Rinia Islame Preshevë

Rinia Islame Preshevë Inciativa Rinia Islame Preshevë

Të Allahut jemi dhe tek Ai do të khehemi! Ndahet nga jeta e kësaj bote shejh Ebu Is‘hak Al-Hevejni Allahu e mëshiroftë.
17/03/2025

Të Allahut jemi dhe tek Ai do të khehemi!

Ndahet nga jeta e kësaj bote shejh Ebu Is‘hak Al-Hevejni Allahu e mëshiroftë.

Esselamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu, Vëllezër dhe Motra!Elhamdulilah, kemi pasur mundësinë të ushqejmë jetimë...
13/03/2025

Esselamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu, Vëllezër dhe Motra!

Elhamdulilah, kemi pasur mundësinë të ushqejmë jetimët dhe fëmijët në nevojë.
Ju lutemi për mbështetjen tuaj për të ofruar një vakt iftari në Ugandë 🇺🇬.

Siç ka thënë Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të):
"Kushdo që i jep ushqim një personi agjërues për të prishur agjërimin, do të ketë shpërblimin sikur të kishte agjëruar ai vetë." (Tirmidhi)

Nëse dëshironi të dhuroni, inshallah, mund të na kontaktoni në WhatsApp: +256784860253.

"E arrirë" lajmi; " Shkencëtarët zbulojnë një mini-tru në zemër"                                                      Sh...
15/12/2024

"E arrirë" lajmi; " Shkencëtarët zbulojnë një mini-tru në zemër"
Shumë e vonuar, sepse Allahu, thotë në Kuran; " A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të kenë zemra me të cilat do të kuptojnë, dhe veshë me të cilët do të dëgjojnë?..."
El Haxh 46
Të punojnë, të pranojnë dhe këtë mrekulli; Allahu, tha; "...në të vërtetë sytë nuk verbohen, por verbohen zemrat në kraharor" El Haxh 46

Hoxhallarët e dënuar, likuiduar dhe maltretuar gjatë viteve 1945-1990 nga UDB-ja JugosllavePër ilustrim, me poshtë po e ...
03/02/2024

Hoxhallarët e dënuar, likuiduar dhe maltretuar gjatë viteve 1945-1990 nga UDB-ja Jugosllave

Për ilustrim, me poshtë po e prezantojmë një listë jo të plotë të hoxhallarëve të burgosur nga organet e atëhershme të sigurisë nga viti 1945 deri më 1990. Këtu janë përfshirë ata hoxhallarë, dosjet e të cilëve janë evidentuar në arkiva. Bie fjala, këtu nuk janë përfshirë ata hoxhallarë të cilët vuajtën dënimin në burgun e Goli Otokut famëkeq, ku siç dihet njëri nga të burgosurit në këtë burg ishte edhe Mulla Irfani nga Lipjani. Të dhënat na rezultojnë, se numri i hoxhallarëve është shumë më i madh nga ky që kemi prezantuar, të cilët janë burgosur maltretuar gjatë kësaj periudhe kohore.

Mulla Maliq Dauti, i dënuar më 1945

Maliq Balija, hoxhë, (1906), Javor, 11.09. 1945. LP. a. 3/ 1 (me pushkatim)

Mulla Jusuf Imami, Pejë, 8. 12. 1945. neni 3/ 3 LP. (lënda në rishqyrtim)

Arif Shala, hoxhë nga Flamurasi (ish-Sankoci), 1946 (u tërhoq në mal dhe u vra).

Shefqet Mehmet Hoxha, hoxhë, (1915), viti denimit 1949, (14 vjet burg)

Mulla Idriz Gjilani, më 1949, (digjet në qeli me benzinë)

Mulla Ramë Hërtica, viti i dënimit 1947, (6 vjet burg)

Mustafë Osman Osmani, Hoxhë, (1910), Duraj, 30.12.1947.neni 3/ 3 LP. (6 muaj burg)

Azem Miftar Fazliu, hoxhë, (1911), i dënuar më 1947, Dragobil, neni 3/ 3 LP. (4 vjet burg)

Haki S.Taipi, hoxhë, (1917), Gjilan, 10.02.1947.neni 3/ 7, 8, 14 LP. (20 vjet burg)

Riza Osmani Shurdhani, hoxhë, Poliçkë, 10.02.1947.neni 3/7, 8, 14 LP. (12 vjet burg)

Mexhid Haki Zymberi, hoxhë, (22 vjeçar), Tanishec, 7.02.1947, (10 vjet burg)

Hajdar K. Jashari, hoxhë (37 vjeçar) Orizare (Kumanovë) 7.02.1947, (12 vjet burg)

Hetem Tahiri. Hoxhë, Reçicë e Madhe, i dënuar më 1947, (18 vjet burg)

Mulla Miftar Shabani, (1889), Gjakovë, 5.08.1949.neni 3/14 LP. (14 muaj burg)

Miftar Sh. Shala, hoxhë, (1889), Gjakovë, 16. 09. 1949. neni 3/14 LP. (4 muaj burg).

