SH.F "Naim Frashëri" Bujanoc

SH.F "Naim Frashëri" Bujanoc Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from SH.F "Naim Frashëri" Bujanoc, Education Website, Butik Monika, Bujanovac.

NjoftimTë nderuar prindër dhe nxënës të klasave të teta,Ju njoftojmë se provimet përfundimtare do të mbahen më: 15.06.20...
14/06/2026

Njoftim
Të nderuar prindër dhe nxënës të klasave të teta,
Ju njoftojmë se provimet përfundimtare do të mbahen më:
15.06.2026 (e hënë) Gjuhë Shqipe
16.06.2026 (e martë) Matematikë
17.06.2026 (e mërkurë) Testi i zgjedhur
Fillimi i provimeve nga ora 09:00
Nxënësit duhet të jenë në shkollë në ora 08:00
Pjesëmarrja në provime është obligative për të gjithë nxënësit.
Lusim nxënësit që të jenë të përgatitur dhe të respektojnë orarin e përcaktuar.
Ju dëshirojmë shumë sukses të gjithë nxënësve tanë!

Finalja e Turnirit të Shkollës Sot u zhvillua finalja e turnirit të shkollës ndërmjet ekipit të klasës VI/2 dhe ekipit t...
09/06/2026

Finalja e Turnirit të Shkollës
Sot u zhvillua finalja e turnirit të shkollës ndërmjet ekipit të klasës VI/2 dhe ekipit të klasës VIII/1.
Pas një ndeshjeje interesante dhe me shumë emocione, fituese u shpall kl. VIII/1
Të dy ekipet treguan lojë të bukur, disiplinë dhe frymë sportive.
Urime fituesve dhe falënderime për të gjithë pjesëmarrësit.
Urime e VIII/1 për triumfin në turnir!

Mirënjohje për nxënësit e dalluar që gjatë gjithë shkollimit fillor ruajtën suksesin e shkëlqyeshëm me të gjitha notat 5...
07/06/2026

Mirënjohje për nxënësit e dalluar që gjatë gjithë shkollimit fillor ruajtën suksesin e shkëlqyeshëm me të gjitha notat 5.
Urime për këtë arritje të veçantë dhe suksese në vazhdim!

Kujtime të bukura nga mbrëmja e semimaturës.Ju urojmë të gjithë nxënësve shumë sukses, fat dhe arritje në të ardhmen!
07/06/2026

Kujtime të bukura nga mbrëmja e semimaturës.
Ju urojmë të gjithë nxënësve shumë sukses, fat dhe arritje në të ardhmen!

NjoftimShkolla Fillore “Naim Frashëri,, BujanocTë nderuar prindër, familjarë, nxënës dhe qytetarë,Ju njoftojmë se Mbrëmj...
06/06/2026

Njoftim
Shkolla Fillore “Naim Frashëri,, Bujanoc
Të nderuar prindër, familjarë, nxënës dhe qytetarë,
Ju njoftojmë se Mbrëmja e Semimaturës për vitin shkollor 2025/2026 do të mbahet të shtunën, më 06.06.2026.
Programi i organizimit:
- Ora 17:50 Grumbullimi i semimaturantëve në hyrje të Qendrës së Qytetit
- Ora 18:00 Parakalimi dhe hyrja e nxënësve në shesh
- Ora 18:00 - 18:30 Vallëzimi i semimaturantëve në shesh
- Ora 18:30 - 18:50 Fotografimi me prindër, familjarë dhe të afërm
- Ora 18:50 Nisja drejt Restorantit “BOHEME,,
- Ora 19:00 -Fillimi i mbrëmjes festive në Restorantin “BOHEME”
- Ora 24:00 Përfundimi i mbrëmjes
Ftojmë qytetarët, prindërit dhe të gjithë të interesuarit që të jenë të pranishëm në shesh për të përshëndetur dhe mbështetur semimaturantët në këtë moment të veçantë të jetës së tyre shkollore.
VËREJTJE E RËNDËSISHME: Lutën prindërit dhe familjarët që në ora 24:00 të jenë pranë Restorantit “BOHEME,, për të marrë fëmijët e tyre pas përfundimit të mbrëmjes.
Me këtë rast, Drejtoria e Shkollës u uron të gjithë semimaturantëve suksese, shëndet dhe mbarësi në rrugëtimin e tyre të mëtejshëm arsimor

