01/09/2026
KUR RRITJA E QIRASË ËSHTË E PALIGJSHME — DHE SI TA NDALONI
Ju vjen një letër. Qiraja rritet. Çfarë bëni tani?
Shumica nuk bëjnë asgjë. Dhe kjo është gabimi më i shtrenjtë.
━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━
KENI 30 DITË. ASGJË MË SHUMË.
Nga dita që e merrni njoftimin, keni 30 ditë për të thënë "jo" — me shkrim.
Nëse i lini të kalojnë, rritja vlen. Edhe nëse ishte e padrejtë. Edhe nëse kish*t të drejtë.
Pastaj nuk ka kthim.
━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━
KUR LEJOHET RRITJA?
Qiradhënësi nuk e rrit qiranë kur t'i kujtohet atij. I duhet një arsye e vërtetë:
✔️ ka investuar në banesë ✔️ janë rritur shpenzimet e mirëmbajtjes ✔️ ka ndryshuar indeksi i çmimeve ✔️ ka lëvizur norma referente e interesit
Dhe duhet t'ju njoftojë me formularin zyrtar. Jo me një letër të thjeshtë.
Pa formular zyrtar — rritja nuk vlen.
━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━
KY ËSHTË DALLIMI QË DUHET TA DINI
Jo çdo punim ju rrit qiranë.
🔹 Kuzhinë e re. Fasadë e izoluar. Përmirësime të mëdha. Banesa u bë më e mirë → rritja mund të jetë e ligjshme.
🔹 Parket i vjetër i ndërruar. Gypa e ngrohje të vjetruara. Kjo është riparim normal → nuk lejon rritje.
Qiradhënësi ka detyrë ta mbajë banesën në gjendje të mirë. Kjo nuk paguhet nga ju.
Dhe nëse kuzhina u ndërrua vetëm "për estetikë"? Atëherë keni bazë ta kontestoni.
━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━
PROBLEME NË BANESË? KËRKONI ULJE TË QIRASË
Kjo e drejtë ekziston, por pak veta e përdorin.
Nëse nuk mund ta përdorni banesën normalisht, mund të kërkoni të paguani më pak:
▪️ punime që bëjnë zhurmë me muaj ▪️ dimër pa ngrohje ▪️ prishje të rënda që nuk riparohen
Sa ulje? Varet nga rasti — sa i rëndë është problemi dhe sa zgjat.
Si veprohet:
Bëni foto dhe shënoni datat.
Shkruajini qiradhënësit — gjithmonë me shkrim.
Nëse nuk ju dëgjon, drejtojuni organit të pajtimit.
━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━
Dokumente. Shkresa. Afate.
Kush i respekton këto, fiton. Kush hesht, paguan.
━━━━━━━━━━━━━━━━━━━━
📘 Kjo temë shpjegohet në pyetjet 697–700 të librit "E Drejta Zvicerane në 1000 Pyetje-Përgjigje".