Mulla Nura, Prizren-Suharek, viti i dënimit 1949, (9 vjet burg)

Shefqet M. Mehmeti, hoxhë, (1917), Korishë, 13.09.1949. (burgim i përjetshëm).

Sejar M. Oruqi, hoxhë, (1900), Prizren, 15. 02. 1950. neni 3/ 14 LP. (6 vjet burg).

Jakup V. Murtezi, hoxhë, (1919), Prizren, 19. 02.1950. neni 3/8 LP. (20 vjet burg)

Gani A. Kastrati, hoxhë, (1900), Pejë, 1. 03. 1950. neni 3/ 8 LP. (4 vjet burg).

Mulla Bahtiar Nezir Bahtiari, (1905), Bellobrad, 26 shtator 1953, (8 vjet burg)

Hysen Berisha, Hoxhë, (1908), Ruhot, 2. 11. 1953. neni 117/ 1 LP. (20 vjet burg)

Zekë Berdynaj, Hoxhë, (1909), Novosellë, 6.11.1953. neni 117/1 LP. (16 vjet burg)

Mujedin Oruçi, hoxhë, (1906), Orçush, 20. 07.1954. neni 105, LP. (10 vjet burg)

Ferat R. Ruhani, hoxhë, (1911), Laçiq, 30.06.1954. neni 118/1 LP. (2, 6 vjet burg)

Isah S.Sylejmani, hoxhë, (1887), Cërnicë, 21, 08.1954.neni 118/1 LP. (1, 6 vjet burg)

Burimi:

Sabile Kecmezi-Basha,

Të burgosurit politikë shqiptar në Kosovë 1945-1990, Logos-A, Shkup, Prishtinë, Tiranë, 2010.

P.s Fotografitë e postuara të hoxhallarëve nuk kanë të bëjnë me të burgosurit dhe të persekutuarit… Vetëm si ilustrim i hoxhallarëve të dikurshëm!

26/08/2023

Gjithçka ju kanë gënjyer!(pjesa e njëmbëdhjetë)I ashtuquajturi "Monumenti Skendebeut" e që në popull njihet si "varri i ...
26/03/2023

Gjithçka ju kanë gënjyer!
(pjesa e njëmbëdhjetë)

I ashtuquajturi "Monumenti Skendebeut" e që në popull njihet si "varri i Skenderbeut" realisht objekti në fjalë ka qenë e vetmja xhami në Lezhë, të cilën Enver Hoxha në emër të "Revolucionit kulturor" në vitin 1968 filloi shkatërrimin dhe transformimin e objekteve të ndryshme të kultit, xhamia, kisha e manastire.
Rastisi që në xhaminë e vetme të Lezhës të gjente shkak për eleminimin përfundimtar të objektit të vetëm fetar musliman, Xhaminë Selimije dhe për nga frika e hulumtimeve arkeologjike në të ardhmen, ai nuk e emërtoi "VARRI I SLENDEBEUT" por sot e asaj dite emrin zyrtarisht e ka "MONUMENTI I SKENDEBEUT".

Edhe në anën tjetër, nëse e marrin dhe e analizojmë në aspektin historik, Lezha ka qenë protektorat i Venedikut derisa Skendebeu jetoi dhe sundoi prej Krujës. Atëherë si u bë që vdiq në tokën e Venedikut në Lezhë?

A nuk ju paskan gënjyer?!

Fituesi më i madhë i Kupës Botërore në Katar është "Islami"Zakir Naikut iu ndalua të jepte leksione në mbarë botën , e  ...
26/11/2022

Fituesi më i madhë i Kupës Botërore në Katar është "Islami"

Zakir Naikut iu ndalua të jepte leksione në mbarë botën , e Zoti ia solli gjithë botën pran tij.

Kjo është fuqia e Zotit, urdhri i së cilit kur don diçka të bëhet thotë bëhu dhe bëhet.
Mund ta imagjinoni se ky njeri u bë shkak që më shumë se 600,000 njerëz të hyjnë në Islam, një nga ushtarët e Zotit në tokë.

