24/01/2022
PREJARDHJA E EMRIT TË MIRATOCIT
Autor: Prof. Sami Agushi
Me thene te drejten etimologjia eshte nje fushe e gjere e studimit, tamam sikurse nje oqean. Megjithate po perpiqem te shkruaj disa rreshta, me qellim qe te percjell informacionin e nevojshem si amanet i te pareve tane.
Te moshuarit na transmetuan kete porosi: "Na thojshin t°mocmit, ketu u kone Miratoca, Tatinca dhe Tatoca", keshtu perfundonin tregimin e tyre, me keta tre emra, duke treguar me saktesi lokacionin e vendndodhjes se tyre. Miratoci shtrihej ne faqet lindore te shpatijeve dhe pllajave te malit Karadak. Tatoci shtrihej ne bregun e majte te Reke e Thate, te lokaliteti i Currelit. Tatinci poashtu shtrihej ne bregun e majte te Reke e Thate, te lokaliteti i Selishtes, perballe mehalles se Calineve.
Ne lokacionin e Miratocit te vjeter, gjindet nje varreze tumulare e cila vleresohet te datoje nga antika 3000- 5000 vjet, ne lokalitetin e quajtur Kisha. Kjo nje kishe katolike sikurse kishat tjera si motra ne malesine e Presheves. Ne arat e mahalles se Misholleve te Reke e Thate, ne bregun e djathte te lumit, gjate hulumtimeve me Gjeografet e Rinj, kemi identifikuar saktesisht lokacionin e kishes dhe varrezave ortodokse. Shume prane vendndodhjes se Tatocit dhe Tatincit.
Per shkak te pozites gjeografike qe ka Presheva me rrethine, gjate historise ka sherbyer si korridor per qarkullimin e ushtrive te perandorive te ndryshme. Duke nxitur levizje migruese te popullsise. Kjo gje ka shkaktuar levizjen e popullsise vendore dhe cvendosjen e transferimin e vendbanimeve ne pergjithese, si dhe te lagjeve te Miratocit.
Hipotezat e autoreve sllav, mbi emrin dhe formimin e miratocit, sa jane te pa verteta dhe naive, qa jane dhe qesharake. Sipas tyre ky emervend u formua me 1389, ne kohen kur neper fushe te Miratocit kaloi sulltan Murati dhe sipas tij fshati e mori emrin Muratovo. Kjo genjeshter eshte qellimkeqe dhe falcifikim i historise se vertete. Ka per qellim ti paraqese shqiptaret ardhacak, sikurse ata i solli Perandoria Osmane. E tere kjo me lart eshte nje marifet i politikes hegjemoniste te cilen edhe sot e kesaj dite e praktikojne fqinjet tane.
Ekzistojne shume fakte dhe deshmi te cilat flasin ne dobi te vertetes sone historike, te cilat e hudhin poshte hipotezen ne fjale. Spas regjistrimit osman te vitit 1519 Miratoci numronte 30 familje, ne regjistrimin e radhes me 1570 regjistrohen 32 familje ne Miratoc. Kjo i bie se per 50 vite ne Miratoc jane shtuar vetemse 2 familje. Nese ne baze te kesaj stope te rritjes se numrit te familjeve e bejme nje llogaritje te thjesht. I bie qe ne vitin kur kaloi kendej sulltan Murati, Miratoci kishte 24- 25 familje. Kjo gje ne menyre faktike e hudhe poshte kete hipotez si trillim i historiografise se fqinjeve tane.
Personalisht mendoj se Miratoci i sotem e trashegoi emrin e njeres nga lagjet e vjetra te tij. Mendoj se ky emer buron nga mitologjia ilire- arberore. Sipas se ciles mirat jane figura mitologjike shume te ngjajshme me zanat. Mirat jane figura pozitive mitologjike te te paret tane. Andaj deri vone eshte ruajtur ne popull thenia "Te marrte e mira" ose "Te marreshin te mirat".
Disa studijues te rinj, gjithnje e me teper pretendojne se prapashtesat ica ose oca jane lokalizma nga periudha ilire. Nuk e perjashtojme mundesine se jane edhe prapashtesa sllave. Gjate depertimit te sllaveve ne drejtim te viseve tona, ata ndryshuan dhe pershtaten shume emervende. Po theksoj; Dardanine e quajten Kosove, Pesefonen- Presheve, Arhilevicen- Rahovicaose - Oraovica edhe Miratin- Miratoca ose Miratovac. Mratocin ne nje atllas shkollor gjeografik, botim shume i vjeter i Shqiperise, ne nje harte historike te periudhes romake e gjejme Mirat, si emervend i pandryshuar. Ky nje fakt qe vleresohet si deshmi e dores se pare.Te gjitha keto fakte qe i theksuam deshmojne se Miratoci u themelua si vendbanim nga stergjyshi tane qe ne periudhen antike.