Shkolla e mesme Sezai Surroi - Bujanoc

Shkolla e mesme Sezai Surroi - Bujanoc Shkolla e mesme Sezai Surroi Ueb sajti : www.sezaisurroi.com Migjeni , BB , Bujanoc , Telefoni :017 653 826 ,Ueb sajti : www.sezaisurroi.com

26/05/2026

Me respekt të veçant dhe mirënjohje, kolektivi i shkollës sonë njofton pensionimin e profesorit dhe ish-drejtorit tonë të nderuar zotëri Zejni Fejzullahut, i cili për 10 vite me radhë udhëhoqi […]

23/05/2026

Sot, nxënësit e shkollës sonë së bashku me profesoreshën Jelena Ranđelović morën pjesë në punëtorinë “Pa filtra: barazia ≠ trajtimi i barabartë”, e organizuar për nxënësit/et e parlamenteve të nxënësve […]

Sot, profesori Hamdi Kamberi së bashku me nxënësit e klasave 1–3 realizuan një aktivitet për pastrimin e oborrit të shko...
22/05/2026

Sot, profesori Hamdi Kamberi së bashku me nxënësit e klasave 1–3 realizuan një aktivitet për pastrimin e oborrit të shkollës, në kuadër të kujdesit për mjedisin. Përmes këtij aktiviteti, nxënësit treguan përgjegjësi, bashkëpunim dhe dashuri ndaj natyrës, duke kuptuar rëndësinë e ruajtjes së pastërtisë dhe ambientit ku jetojmë e mësojmë. Me veprime të vogla, ndërtojmë një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm për të gjithë. 🌿♻️

“Ta ruajmë natyrën sot, që e ardhmja të na falënderojë nesër.” 💚

08/05/2026

Dita e Shkollës është një aktivitet i veçantë që organizohet për të festuar sukseset, dijen dhe bashkëpunimin ndërmjet nxënësve dhe mësimdhënësve. Në këtë ditë u realizuan programe të ndryshme kulturore, […]

07/05/2026

Gjatë periudhës 30 prill – 4 maj 2026, maturantët e shkollës sonë realizuan me sukses ekskursionin pesëditor në Shqipëri, duke vizituar qytetet si Vlora, Tirana dhe Durrësi. Ky udhëtim edukativ […]

Finalja e turnirit të volejbollit 🏐🏅🏆Parlamenti i nxënësve, në bashkëpunim me arsimtarët e Edukatës Fizike, prof. Imran ...
30/04/2026

Finalja e turnirit të volejbollit 🏐🏅🏆

Parlamenti i nxënësve, në bashkëpunim me arsimtarët e Edukatës Fizike, prof. Imran Aqifi dhe prof. Magbule Arifi, realizuan me sukses turnirin e volejbollit.

Ky turnir kishte karakter humanitar, ku me të hollat e grumbulluara gjatë turnirit u arrit të mbështeten tre maturantë për realizimin e ekskursionit të tyre.

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit dhe kontribuesit që dhanë sadopak nga vetja për suksesin dhe realizimin e këtij aktiviteti sportiv.

Me kënaqësi të veçantë ju njoftojmë se ka përfunduar me sukses kursi i informatikës.Ky trajnim u mundësoi nxënësve të pë...
16/04/2026

Me kënaqësi të veçantë ju njoftojmë se ka përfunduar me sukses kursi i informatikës.

Ky trajnim u mundësoi nxënësve të përfitojnë njohuri dhe aftësi të rëndësishme në fushën e teknologjisë së informacionit, duke kontribuar në përgatitjen e tyre për sfidat e së ardhmes dhe tregun bashkëkohor të punës.

Të gjithë nxënësit pjesëmarrës janë pajisur me certifikata, si dëshmi e angazhimit, përkushtimit dhe rezultateve të arritura gjatë këtij kursi.

Një arritje e veçantë shënohet nga nxënësja Nazlije Osmani, e cila, falë rezultateve të shkëlqyera dhe përkushtimit të treguar, është përzgjedhur për të ndjekur një program internshipi në kompaninë Viatech. Ky përbën një hap të rëndësishëm në zhvillimin e saj profesional dhe një mundësi të vlefshme për përfitimin e përvojës praktike.

Shprehim mirënjohje të veçantë për Komunën e Bujanocit, e cila përmes përkrahjes së vazhdueshme dëshmon përkushtim të lartë ndaj arsimit dhe krijimit të mundësive për zhvillimin dhe avancimin e nxënësve tanë.
Njëkohësisht, falënderojmë Unionin e Bashkive Shqiptare në Rajon dhe Ambasadën e Shqipërisë në Serbi për mbështetjen dhe monitorimin e vazhdueshëm gjatë realizimit të këtij projekti.