Pendohu “Allahu dëshiron që t’u falë juve.”(En’Nisa:27)
17/09/2022

Pendohu

“Allahu dëshiron që t’u falë juve.”

(En’Nisa:27)

NJOFTIM URGJENT!Të nderuar bashkëvendas,Ju njoftojmë se në fshat, e kemi një rast urgjent.Selami Hyseni (12 vjeçar) djal...
15/09/2022

NJOFTIM URGJENT!

Të nderuar bashkëvendas,

Ju njoftojmë se në fshat, e kemi një rast urgjent.
Selami Hyseni (12 vjeçar) djali i Mejdi Hysenit, para dy viteve është diagnostifikuar me tumor në kokë. Pas disa ndërhyrjeve kirurgjike në Beograd e në Stamboll, tani ka lindur nevoja për një tretman në Stamboll me kohëzgjatje prej pesë muaj dhe i kushtueshëm. Familja Hyseni më nuk ka mundësi ta përballoj e vetme këtë rast andaj urgjentisht kërkohet ndihmë.
Nevojiten edhe 50.000,00 deri në 60.000,00 euro mjete, për tu realizuar ky tretman në Stamboll prej datës 21.09.2022.
Bashkëatdhetarët në Zvicër dhe vende tjera në perëndim, të hollat mundë ti dorëzojnë tek Shoqata Humanitare Geraj.
Banorët rezident në fshat të hollat mundë ti dorëzojnë tek Këshilli i Xhamive.

Kontaktet e Shoqatës Humanitare Geraj në Zvicër:
+41 78 9033310 (Ragmi Jakupi)
+41 76 4988965 (Bajram Fejzullahu)
+41 76 4383737 (Sali Aliu)
+41 76 3375789 (Selajdin Dalipi)

Kontaktet e Këshillit të Xhamive në fshat:
+381 63 7431 555 (Mensur Dalipi)
+381 63 454 162 (Sevdail Aliu)
+381 64 878 1524 (Argjend Sherifi)
+381 62 769 997 (Ilir Saqipi)

ZOTI JU SHPËRBLEFTË!

SELAMISË I DHASHTË ZOTI SHËRIM SA MË TË SHPEJTË E JETË TË GJATË!

10/08/2022
"Unë isha 22 vjeçe kurse vajza ime 2 vjeçe, trëndafili im i vogël. Ata na vendosën në autobusë, vetëm ne gra dhe vajza d...
11/07/2022

"Unë isha 22 vjeçe kurse vajza ime 2 vjeçe, trëndafili im i vogël. Ata na vendosën në autobusë, vetëm ne gra dhe vajza dhe thanë që asgjë nuk do të ndodhte me ne. Udhëtimi zgjati shumë, autobusi ishte plot, vajza ime e vogël po qante, duhet të ketë qenë e uritur, e etur.

Pastaj mu afrua një ushtar, një nga ata çetnikët, ndonëse u soll mirë me mua, më pyeti se çfarë kishte vajza ime, pse po qante. Nuk kam asgjë për t'i dhënë, iu përgjigja. Ai e mori fëmijën nga dora ime dhe tha që do ta ushqente me diçka dhe do të ma kthente prapa.

U gëzova shumë, por përsëri kisha dyshime.

Më pak se dhjetë minuta më vonë, ai hipi përsëri në autobus me vajzën time të vogël. Dëgjoj, ajo nuk qan më. Duhet ta ketë ushqyer mirë, me të vërtetë akoma ka njerëz të mirë, mendova.

Ai e vendosi atë përsëri në krahët e mi dhe vetëm më tha: "Tani vajza juaj nuk do të qajë më".

Ai nuk e ushqeu trëndafilin tim. Ai e theri atë. Dhe ashtu të masakruar, plot gjak, e ktheu tek unë".

21/06/2022

“Më ndaluan ta kisha Kuranin në qeli, por nuk e dinin që e kisha mësuar përmendësh për më shumë se 30 vjet. Më kishte marrë malli ta prekja”.
-Mohamed El Morsi
20.08.1951 - 17.06.2019
Allahu e mëshiroftë

Address

Presevo

Opening Hours

Monday 09:00 - 19:00
Tuesday 09:00 - 19:00
Wednesday 09:00 - 19:00
Thursday 09:00 - 19:00
Friday 09:00 - 19:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Rinia Islame Preshevë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category