Shoqata Qytetare " Thirrja " - Sektori i femrave

Shoqata Qytetare " Thirrja " - Sektori i femrave Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shoqata Qytetare " Thirrja " - Sektori i femrave, Education, Presevo.

20/10/2022

Rregullimi i së brendshmës është një nga arsyet më të mëdha për një përfundim të mirë, sepse vdekja ka agoni që zbulojnë sekrete dhe nxjerrin atë që është në ndërgjegje.

Kush është i sinqertë me Allahun, Allahu është i sinqertë ndaj tij.
Padyshim Allahu nuk e thyen premtimin.

Shejh Husejn El-Fifi

02/08/2022

KËSHILLË DIJETARËSH...

Ibn Kajimi ka thënë:

“Dije se rrezet e fjalëve ‘La Ilahe il-lallah’ largojnë ndikimin e mëkatit nga zemra sipas fuqisë së tyre.

Për disa njerëz, ajo dritë është si drita e diellit, ndërsa për të tjerët, ajo dritë është si drita e një ylli, për të tjerët, ajo dritë është si flaka e zjarrit, për disa, si flaka e një llambe e për dikë si qiri i vogël.
Njerëzit Ditën e Gjykimit do të kenë dritë aq sa kishin në gjoks dhe në zemrën e tyre, apo në diturinë, punën dhe gjendjen e tyre.

Sa më të ndritshme dhe më të forta të jenë rrezet e dëshmisë-shehadetit dhe të tevhidit, aq më mirë dhe më të fortë djegin çdo dyshim dhe çdo epsh, lakmi, apo pasion që mund të gjendet tek njeriu!”

"Medarixhus-salikin", 1/330.

03/07/2022

Ebu Hatim (Ibën Hiban) ka thënë:
Në të vërtetë prej karaktereve të njeriut të mençur është: Butësia, heshtja, qetësia, ndershmëria, bujaria, mençuria, dituria, devotshmëria, drejtësia, forca, vendosmëria, mendjemprehtësia, aftësia dalluese, paraqitja e këndshme, modestia, falja, dashamirësia, dëlirësia dhe mirësia.
Nëse njeriut i jepet sukses sa të miqësohet me dikë që është i mençur, atëherë ai duhet të bashkojë dorën e tij për të tijën dhe të mos e lërë kurrë atë, çfarëdo që të ndodhë.
Njeriu i mençur nuk duhet të shoqërohet me dikë prej të cilit është e pamundur të përfitohet!

"Kopshti i të Urtëve"

31/05/2022

NJOFTIM

Nesër inshaAllah ligjërata e radhës sipas orarit të zakonshëm (pas namazit të akshamit).

"Thirrja", Preshevë.

Mirëse vini! ☺

17/05/2022
16/05/2022

📢NJOFTIM

Nga dita e mërkurë (18 maj 2022) pas namazit të akshamit rifillojnë ligjëratat javore në shoqatën "Thirrja", Preshevë.

Allahu na dhashtë sukses.