Urime të gjithë nxënësve për këtë sukses!

Nga shërbimi i shkollës!

Sot, më datë 08.04.2026, pensionohet profesori i kimisë, Naip Alishani.Prof. Naip Alishani ka lindur më 08.04.1961 në fs...
08/04/2026

Sot, më datë 08.04.2026, pensionohet profesori i kimisë, Naip Alishani.

Prof. Naip Alishani ka lindur më 08.04.1961 në fshatin Breznicë, komuna e Bujanocit.
Arsimin fillor e kreu në shkollën “Migjeni” në vendlindje, ndërsa arsimin e mesëm në Gjilan. Studimet universitare i përfundoi në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, drejtimi Kimi, ku fitoi titullin profesor i Kimisë.

Gjatë karrierës së tij shumëvjeçare në arsimin e mesëm, prof. Naip Alishani ka dhënë një kontribut të çmuar në edukimin dhe formimin e shumë gjeneratave të nxënësve. Ai është dalluar për profesionalizëm, përkushtim dhe korrektësi në punë, duke qenë shembull për kolegët dhe nxënësit.

Me rastin e pensionimit, shkolla jonë e falënderon përzemërsisht për angazhimin dhe kontributin e tij ndër vite.
Tanimi, siç është bërë edhe traditë në shkollën tonë, prof. Naip Alishani shpërblehet me një orë dore, si simbol i kohës dhe përkushtimit të tij ndaj arsimit.

Kolektivi i shkollës sonë i uronë shëndet, mbarësi dhe një jetë të qetë në pension!

Nga shërbimi i shkollës.

Ekskursion një ditorë në Strugë dhe Ohër.Më datë 04.04.2026, u realizua ekskursioni me nxënësit e klasës IV-2, nën shoqë...
04/04/2026

Ekskursion një ditorë në Strugë dhe Ohër.

Më datë 04.04.2026, u realizua ekskursioni me nxënësit e klasës IV-2, nën shoqërimin e kujdestarit të tyre, Mensur Avdiu.
Ky udhëtim erdhi si një shpërblim i merituar nga shkolla për përkushtimin, suksesin e vazhdueshëm në mësime, disiplinën shembullore dhe, në veçanti, për vijueshmërinë më të rregullt në shkollën tonë që këta nxënës kanë treguar përgjatë katër viteve të shkollimit.
Gjatë këtij ekskursioni në Strugë dhe Ohër, nxënësit patën mundësinë të kalojnë momente të bukura së bashku dhe të krijojnë kujtime të paharrueshme.
Ky aktivitet është dëshmi e një bashkëpunimi të suksesshëm dhe të qëndrueshëm ndërmjet nxënësve, prindërve dhe kujdestarit të klasës, një bashkëpunim i ndërtuar mbi mirëkuptim, respekt dhe përkushtim të ndërsjellë. Pikërisht ky zinxhir i fortë është çelësi i arritjeve të tyre dhe një model frymëzues për të ardhmen.
Shpresojmë dhe urojmë që kjo frymë pozitive, kjo dëshirë për dije dhe ky bashkëpunim i sinqertë të vazhdojë edhe në vitet në vijim, duke shërbyer si një shembull i shkëlqyer për gjeneratat e ardhshme.

Nga shërbimi i shkollës.

Teknologjia në shërbim të mësimdhënies!Shprehim mirënjohjen tonë të thellë për OSBE-në për organizimin e seminarit mbi i...
30/03/2026

Teknologjia në shërbim të mësimdhënies!

Shprehim mirënjohjen tonë të thellë për OSBE-në për organizimin e seminarit mbi inteligjencën artificiale në procesin e mësimdhënies. Ky seminar përbën një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të arsimit dhe përgatitjes së mësimdhënësve për sfidat e kohës.

Përmes këtij aktiviteti, mësimdhënësit patën mundësinë të zgjerojnë njohuritë e tyre dhe të njihen me metoda dhe qasje të reja që ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së mësimdhënies.

Drejtoria e shkollës sonë mbetet e përkushtuar për të mbështetur zhvillimin profesional të vazhdueshëm të stafit, duke krijuar kushte për përmirësimin e procesit edukativo-arsimor.

Faleminderit për përkushtimin dhe mbështetjen tuaj.

Address

Bujanovac

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla e mesme Sezai Surroi - Bujanoc posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Shkolla e mesme Sezai Surroi - Bujanoc:

Shortcuts

Share

Category