Festa e Abetares në Shkollën Fillore "Naim Frashëri,,​Sot, salla e Shtëpisë së Kulturës u mbush plot gjallëri, emocione ...
04/06/2026

Festa e Abetares në Shkollën Fillore "Naim Frashëri,,

​Sot, salla e Shtëpisë së Kulturës u mbush plot gjallëri, emocione dhe duartrokitje të ngrohta! Nxënësit e klasës së parë të shkollës sonë festuan me shumë gëzim përfundimin e Abetares, duke ngjitur kështu skenën e tyre të parë dhe duke shënuar hapin më të rëndësishëm në rrugën e ndritur të dijes.
​Përmes një programi të pasur me vjersha, këngë dhe lojëra, vogëlushët tanë performuan shkëlqyeshëm dhe treguan para prindërve e të pranishmëve se tashmë janë zotërues të 36 shkronjave të arta të alfabetit shqip.
​Urime të përzemërta të gjithë nxënësve për këtë sukses të parë! Një falënderim i veçantë shkon për mësueset që me durim, profesionalizëm dhe dashuri i udhëhoqën në këtë rrugëtim të rëndësishëm, si dhe për prindërit për mbështetjen e vazhdueshme.

​Rruga e dijes sapo ka filluar, suksese vogëlushë!❤️❤️

Lamtumirë e fundit për ish-pedagogun e Shkollës Fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, Femi Gjumsh*tiMe pikëllim të thellë ...
03/06/2026

Lamtumirë e fundit për ish-pedagogun e Shkollës Fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, Femi Gjumsh*ti
Me pikëllim të thellë i japim lamtumirën e fundit ish-pedagogut të shkollës sonë, Femi Gjumsh*ti.
Ai la gjurmë të pashlyeshme në jetën e shumë gjeneratave të nxënësve dhe kolegëve, duke u dalluar për përkushtimin, urtësinë dhe dashurinë ndaj arsimit.
Kujtimi për të do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat tona, ndërsa vepra dhe kontributi i tij do të vazhdojnë të frymëzojnë brezat që vijnë.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe të gjithë atyre që e njohën.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të.
Kolektivi i Shkollës Fillore “Naim Frashëri” Bujanoc.

Urime 1 Qershorin  Ditën e Fëmijëve! Gëzuar për të gjithë fëmijët, me shumë dashuri, buzëqeshje dhe ëndrra të bukura!
01/06/2026

Urime 1 Qershorin Ditën e Fëmijëve!
Gëzuar për të gjithë fëmijët, me shumë dashuri, buzëqeshje dhe ëndrra të bukura!

Çdo udhëtim është nje kujtim më shumë, sidomos kur ndahet me nxënësit e klasave të IV - ta❤️ Sot me sukses realizuam eks...
31/05/2026

Çdo udhëtim është nje kujtim më shumë, sidomos kur ndahet me nxënësit e klasave të IV - ta❤️ Sot me sukses realizuam ekskursionin e nxënësve, i mbushur me buzëqeshje, përvoja te bukura dhe momente të paharruara.
Mirënjohje dhe falënderim i veçantë për mësuesen Arta Kadriu dhe mësuesin Isuf Ibrahimi për përkushtimin, kujdesin e tyre në realizimin e këtij ekskursioni.

49 vite dije, edukim dhe suksese Me rastin e 49 vjetorit të themelimit të shkollës sonë, kemi kënaqësinë të ndajmë me ju...
25/05/2026

49 vite dije, edukim dhe suksese

Me rastin e 49 vjetorit të themelimit të shkollës sonë, kemi kënaqësinë të ndajmë me ju momente nga manifestimi festiv i organizuar për këtë ditë të veçantë.
Për plot 49 vite, Shkolla Fillore “Naim Frashëri” ka qenë vatër e dijes, edukimit dhe formimit të shumë gjeneratave. Me përkushtim dhe punë të vazhdueshme kemi ndërtuar së bashku rrugën drejt suksesit dhe së ardhmes.
Nxënësit tanë prezantuan një program artistik të pasur me këngë, recitime dhe valle, duke e bërë këtë festë edhe më të bukur dhe emocionuese.
Faleminderit të gjithë mysafirëve, prindërve, mësimdhënësve dhe nxënësve që ishin pjesë e kësaj dite të rëndësishme për shkollën tonë.

Address

Butik Monika
Bujanovac
17520

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SH.F "Naim Frashëri" Bujanoc posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share