Biblioteka "Mehmet Jusufi" Preshevë - Official

Biblioteka "Mehmet Jusufi" Preshevë - Official Biblioteka "Mehmet Jusufi" Preshevë është e hapur për të gjithë dashamirët e librit, në qyte Ju mirëpresim

Biblioteka "Mehmet Jusufi" Preshevë është e hapur për të gjithë dashamirët e librit. Biblioteka funksionon e ndarë në sektor si : sektori për të vegjël, sektori i beletristikës, sektori shkencor, sektori vendlindjes, sektori i përpunimit të librit, salla e leximit dhe salla e mësimit grupor. Në kuadër të bibliotekës "Mehmet Jusufi" funksionojnë edhe nëndegët: Rahovicë, Miratoc, Leran dhe Raincë. K

jo faqe menaxhohet nga stafi i biblotekës.Biblioteka është e hapur nga ora 7:00 e mëngjesit deri ora 18:00 e mbrëmjes.

Vizitë e shkrimtarit Zejadin Dedinca në Bibliotekën e Qytetit “Mehmet Jusufi”Biblioteka e Qytetit “Mehmet Jusufi” në Pre...
15/08/2026

Vizitë e shkrimtarit Zejadin Dedinca në Bibliotekën e Qytetit “Mehmet Jusufi”

Biblioteka e Qytetit “Mehmet Jusufi” në Preshevë pati kënaqësinë të mirëpresë shkrimtarin Zejadin Dedinca, i cili jeton dhe vepron në Kanada.

Autori u prit nga organizatori Hasan Hasani, sekretari Bekim Qerimi dhe stafi i bibliotekës. Gjatë vizitës u zhvillua një bashkëbisedim i këndshëm për letërsinë, krijimtarinë dhe veprimtarinë e autorit.

Me këtë rast, shkrimtari Zejadin Dedinca i dhuroi bibliotekës botimet e tij, duke pasuruar fondin e saj me veprat e një autori shqiptar që krijon dhe vepron jashtë vendlindjes.

Biblioteka “Mehmet Jusufi” e vlerëson këtë dhuratë dhe falënderon autorin për vizitën dhe kontributin e tij në pasurimin e fondit bibliotekar.

17/07/2026

“Atje ku dielli lind dy herë”
✍️ Namik Dokle
📚 Shtëpia Botuese: TOENA

11/07/2026

Shoqëria Kulturo-Artistike "Presheva" i dha një shkëlqim të veçantë hapjes solemne të Panairit të Librit Shqip – Presheva 2026 me interpretimin e këngëve të mirëfillta shqipe, të cilat emocionuan të pranishmit dhe krijuan një atmosferë dinjitoze kulturore.

Një moment i veçantë i mbrëmjes ishte ekzekutimi në fyell nga Rexhep Abazi, interpretim që u prit me duartrokitje të gjata dhe la mbresa te mysafirët e ardhur nga të gjitha trojet shqiptare.

Programi artistik dëshmoi edhe një herë se muzika shqiptare është pjesë e pandashme e identitetit tonë kulturor dhe një urë që bashkon breza e troje.

11/07/2026

🎨📚 Ekspozita kolektive "Nga piktura te libri" u përmbyll me sukses në Preshevë

Në kuadër të Panairit të Librit Shqip – Presheva 2026, me moton "Libri dhe Tradita", u përmbyll me sukses ekspozita kolektive "Nga piktura te libri", duke dëshmuar se arti pamor dhe libri janë dy shtylla të rëndësishme të identitetit, kulturës dhe krijimtarisë sonë kombëtare.

Ishte nder dhe privilegj të mirëprisnim në Preshevë artistë të shquar nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës, krijues që prej vitesh përfaqësojnë me dinjitet artin shqiptar në ekspozita kombëtare dhe ndërkombëtare.

Publiku pati mundësinë të shijojë vepra të pikturës dhe grafikës, të realizuara me teknika të ndryshme si akuareli, akriliku dhe ngjyrat e vajit. Larmia e stileve, nga realizmi deri te tendencat bashkëkohore të artit modern, i dha ekspozitës një vlerë të veçantë artistike dhe krijoi një dialog të bukur mes traditës dhe shprehjes moderne.

