoqërimi, duke sjellë buzëqeshje dhe gëzim tek të gjithë pjesëmarrësit.

🌿 Shkolla Verore – aty ku dija, edukimi dhe argëtimi ecin së bashku.

Dita e parë e Shkollës Verore🌼U mbajt dita e parë e Shkollës Verore, e cila u hap nga mualimja e Mektebit, znj. Semire H...
25/06/2026

Dita e parë e Shkollës Verore🌼

U mbajt dita e parë e Shkollës Verore, e cila u hap nga mualimja e Mektebit, znj. Semire Hasani-Asllani, e cila foli për rëndësinë e këtij projekti tradicional dhe vlerat edukative që ai përcjell tek nxënësit dhe të rinjtë.

Ligjërues i ditës ishte Kryeimami i Bashkësisë Islame, Xhemaladin ef. Hasani, i cili u foli nxënësve për vlerën e kohës dhe rëndësinë e shoqërimit të muslimanit me Kur’anin.

Pas pjesës ligjëruese, aktivitetet vazhduan me lojëra, argëtim dhe zbavitje, duke krijuar një atmosferë të këndshme dhe miqësore për të gjithë pjesëmarrësit.

Shkolla Verore po vjen!Argëtim, mësim dhe aventura të reja të presin.Mos e humb mundësinë – regjistrohu tani përmes Face...
22/06/2026

Shkolla Verore po vjen!

Argëtim, mësim dhe aventura të reja të presin.Mos e humb mundësinë – regjistrohu tani përmes Facebook ose në Mekteb!

Bëhu pjesë e një eksperience të paharrueshme me aktivitete edukative, kreative dhe argëtuese.
📅 24 – 28 Qershor 2025
📍 Vendet e kufizuara!

Në atmosferë të ngrohtë dhe festive, së bashku me nxënësit e mektebit kremtuam Bajramin në oborrin e Xhamisë së Vjetër R...
27/05/2026

Në atmosferë të ngrohtë dhe festive, së bashku me nxënësit e mektebit kremtuam Bajramin në oborrin e Xhamisë së Vjetër Rahovicë.

Nxënësit sollën ëmbëlsira të ndryshme dhe i shkëmbyen me njëri-tjetrin, duke ndarë gëzimin, buzëqeshjet dhe dashurinë vëllazërore që sjell kjo festë e bekuar.

Allahu ua pranoftë veprat e mira të gjithëve dhe e mbushtë zemrat tona me paqe, mirësi dhe harmoni. Për shumë mote me gëzim e bereqet!

📢 Thirrje për Aplikim në MektebRegjistrimet për Mekteb janë të hapura! Ftojmë të gjithë të interesuarit të bëhen pjesë e...
15/04/2026

📢 Thirrje për Aplikim në Mekteb

Regjistrimet për Mekteb janë të hapura! Ftojmë të gjithë të interesuarit të bëhen pjesë e mësimit të Leximit të Kur’anit, edukimit fetar islam dhe aktiviteteve të ndryshme edukative që zhvillohen gjatë vitit.

Në Mekteb do të keni mundësi:
📌Të mësoni leximin e drejtë të Kur’anit
📌Të përfitoni njohuri bazë rreth Fesë Islame
📌Të merrni pjesë në aktivitete edukative dhe sociale
📌Të zhvilloni edukatë, moral dhe bashkëpunim me të tjerët
📌Të bëheni pjesë e plan-programit të rregullt të Mektebit

Kriteret për aplikim:
📌Të jetë qytetar i Komunës së Preshevës
📌Të ketë vullnet për mësim dhe pjesëmarrje të rregullt
📌Të respektojë rregullat e Mektebit
📌Pëlqimi i prindit/kujdestarit për të miturit
📌Të jetë i/e gatshëm për aktivitete edukative

Thirrja vlen për të dy gjinitë:
Gjinia femërore: 14 – 65 vjeç
Gjinia mashkullore: 10 – 16 vjeç

📚 Rëndësia e Mektebit
Mektebi është vendi ku fëmijët dhe të rriturit mësojnë jo vetëm leximin e Kur’anit, por edhe vlerat islame, moralin, respektin dhe edukatën. Ai ndihmon në formimin shpirtëror dhe në ndërtimin e një gjenerate të lidhur me fenë, dijen dhe komunitetin.

📩 Eja regjistrohu tani dhe bëhu pjesë e Mektebit. Për detaje njoftoheni në ambientet e Mektebit. Numri është i limituar.

Për të gjithë nxënësit e Mektebit (tëciklit të ulët dhe të lartë) u dhurua libri më i ri i botuar nga Kryesia e Bashkësi...
07/04/2026

Për të gjithë nxënësit e Mektebit (të
ciklit të ulët dhe të lartë) u dhurua libri më i ri i botuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (Shtëpia Botuese Dituria Islame), “Etika e besimtarit të ri”, të autorit Dr.Zenel Hajdini.Mualimja dhe Hoxha i Mektebit theksuan se tani e tutje ky libër do të jetë pjesë e planprogramit të Mektebit, në kuadër të mësim-besimit në gjuhën shqipe.

Ky libër, me mësime dhe tregime të vlefshme për moshat e nxënësve, me ilustrime dhe fletë pune, është shumë i përshtatshëm për nxënësit tanë dhe një ndihmesë e rëndësishme në formimin e tyre edukativ e fetar.

Edukimi është investimi më me vlerë që mund t’u ofrojmë fëmijëve tanë, sepse dija dhe formimi i shëndoshë janë themeli i një të ardhmeje të ndritur. Çdo hap në rrugën e mësimit është një investim i qëndrueshëm që jep fryte gjatë gjithë jetës, duke ndërtuar karakter, përgjegjësi dhe vetëdije tek brezat e

Le të vazhdojmë të investojmë në dije, sepse çdo libër në duart e fëmijëve është një hap më shumë drejt një shoqërie më të ndriçuar, me vlera të forta dhe me të ardhme më të sigurt.

Mualimja e Mektebit, znj. Semire Hasani-Asllani, qëndroi në Prishtinë, në Bashkësinë Islame të Kosovës, respektivisht në...
04/04/2026

Mualimja e Mektebit, znj. Semire Hasani-Asllani, qëndroi në Prishtinë, në Bashkësinë Islame të Kosovës, respektivisht në librarinë e shtëpisë botuese Dituria Islame.

Aty u prit nga përgjegjësja znj.Mihane Goga-Bekteshi, me ç’rast u njoh nga afër me botimet e shumta dhe të vlefshme të “Diturisë Islame” ndër vite.

Mektebi, nga buxheti i tij, u kujdes që për të gjithë nxënësit të sigurojë librin “Etika e besimtarit të ri”, botimi më i ri nga Dituria Islame, me autor Dr.Zenel Hajdini.

Ky libër do t’u shpërndahet falas nxënësve tanë dhe tashmë do të jetë pjesë e planprogramit të mësim-besimit në gjuhën shqipe. Ai përmban mësime të veçanta, ilustrime të bukura dhe mesazhe të rëndësishme të përshtatura për botën e fëmijëve.

Address

Rahovicë
Presevo

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Mektebi - Rahovicë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category