26/09/2026
Për herë të parë në qytetin tonë të bukur të Nyonit, Shkolla Shqipe “Naim Frashëri” në bashkëpunim me Scène Nord, organizoi një mbrëmje të paharruar shqiptare me muzikë, valle, kulturë, ushqime dhe tradita, që bashkoi njerëz nga komunitete të ndryshme!
Një falënderim i madh dhe nga zemra për Bardh Ramadanin, Flamur Sherifin & Band dhe Ansamblin “Ilirët” nga Lausanne, të cilët erdhën pa pagesë, vetëm për ta mbështetur Shkollën tonë, dhe me praninë e performancat e tyre e begatuan këtë mbrëmje.
Faleminderit gjithashtu prindërve për kontributin dhe përkrahjen e tyre, si dhe nxënësve tanë për performancën e shkëlqyer që na bëri shumë krenarë.
Faleminderit të gjithëve që ish*t pjesë e kësaj nate të veçantë dhe që së bashku krijuam kujtime të bukura !