🎨 Një nga momentet më të veçanta ishte pikturimi "live", ku artistet Adi Puleshi, Anila Zajmi-Katanolli, Rikarda Nova Nenshati dhe Valmire Fejzullahu sollën para publikut procesin e krijimit të një vepre arti. Ky aktivitet u prit me interes të madh dhe i dha ekspozitës një dimension interaktiv, duke afruar vizitorët me botën e krijimtarisë artistike.

🙏 Falënderojmë të gjithë artistët pjesëmarrës për kontributin e tyre të çmuar, si dhe vizitorët që me praninë e tyre e bënë këtë aktivitet një nga ngjarjet më të veçanta kulturore të Panairit të Librit Shqip – Presheva 2026.

Arti dhe libri flasin të njëjtën gjuhë – gjuhën e kulturës, identitetit dhe shpirtit krijues. 🇦🇱📚🎨

U ndanë çmimet letrare në Edicionin e Dytë të Panairit të Librit Shqip “Preshevë 2026”Në kuadër të Edicionit të Dytë të ...
11/07/2026

U ndanë çmimet letrare në Edicionin e Dytë të Panairit të Librit Shqip “Preshevë 2026”

Në kuadër të Edicionit të Dytë të Panairit të Librit Shqip “Preshevë 2026”, me moton “Libri dhe Tradita”, u ndanë çmimet letrare dhe mirënjohjet për autorë, botues, krijues dhe institucione që kanë dhënë kontribut të çmuar në letërsinë, librin dhe kulturën shqiptare.

Juria e panairit vlerësoi veprat më të spikatura të vitit, duke shpërblyer autorët dhe personalitetet që, përmes krijimtarisë dhe veprimtarisë së tyre, kanë lënë gjurmë të rëndësishme në kulturën shqiptare.

Çmimi “Proza më e mirë” iu nda romanit “Shtëpia pa pasqyrë” të autores Majlinda Bregasi, me motivacionin: Për fuqinë artistike me të cilën autorja rrëfen fatet njerëzore, si dhe për eksplorimin e ndjerë të kujtesës kolektive përmes një romani që fton lexuesin në një reflektim të thellë mbi vetveten.

Çmimi “Libri më i mirë në publicistikë” iu nda veprës “Drita e Shejzave” të Ernest Koliqit, me motivacionin: Për një vepër të rrallë dhe një dëshmi të jashtëzakonshme të mendimit intelektual shqiptar, që mishëron vizionin, përkushtimin kombëtar dhe përgjegjësinë kulturore të një prej figurave më të mëdha të letërsisë, arsimit dhe kulturës shqiptare.

Çmimi “Libri më i mirë për fëmijë” iu nda librit “Bota në një fëmijë” të autores Drenusha Zajmi Hoxha, me motivacionin: Për përcjelljen me ndjeshmëri artistike të vlerave universale, duke frymëzuar dashurinë për librin, natyrën dhe jetën, si dhe për mesazhin e fuqishëm human mbi barazinë, respektin dhe pranimin e tjetrit si themele të një shoqërie më të drejtë e më të ndërgjegjshme.

Çmimi Special i Panairit iu nda romanit “Brenga” të autorit Pashko Camaj, me motivacionin: Për forcën e rrëfimit me të cilën autori shndërron dramën e mërgimit në një dëshmi të thellë njerëzore, duke sjellë me ndjeshmëri plagët e individit dhe të historisë shqiptare, nëpërmjet një reflektimi universal mbi atdheun, moralin dhe përkatësinë.

Çmimi i Karrierës iu nda shkrimtarit Namik Dokle, me motivacionin: Për kontributin dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm dhe shumëdimensional si shkrimtar, gazetar dhe politikan në vlerat kombëtare dhe kulturore shqiptare, duke pasuruar mendimin publik dhe letrar me një zë të matur, të përgjegjshëm dhe human.

Mirënjohja e Panairit iu nda Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks”, me motivacionin: Për kontributin e vyer në kultivimin e letërsisë shqipe, nxitjen e krijimtarisë letrare dhe promovimin e vlerave kulturore e kombëtare në Luginën e Preshevës. Me përkushtimin e saj në bashkimin e krijuesve dhe afirmimin e fjalës artistike, Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” është bërë një vatër e rëndësishme e frymëzimit, kulturës dhe identitetit shqiptar.

