Shkolla Shqipe Shafhauzen

Shkolla Shqipe Shafhauzen Faqja është krijuar nga Këshilli i përkohshëm që angazhohet për zhvillimin dhe zgjerimin e m?

Në këtë bisedë në emisionin “60 Minuta” në Kohavision kam folur për mënyrën se si diaspora shqiptare e Kosovës vazhdon t...
25/05/2026

Në këtë bisedë në emisionin “60 Minuta” në Kohavision kam folur për mënyrën se si diaspora shqiptare e Kosovës vazhdon të trajtohet kryesisht si votë dhe remitancë, e jo si partner i barabartë në zhvillimin demokratik, institucional dhe shoqëror të vendit.

Kam ngritur shqetësimin për gjuhën polarizuese dhe përçarëse që përdoret gjatë fushatave zgjedhore ndaj mërgatës, për mungesën e përfaqësimit real të profesionistëve dhe rrjeteve të diasporës në politikë dhe institucione, si dhe për mungesën e mekanizmave të qëndrueshëm të përfshirjes në vendimmarrje dhe zhvillim.

Po ashtu kam theksuar nevojën për një qasje moderne dhe transnacionale ndaj diasporës, të bazuar në bashkëpunim institucional në trekëndëshin: vendi amë – vendi rezident – rrjetet profesionale të diasporës.

Diaspora nuk duhet të mbetet objekt i instrumentalizimit politik dhe elektoral. Ajo duhet të trajtohet si subjekt aktiv, me potencial profesional, shoqëror, ekonomik dhe diplomatik për Kosovën dhe shoqërinë shqiptare në përgjithësi.

Bisedën mund ta ndiqni këtu:

KTV – 60 Minuta

| KTV© KOHA. All rights reserved.

16/05/2026

Faleminderit PSD-së dhe kryetarit të saj, Dardan Molliqaj, për apelin solidarizues ndaj bashkëatdhetarëve tanë në Zvicër dhe forcave demokratike të shoqërisë zvicerane.

Nisma e SVP/UDC-së nuk është vetëm kundër migrimit. Ajo ushqen frikë, përçarje dhe diskriminim.

Shqiptarët në Zvicër kanë dhënë kontribut të madh në shoqëri, ekonomi, shëndetësi, arsim, kulturë dhe jetë publike. Prandaj, më 14 qershor:

JO politikës së frikës.
JO diskriminimit.
PO solidaritetit dhe bashkëjetesës demokratike.

Angazhohuni dhe votoni kundër kësaj nisme të rrezikshme.

https://www.facebook.com/share/r/18bq6Man8t/?mibextid=wwXIfr

Basil Schader do të kujtohet si nje njeri i mrekullueshem e dashamir dhe kontribues i veçantë i mësimit të gjuhes shqipe...
14/05/2026

Basil Schader do të kujtohet si nje njeri i mrekullueshem e dashamir dhe kontribues i veçantë i mësimit të gjuhes shqipe në Zvicër dhe jo vetëm, një mik e dashamir i komunitetit shqiptar dhe në përgjithësi i çështjes shqiptare.
Me respekt e mirënjohje të thellë për veprën e tij jetësore!

Ai u angazhua që fëmijët shqiptarë ta ruanin gjuhën amtare në Zvicër. Ndërtoi shkolla në veri të Shqipërisë. Këshilloi Ministrinë e Arsimit të Kosovës. Përktheu në gjermanisht shkrimtarët Fatos Kongoli e Arif Demolli. I dha zë kulturës shqiptare në hapësirën gjermanishtfolës...

2 Prill 1981Në kushte shtypjeje dhe gjendjeje të jashtëzakonshme, populli shqiptar doli në rrugë dhe shpalli, jo formali...
01/04/2026

2 Prill 1981

Në kushte shtypjeje dhe gjendjeje të jashtëzakonshme, populli shqiptar doli në rrugë dhe shpalli, jo formalisht por fuqishëm, Republikën e vet.

Një moment dhe një dëshmi që mbetet në kujtesën historike.

Adresse

Schaffhausen

Webseite

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Shkolla Shqipe Shafhauzen erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Die Schule/Universität Kontaktieren

Nachricht an Shkolla Shqipe Shafhauzen senden:

Verknüpfungen

Teilen

Kategorie