20/03/2026
 🌙 Urim për Fitër Bajramin 🌙
Me rastin e Fitër Bajramit, ju urojmë nga zemra që kjo festë e bekuar t’ju sjellë paqe, gëzim dhe begati në familjet tuaja.
Pas një muaji përkushtimi, sakrifice dhe afrimi me Allahun, le të jetë kjo ditë shpërblim për çdo agjërim, çdo lutje dhe çdo vepër të mirë që keni bërë. Lusim Allahun që të na i pranojë veprat tona dhe të na bëjë prej atyre që e kanë fituar mëshirën dhe faljen e Tij.
Le të jetë kjo ditë një mundësi për të forcuar lidhjet familjare, për të falur njëri-tjetrin dhe për të përhapur dashuri e mirësi në mesin tonë.
Gëzuar Fitër Bajramin! Allahu ju dhëntë shëndet, lumturi dhe bereqet në jetën tuaj.
Me respekt,
Kryesia e Xhamisë Shqiptaro-Islame Schwerzenbach
15/03/2026
Informim për namazin e Fitër Bajramit 2026.
Namazi i Sabahut 05:50
Namazi i Fitër Bajramit 07:15
Me Respekt
Kryesia e Xhamisë.
09/03/2026
Ju njoftojmë se më 04.03.2026 (e Mërkur) ndëroj jetë Xhelal Beluli, vëllau i imamit të xhamisë sonë,
Shefit ef. Beluli.
Me këtë rast i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Beluli, duke lutur Allahun e Madhëruar që të ndjerin ta mëshirojë, ta falë dhe ta bëjë prej banorëve të Xhenetit, ndërsa familjes t’u japë sabër dhe qëndrueshmëri në këtë dhimbje.
Familja Beluli njofton se konaku për ngushëllime do të mbahet ditën e diel, më 15.03.2026, nga ora 11:00 deri në ora 16:00, në këtë adresë:
Ifangstrasse 10a,
8603 Schwerzenbach
Allahu e mëshiroftë të ndjerin dhe e shpërbleftë me Xhenetin Firdeus.
05/03/2026
Kemi nderin dhe respektin që në mesin ton ta kemi Myftiun e Strugës “H Adi ef Murtishi”.
———————-
Data:
07/03/2026
———————-
Namazi i jacisë (Teravisë):
20:15
Tribuna do të mbahet
pas namazit të teravisë.
———————————————————————————
Ju mirëpresim!
Me Respekt
Kryesia e Xhamisë.
15/02/2026
🌙 Mirë se vjen, o Muaji i Bekuar – Ramazan!
Po afrohet muaji i mëshirës, i faljes dhe i shpëtimit nga zjarri. Muaji në të cilin zemrat zbuten, sytë lotojnë dhe duart ngrihen drejt qiellit me lutje.
I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Kur hyn Ramazani, hapen dyert e Xhenetit, mbyllen dyert e Xhehenemit dhe lidhen shejtanët.”
28/11/2025
🇦🇱Urime 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë!🇦🇱
Në këtë ditë të Madhe për kombin tonë, kujtojmë me krenari sakrificat dhe gjakun e derdhur nga të parët tanë për lirinë dhe identitetin shqiptar. Flamuri ynë kuq e zi valëvitet sot si simbol i unitetit, krenarisë dhe përkushtimit ndaj vlerave tona kombëtare dhe fetare.
Si besimtarë, le të falënderojmë Allahun e Madhërishëm për këtë begati dhe të lutemi që Ai të vazhdojë ta udhëzojë dhe ta ruajë popullin shqiptar në rrugën e drejtë. Le të jemi gjithmonë mirënjohës për mëshirën e Tij dhe të punojmë për të ndërtuar një shoqëri ku dominon drejtësia, paqja dhe dashuria për njëri-tjetrin.
Qoftë kjo ditë frymëzim për ne dhe brezat që do të vijnë! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët anemban kudo që janë!
URIME!
Me Respekt
Kryesia e xhamisë.