Mirënjohja e Panairit iu nda Shtëpisë Botuese “Fan Noli”, me motivacionin: Për kontributin e shquar në pasurimin e kulturës shqiptare përmes botimit dhe promovimit të veprave me vlera letrare, filozofike, shkencore e kombëtare, si dhe për përkushtimin në shërbim të librit shqip.

Çmimi Special i Panairit iu nda antologjisë “Kalendar i përjetësisë së fjalës”, përgatitur nga Shkëlzen Halimi, me motivacionin: Për kontributin e veçantë në përjetësimin e kujtesës poetike shqiptare përmes një përzgjedhjeje të kujdesshme të poetëve të ndjerë, si dhe për ndërtimin e një ure shpirtërore mes brezave përmes fjalës së pavdekshme artistike. Kjo antologji përfaqëson një akt të lartë nderimi ndaj trashëgimisë letrare shqiptare dhe fuqisë së saj të përjetshme.

Çmimi i Karrierës iu nda shkrimtarit, diplomatit dhe skenaristit Ylljet Aliçka, me motivacionin: Për kontributin e shquar dhe shumëdimensional si diplomat, shkrimtar dhe skenarist, duke ndërthurur përvojën institucionale me krijimtarinë letrare e kinematografike. Me një stil origjinal dhe një qasje kritike ndaj realitetit shoqëror, ai ka pasuruar kulturën shqiptare dhe ndërkombëtare, duke sjellë vepra që reflektojnë thellësisht mbi njeriun, shoqërinë dhe kohën.

Çmimi Special iu nda librit “Dëshmitë e një dekade” të autorit Nexhat Agushi, me motivacionin: Për vlerën e spikatur dokumentare dhe historike, me të cilën autori ka dëshmuar me përgjegjësi intelektuale një nga periudhat më vendimtare të historisë së shqiptarëve. Përmes ndërthurjes së kujtesës personale me atë kolektive, të mbështetur në fakte, dëshmi dhe përjetime autentike, vepra shndërrohet në një kontribut të çmuar për ruajtjen e së vërtetës historike, forcimin e kujtesës kombëtare dhe edukimin e brezave të rinj në frymën e përgjegjësisë ndaj historisë.

Çmimi i Karrierës iu nda poetes dhe shkrimtares Afërdita Salihu, me motivacionin: Për kontributin e çmuar dhe të pandërprerë në letërsinë shqipe, si poete dhe shkrimtare për fëmijë e të rritur, duke pasuruar me një krijimtari të gjerë botën letrare shqiptare. Me ndjeshmërinë artistike, përkushtimin ndaj fjalës së shkruar dhe dashurinë për edukimin estetik të brezave, ajo ka krijuar një opus të pasur që promovon vlerat njerëzore, kulturore dhe kombëtare, duke zënë një vend të veçantë në letërsinë bashkëkohore shqipe.

Çmimi Special iu nda autorit Skender Latifi, me motivacionin: Për kontributin e tij të çmuar në dokumentimin dhe ruajtjen e historisë, kulturës dhe identitetit shqiptar, duke sjellë përmes veprës së tij dëshmi me vlerë të veçantë për kujtesën kolektive dhe trashëgiminë kombëtare. Krijimtaria e tij përbën një pasuri të rëndësishme për studiuesit dhe brezat që vijnë.

Panairi i Librit Shqip “Preshevë 2026” dëshmoi edhe këtë vit se libri mbetet ura më e fortë që bashkon shqiptarët, promovon kulturën dhe ruan identitetin kombëtar. Përmes këtyre vlerësimeve u nderuan jo vetëm autorët dhe veprat e tyre, por edhe misioni i përbashkët për ta bërë librin një pjesë të pandashme të jetës kulturore të Preshevës dhe të gjithë hapësirës shqiptare.

