30/04/2026
Finalja e turnirit të volejbollit 🏐🏅🏆
Parlamenti i Nxënësve, në bashkëpunim me arsimtarët e Edukatës Fizike, prof. Imran Aqifi dhe prof. Magbule Arifi, realizuan me sukses turnirin e volejbollit.
Ky turnir kishte karakter humanitar, ku me të hollat e grumbulluara gjatë turnirit u arrit të mbështeten tre maturantë për realizimin e ekskursionit të tyre.
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit dhe kontribuesit që dhanë sadopak nga vetja për suksesin dhe realizimin e këtij aktiviteti sportiv.