01/06/2026
Për nder të 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në shkollën tonë në qendër, u organizuan dy aktivitete në të njëjtën kohë:
1. Programi i pasur artistik, në Sallën Solemne
Programin e hapën dy nxënëset e klasës së gjashtë, Erlisa Sadriu dhe Rajana Ademi, të cilat me prezantimin e tyre i dhanë një fillim të bukur kësaj feste.
Më pas, skenën e gjallëruan nxënësit e paraleles së ndarë në Norçë, nën përkujdesjen e mësueseve Mirvete Kadriu dhe Shermine Ymeri, me interpretimin e këngës “1 Qershori”.
Programi vazhdoi me recitimet e nxënësve tanë fitues në garat komunale të recitimit: Fatjona Azizi, Isra Rexhepi, Buna Beqiri dhe Amar Hasani, të cilët u dalluan me interpretimet e tyre mbresëlënëse.
Në fund, programi u përmbyll në një atmosferë festive me një këngë të interpretuar nga nxënësit, duke sjellë gëzim, buzëqeshje dhe emocione te të gjithë të pranishmit.
I gjithë ky program u realizua me përkushtim nën përkujdesjen e arsimtarit Fitim Nuhiu, mësueses Mirvete Kadriu dhe arsimtares Fatbardha Sadriu, të cilët kontribuan në organizimin dhe mbarëvajtjen e kësaj veprimtarie festive.
2. Programi vazhdoi edhe me nxënësit e Ciklit të Ulët, në oborrin e shkollës, me këngë për fëmijë, aktivitete kreative, ngjyrosje, etj, nën përkujdesjen e defektologut, Fidan Nuhiu.
Falënderojmë të gjithë mësueset e ciklit të ulët për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti kaq argëtues.
Gëzuar 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve!