Shkruan Halil Geci :
Kë po e pengon ushtrimi i sovranitetit në territorin që e ka njohur Amerika dhe Europa me këta kufij?!
Siç e dime tashmë të gjithë, njohja e Kosovës ka ndodhur me këta kufij ku sot edhe po mbrohet Kushtetuta, Kushtetutë kjo e ndërtuar nga vetë amerikanët dhe europianët, pa “Zajednicë”, pa extra territore për manastire, me kufi në Qakorr dhe Zhlebë,por me Ahtisarin në gji,kush i kaloi kufijtë e Ahtisarit, se kush i minoi themelet e Republikës së Kosovës, e di edhe “ALLGJUKA” në grazhd.
Më lehtë ishte të shembet muri e Berlinit, sesa të hapet Ura e Ibrit, ndaj mbase edhe kjo do të ndodhë.
Targat
Britmat e opozitës, britmat e Serbisë, ulërimat e Rusisë, çjerrjet e Grenellit rreth targave, gjë që targat të cilat po qarkullojnë për mrekulli andej dhe këndej kufirit, morën fund, më në fund.
Dinari
Opozita: Oo ! Kuuku, aman mos na e heqni dinarin! Serbia: Mos e largo dinarin! Rusia: Mos e largo dinarin dylber Grenelli, mos na e largo dinarin!
Europa: Kuku qysh po e largon valutën tonë, dinari po qarkullon për mrekulli në Serbi!
Bandat
Bandat e veriut që më miratimin e tradhtarëve opozitarë e kishin vënë flamurin e Serbisë si shenjë kufiri tek Ura e Ibrit, për ta kaluar urën dhe për ta ndërruar një kabllo rryme që serbët nuk e kanë paguar kurrë tash e 25 vjet, duhej bërë kërkesë Radojqiçit për të lejuar që ta ndërrojnë kabllon. Sot bandat e veriut po funksionojnë për mrekulli në Beograd rreth “bithës së Vuçiçit”.
Barrikadat
Barrikadat, kuku mos i prek se po thotë Europa: “Mbajeni se veriun ua kanë falë me letra Hashimi dhe PDK-ja, dhe ISA, dhe LDK-ja Serbisë. për t’ia jetësuar amanetin Rankoviçit. S’ka më barrikada! Ato tashmë ngordhën, i gllabëroi koha dhe shkuan në pakthim për të mos u kthyer kurrë më.
Telekomi i Serbisë
Opozita: Oo , kuku çka po bënë Qeveria! “Na plishi me Amelikën!”
Simbolet e Republikës në komuna veriore po valojnë për mrekulli!
Opozuzarët: Oo kuku!
Post Telekomi i Serbisë që operonte në veri,sot po operon për mrekulli në Serbi.
Ujmani
Opozuzarët: Oo , kukuku… Çka na bëtëëëë! Na plishtë me Amelikën!
Në Ujman fryhej si Çuran Polari duke lundruar me barkën e Radojqiçit, kinse unë shëtis lirshëm, ndërsa sot të gjithë qytetarët e Kosovës lahen dhe freskohen në të, njëjtë sikur në oborret e tyre.
Ura e Ibrit
Nëse edhe Ura e Ibrit hapet, le të shtohen sanksionet, ishalla toka na lëshon e deti kos u bëftë! Së paku nuk duhet të nënshkruhet tradhtia në tavolinë siç kanë bërë dy partitë, PDK,LDK dhe liderët e sh*tur të tyre.
E sa për me dhunë, paj, edhe le t’ia mësyejnë! Po patëm mundësi, do të mbrohemi, nëse jo, le ta marrin me dhunë, por qebesa jo edhe aq lehtë.
Jo kurrë për pa u mbushur IBRI me gjak! Me gjak e me flijime e fituam një lloj lirie, por edhe me gjak sërish mund ta mbrojmë atë që na takon neve!
Mërgata Shqiptare
Informationen und Bildung

Mu ne mes Zyrihit edhe puna shkon ma mbar nen shoqrimin te radios se par shqiptare me frekuenca te licencuara ne Zvicer Albradio on air!
Shprendaje Radion

Unë e kamë kryer obligimin, po ju a e keni kryer?
REGJISTRIMI I POPULLSISË
Kosova ka nisur procesin e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Ky proces do të realizohet nga data 5 prill deri më 17 maj 2024, si dhe përfshinë regjistrimin e popullsisë rezidente dhe jo-rezidente, pra edhe regjistrimin e pjesëtarëve të Diasporës.
Regjistrimi i popullsisë na shërben që të kuptojmë më mirë gjendjen dhe nevojat e qytetarëve që jetojnë në Kosovë si dhe pjesëtarët e Diasporës, dhe përmes informatave statistikore të planifikojmë politika e shërbime më adekuate publike. Regjistrimi i popullsisë është një ndër proceset më të rëndësishme zhvillimore të vendit, ndërkaq Diaspora jonë është pjesë e pandashme e këtij procesi.
Prandaj, bëhu pjesë e regjistrimit të popullsisë - ReKos 2024!
eDiaspora Kosova ka nisur procesin e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Ky proces do të realizohet nga data 5 prill deri më 17 maj 2024, si dhe përfshinë regjistrimin e popullsisë rezidente dhe jo-rezidente, pra edhe regjistrimin e pjesëtarëve të Diasporës.
Republika e Kosovës✅
Kosovo*❌
Ju e dini që ne kemi ndarë një buxhet për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Ne e dërgojmë atje ndihmën financiare në euro, ndërkaq në banka atje merret në dinarë.
Ngjashëm do të mund të ishte edhe këtu. Pra, ajo dërgesa që vjen në dinarë, do të mund të merrej në euro.
Po, kështu do të ndodhë dhe kështu tashmë po ndodh sepse kemi diku mbi 33.000 xhirollogari të serbëve të Kosovës ku ata i marrin eurot e buxhetit të Republikës si ndihmë sociale, si pension, shtesa për fëmijë në xhirollogaritë e nënës e kështu me radhë. Dhe, nuk kemi asnjë serb deri më sot që ka thënë ‘unë e refuzoj euron’. Nuk ka. Gjithashtu, dinari nuk ka asnjë martir. Pra, asnjë serb nuk thotë ‘o dinar, o asgjë’.
- Kryeministri Kurti. Jo presje!
A dini qka boni vllau i Ramqes, Vuqko ne zgjedhje e jashtzakonshme? Per pilifuncin e Presheves Shqiprimin e morra vesh kish la lesh, ama per ket tjetrin se di!
Klicken Sie hier, um Ihren Gesponserten Eintrag zu erhalten.
Lage
Kategorie
die Schule/Universität kontaktieren
Webseite
Adresse
Zürich
Öffnungszeiten
Montag | 08:00 - 16:00 |
Dienstag | 08:00 - 16:00 |
Mittwoch | 08:00 - 16:00 |
Donnerstag | 08:00 - 16:00 |
Freitag | 08:00 - 16:00 |
Samstag | 10:00 - 16:00 |