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit e Republikës së Kosovës, znj. Saranda Bogujevci, vizitoi Panairin e Librit Shqip në Pr...
09/07/2026

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit e Republikës së Kosovës, znj. Saranda Bogujevci, vizitoi Panairin e Librit Shqip në Preshevë

Në kuadër të aktiviteteve të Edicionit të Dytë të Panairit të Librit Shqip në Preshevë, panairin e vizitoi edhe Ministrja e Kulturës dhe Turizmit e Republikës së Kosovës, znj. Saranda Bogujevci.

E shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Beograd, z. Bardhyl Canaj, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Beograd, z. Jetish Jashari, si dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, z. Enkel Rexhepi, ministrja u prit nga drejtoresha e Bibliotekës së Qytetit "Mehmet Jusufi", Albina Azizi, dhe nga Qëndrim Hetemi, drejtor i Shtëpisë Botuese Albas në Preshevë dhe bashkorganizator i panairit.

Gjatë vizitës, Albina Azizi dhe Qëndrim Hetemi e shoqëruan delegacionin nëpër stendat e panairit, duke i njohur nga afër me shtëpitë botuese pjesëmarrëse, botimet më të reja dhe programin e aktiviteteve.

Delegacioni mori pjesë gjithashtu në promovimin e dy veprave letrare, "Gjëra që ngjasin" të autorit Ylljet Aliçka dhe "Kryqi i fjalës" të autorit Arben Çejku.
Aty delegacioni i prit nga organizatori dhe kuratori i ekspozitës Shqiprim Fejzullahu.
Me këtë rast, ministrja Saranda Bogujevci vlerësoi lart organizimin e Edicionit të Dytë të Panairit të Librit Shqip në Preshevë, duke e cilësuar atë një ngjarje me rëndësi të veçantë për promovimin e librit, kulturës dhe identitetit kombëtar. Ajo inkurajoi që projekte të tilla kulturore të vazhdojnë të mbështeten dhe financohen, pasi kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit kulturor dhe në ruajtjen e gjuhës e të trashëgimisë shqiptare.

09/07/2026

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit e Republikës së Kosovës, znj. Saranda Bogujevci, vizitoi Panairin e Librit Shqip në Preshevë

Në kuadër të aktiviteteve të Edicionit të Dytë të Panairit të Librit Shqip në Preshevë, panairin e vizitoi edhe Ministrja e Kulturës dhe Turizmit e Republikës së Kosovës, znj. Saranda Bogujevci.

E shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Beograd, z. Bardhyl Canaj, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Beograd, z. Jetish Jashari, si dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, z. Enkel Rexhepi, ministrja u prit nga drejtoresha e Bibliotekës së Qytetit "Mehmet Jusufi", Albina Azizi, dhe nga Qëndrim Hetemi, drejtor i Shtëpisë Botuese Albas në Preshevë dhe bashkorganizator i panairit.

Gjatë vizitës, Albina Azizi dhe Qëndrim Hetemi e shoqëruan delegacionin nëpër stendat e panairit, duke i njohur nga afër me shtëpitë botuese pjesëmarrëse, botimet më të reja dhe programin e aktiviteteve.

Delegacioni mori pjesë gjithashtu në promovimin e dy veprave letrare, "Gjëra që ngjasin" të autorit Ylljet Aliçka dhe "Kryqi i fjalës" të autorit Arben Çejku.

Me këtë rast, ministrja Saranda Bogujevci vlerësoi lart organizimin e Edicionit të Dytë të Panairit të Librit Shqip në Preshevë, duke e cilësuar atë një ngjarje me rëndësi të veçantë për promovimin e librit, kulturës dhe identitetit kombëtar. Ajo inkurajoi që projekte të tilla kulturore të vazhdojnë të mbështeten dhe financohen, pasi kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit kulturor dhe në ruajtjen e gjuhës e të trashëgimisë shqiptare.

Address

Rr. Mare Loncar
Presevo
17523

Opening Hours

Monday 07:30 - 20:00
Tuesday 07:30 - 20:00
Wednesday 07:30 - 20:00
Thursday 07:30 - 20:00
Friday 07:30 - 20:00

Telephone

+38117661230

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Biblioteka "Mehmet Jusufi" Preshevë - Official posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Biblioteka "Mehmet Jusufi" Preshevë - Official:

Shortcuts

Share

Category