20/03/2022



Disa nga caktimet e Zotit, në pamje të jashtme duken sikur janë të këqija për njeriun, por, vetëm atëherë kur ai të bindet se Allahu i Lartësuar ia ka dashur të mirën, Allahu i Lartësuar do t’ia bëjë këtë caktim, mirësi për të. Andaj, njeriu duhet që fatkeqësitë, brengat e mërzitë, t’ia lejë Allahut, ngase Allahu është Ai i Cili ka mundësi t’i heq ato. Ai ia zbret robit të Vet belanë (sprovën) për një kohë të kufizuar, e pastaj ia heq atë pas një kohe gjithashtu të caktuar.
Allahu i Lartësuar i zbriti Pejgamberit ﷺ shumë sprova, ngaqë njerëzit më të sprovuar janë profetët, pastaj të devotshmit, e pastaj më të afërtit me këta të fundit, e kështu me radhë.
Ibn Is'haku e ka përmendur se, kur Pejgamberi ﷺ mbeti në Mekë për tri vite me radhë, gjatë kësaj kohe, a nuk e luste Zotin e tij?! ... Padyshim se e luste Zotin, por, ... pse pra Allahu i Lartësuar ia vonoi atij përgjigjen?! ... Ngase Allahu i Lartësuar ka dashur që ta çlirojë atë në kohën e përcaktuar; Kohë kjo e cila ishte në ujdi me një hajr që do t’i vinte Pejgamberit ﷺ.
Sa kohë pati mbetur në burg Jusufi ﷺ?! ... Disa vite me radhë. A nuk i përgjërohej Zotit të tij gjatë këtyre viteve?! ... Padyshim se po. Por, nëse ai do të nxirrej nga burgu në vitin e parë, do të dilte mu në kohën e forcimit të mbretit, dhe forcimit të pushtetit të tij, e rrjedhimisht, nxjerrja e tij do të rezultonte në një tjetër fatkeqësi, apo në përbuzje dhe mbytje, por Allahu Fuqiplotë e caktoi daljen e Jusufit ﷺ në kohën e varfërisë dhe skamjes, ashtu që të dali në kohën kur do të bëhet fitimtar dhe me pozitë.
Andaj, ka njerëz që i përgjërohen Allahut shumë duke kërkuar që, po në atë moment, Allahu t’ua largojë belanë. Porse Allahu i Lartësuar punon me urtësi, ngase Ai, ashtu siç ta ka zbritur belanë në minutën dhe në sekondën e caktuar, do ta largojë atë bela në minutën dhe në sekondën e caktuar, andaj ndreqe mendimin tënd për Allahun, ngase mu në këtë Ai e ka vendosur shpëtimin tënd. Sikur të çliroheshe menjëherë, ndoshta gjendja do të bëhej edhe më e keqe; e kur të çlirohesh në kohën të cilën Allahu e ka përcaktuar për ty, do t’i ngrish duart lart për ta falënderuar Allahun që nuk ta ka plotësuar lutjen më herët.
Andaj, njeriu gjithmonë duhet që çështjen e tij t’ia lejë në dorë Allahut!

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi
Shkëputje nga ligjëratat.

17/03/2022

Allahu nuk e largon fatkeqësinë vetëm se me ndonjë sprovë. Ai është i Plotfuqishëm ta largojë atë edhe pa të (sprovë), mirëpo (e bën) për t’i dalluar radhët dhe për t’i pastruar shpirtrat.

Allahu i Lartësuar ka thënë:
“Sikur të donte Allahu, do t’i shkatërronte ata, por Ai dëshiron t’ju sprovojë juve me njëri-tjetrin.” (Muhamed: 4)

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

02/03/2022

Kur e përshëndet dikë me selamu alejkum, nënkupton se je duke e lutur Allahun që atij që i dha selam, ta ruaj nga të gjitha dëmet, sëmundja, çrregullimi mendor, nga djajtë prej njerëzve, nga mëkatet, nga sëmundjet e zemrës dhe nga zjarri.

Translated

Shejh Ibn Uthejmin - Rijadu Salihin, 5/380

15/02/2022

Beteja më e fortë në jetën tënde është të qëndrosh në fe, i palëkundur, në këtë kohë të ndryshimeve të shpejta.
"Ata që luftojnë për çështjen Tonë, sigurisht, Ne do t’i udhëzojmë drejt udhëve Tona. Vërtet, Allahu është me punëmirët!" (Rum: 69)

12/02/2022

Kush e njeh veten mirë, do të ishte angazhuar ta përmirësoj veten në vend se të flet për gabimet e të tjerëve. Kush e njeh Zotin e tij, do të ishte angazhuar që ta kënaqë Atë në vend se ta kënaqë vetveten.

— Ibn Kajjim رحمه الله

23/01/2022

"Atë ditë do të ketë fytyra që shkëlqejnë. Që Zotin e tyre e shikojnë." (Kijame: 22-23)

Address

Presevo

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata Qytetare " Thirrja " - Sektori i femrave posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category